Miguel Primo De Rivera

politikan spanjoll

Miguel Primo de Rivera y Orbaneja lindi më 8 janar 1870 ne Jérès de la Frontera (Kadiz, Spanjë). Ai ishe pjesë e një familje ushtarakesh, nder te cilët me i njohur ishte daja i tij, Fernando Primo De Rivera, Markez i Estejas, hero i luftës se fundit karliste, guvernator i Filipineve dhe disa here ministër i Luftës. Miguel filloi shkollën ushtarake ne moshën 14 vjeçare dhe pjesën me te madhe te karrierës e kaloi duke u mare me çështjet spanjolle përtej detit : Marok, Kube e Filipine (ku shoqëronte dajën e tij) ishin vende te përshtatshme për pregatitjen e një ushtaraku te ri dhe sidomos për te bere karriere. Ne 1912, ne moshën 42 vjeçare u emërua gjeneral.

Miguel Primo De Rivera

Duke qene se si njeri dhe ushtarak u formua ne kolonitë afrikano-veriore, ai shpesh here nuk hezitoi ti mbronte këto vende duke u bere pre e reprezaljeve politike. Qe nga 1919 ai filloi te shërbente ne Spanje, ku filloi te shqetësohej shume për situatën politike dhe shoqëror. Deri ne 1922 veproi ne Valencia, Madrid dhe me pas ne Barcelone, ku pati jo pak shqetësime për sa i përket rendit publik pasi ne shumicën e rasteve iu desh te përballej me terroriste anarkiste, me mbështetës te bindur te katalanizmit, duke pare dhe paqëndrueshmërinë e ministrive dhe shpërjerjes se partive. Primo de Rivera reagoi sipas ideve te tij militare. Ai organizoi një grusht shteti me 13 shtator te 1923, pezulloi kushtetutën, qe solli shpërjerjen e Parlamentit, duke vendosur diktaturën ne Spanje.

Pasi arriti një marrëveshje me mbretin Alfonso XIII i cili e shpalli kryeministër, Primo De Rivera mori miratimin e partive, te klerit e te ushtrisë e forcave konservatore, duke përqendruar pushtetin ne duart e tij dhe duke përjashtuar politikanet. Ne fillim rezistenca ishte e pakte duke qene se regjime i mëparshëm e kishte zhgënjyer shume popullin aq me tepër se pushtetin e mori duke premtuar një diktature kalimtare sa për te përmirësuar rendin dhe për te crrenjesour idealet e vjetra qe deri ne atë kohe kishën qene te dobishme vetëm për pasurimin e pushtetarëve. Megjithëse se teorikisht frymëzohej nga modeli fashist i Italisë se Mussolinit, diktatura e Riveres ishte e moderuar dhe konservatore.

Ne vitet e para pas ngjitjes ne pushtet, Primo de Rivera, Federatën e Katalonjes (përvoja e tij e pare si qeverisës) dhe përndoqi këdo qe shfaqte prirje anarkiste. Ne me pak se dy vjet Spanja u përfshi nga një sistem diktatorial, një partiak nen drejtimin e Unión Patriótica Española (Bashkimi Patriotik Spanjoll). Një nga njerëzit e pare qe guxoi te kundërshtoje Riveren, ishte filozofi Miguel de Unamuno i cili u persekutua ne ishullin Fuerteventura nga ku arriti te arratisej dhe te vazhdonte akoma me me shume bindje luftën e tij ndaj diktatorit.

Ndërkohe qe një pjese e popullit nuk e dëshironte, Spanja pa një rritje ekonomike pasi Rivera favorizoi shume industrinë vendase, dhe financoi ndërtimin e shume objekteve për përmirësimin e jetës. Ai ndaloi përdorimin e dialekteve ne dokumentacionet zyratere. Suksesi me i madh i tij ishte përforcimi i pozitave te Spanjës ne frontin ndërkombëtar, sidomos ne Marok ku shtypi çdo lloj rezistence duke i dhëne kështu fund luftërave qe nuk reshtnin prej vitesh dhe vështirësive siç ishte "Catastrophe d'Annual" qe solli grushtin e shtetit. Zbarkimi ne Alhucemas ne 1925 ishte pjese e një operacionin te kombinuar me ushtrinë franceze dhe kishte për qellim te mposhte përfundimisht rebelet e Rif (Marok). Megjithe se kjo lëvizje binte ndesh me idetë e mëparshme te diktatorit, rezultoi një sukses i madh duke bere qe Rivera te fillonte planifikimin e një qeverisje me afatgjate.

Natën e 24 qershorit te 1926 duhej te niste e famshmja Sanhuanada. Intelektuale, studente te mbështetur nga populli do ngriheshin ne revolte për te zbritur Riveren nga pushteti ne mënyre qe vendi te qeverisej nga gjeneral Aguilar. Kjo përpjekje u shtyp përpara se te niste duke qene se projektuesit e saj u zbuluan dhe arrestuan. Ne 1927 kërkoi ndërtimin e Parlamentit se bashku me te cilin projektoi një Kushtetute te re. Megjithëse ishte një Parlament jo demokratik jo rralle pozicionet politike vinin përballe partizanet e diktaturës, katoliket me kooperativistet fashiste. Ideja e zgjatjes se qeverisjes Rivera dhe dëshira e tij për te shfuqizuar monarkinë qe e kishte mbështetur qe ne fillim, beri qe kundër tij te ngriheshin socialistet dhe republikanet.

Ne 1929 pozitat e Riveres ne krye te Spanjës nuk ishin me solide si dikur. Shume nga vartësit e tij nuk pranuan ti binden, duke e detyruar diktatorin te jepte dorëheqjen ne janar te 1930. Megjithatë edhe pse po largohej nga detyra ai propozoi si pasardhës te tij ne krye te ushtrisë, gjeneralin Dámaso Berenguer, i cili mori presidencën e vendit). Rivera u detyrua te largohej drejt Parisit ku edhe vdiq me 16 mars. Shkaqet e vdekjes ende janë te paqarta megjithëse thuhej se ai vuante nga diabeti. Djali i tij i madh, José Antonio Primo de Rivera vendosi te merrej me politike ne mënyre qe te hakmerrej për te atin por edhe qe te kthente pushtetin ne duart e familjes se tij.