Mileti bullgar
Mileti bullgar (turqisht: Bulgar Milleti) ishte një komunitet etno-fetar dhe gjuhësor brenda Perandorisë Osmane nga mesi i shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të 20-të. Termi gjysmë zyrtar mileti bullgar, u përdor nga Sulltani për herë të parë në vitin 1847 dhe ishte pëlqimi i tij i heshtur për një përkufizim më etno-gjuhësor të bullgarëve si komb. Zyrtarisht si milet më vete në vitin 1860 u njohën uniatët bullgarë dhe më pas në vitin 1870 të krishterët ortodoksë bullgarë (Eksarhhâne-i Millet i Bulgar).[1] Në atë kohë sistemi klasik osman i miletit filloi të degradonte me identifikimin e vazhdueshëm të besimit fetar me identitetin etnik dhe termi milet përdorej si sinonim i kombit.[2] Në këtë mënyrë, në luftën për njohjen e një kishe më vete, u krijua kombi modern bullgar.[3] Themelimi i Eksarkatit Bullgar në vitin 1870 nënkuptonte praktikisht njohjen zyrtare të një kombësie të veçantë bullgare[4] dhe në këtë rast përkatësia fetare u bë pasojë e besnikërisë kombëtare.[5] Themelimi i një kishe të pavarur, së bashku me ringjalljen e gjuhës dhe arsimit bullgar, ishin faktorët vendimtarë që forcuan ndërgjegjen kombëtare dhe luftën revolucionare, që çuan në krijimin e një shteti kombëtar të pavarur në vitin 1878.
Referime
Redakto- ^ Evolutionary Theory and Ethnic Conflict Praeger Series in Political Communication, Patrick James, David Goetze, Greenwood Publishing Group, 2001, ISBN 0-275-97143-0, pp. 159–160.
- ^ Nationalist Exclusion and Ethnic Conflict: Shadows of Modernity, Andreas Wimmer, Cambridge University Press, 2002, ISBN 0-521-01185-X, pp. 171–172.
- ^ A Concise History of Bulgaria, R. J. Crampton, Cambridge University Press, 2005, ISBN 0-521-61637-9, p. 74.
- ^ The Making of a Nation in the Balkans: Historiography of the Bulgarian Revival, Rumen Daskalov, Central European University Press, 2004, ISBN 963-9241-83-0, p. 1.
- ^ Stefan Stambolov and the Emergence of Modern Bulgaria, 1870–1895, Duncan M. Perry, Duke University Press, 1993, ISBN 0-8223-1313-8, p. 7.