Mijailo Mijailoviq
Mijaillo Mijailloviq (Serbisht: Мијаило Мијаиловић ; lindi më 6 dhjetor 1978) është vrasësi i cili e vrau ministren e punëve të jashtme Anna Lindh i cili e goditi me thikë më 10 shtator 2003 në Stokholm. Anna vdiq pasi mjekët nuk patën sukses t'ia shpëtonin jetën.
Biografia
RedaktoMijaillo lindi më 6 dhjetor 1978 në Stokholm, Suedi. Prindërit e tij imigruan në Suedi në fund të viteve 1960. Kur ai ishte 6 vjeçar, ai u dërgua që të jetonte me gjyshërit e tij në Serbi. Ai u kthye në Suedi kur filloi lufta në Jugosllavi. Në vitin 1997, kur Mijaillo ishte 18 vjeç, ai e goditi babain e tij me thikë. Babai i tij ishte alkoholist dhe ai shpesh e sulmonte gruan dhe fëmijët e tij. Në prill të vitit 1999, ai e kërcënoi një vajzë dhe nënën e tij.
Dita e vrasjes
RedaktoNë pasditen e 10 shtatorit të vitit 2003, ministrja e punëve të jashtme Anna Lindh ishte duke blerë dhe më vonë u sulmua me thikë. Ajo u sulmua në gjoks, stomak dhe krahët e saja. Ajo shpejt u dërgua në spital, por vdiq më 11 shtator në mëngjes. Mijaillo u largua nga vendi ku e sulmoi ministren, por u arrestua dy javë pas vrasjes me ndihmën e fotove që e patën dyqani. Gazeta suedeze ka thënë se Mijaillo u lirua nga spitali i psikiatrisë pesë ditë para vrasjes së ministres.
Më 6 janar 2004, Mijaillo i ka thënë gjykatës se e ka qëlluar ministren, por nuk ka dashur ta vrasë. Ai poashtu ka thënë: "Nuk jam i interesuar në politikë". Ai ka thënë: "Duhet të ishte dikush tjetër dhe jo Anna, unë nuk kam asgjë personale ndaj Anna Lindh".[1]
Mijaillo ishte qytetar i Serbisë dhe Malit të Zi dhe Suedisë. Pas krimit që ka bërë Mijaillo, ai nuk ka mundur ta marrë shtetësinë suedeze.
Referime
Redakto- ^ "Anna Lindh killer blames 'voices'". BBC News. 14 janar 2004. Marrë më 26 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)