Milicia Fashiste Shqiptare
Milicia Fashiste Shqiptare (MFSH) ishte një grup paraushtarake fashiste shqiptare e formuar në vitin 1939, pas pushtimit italian të Shqipërisë. Si krah i Këmishave të Zeza italiane (MVSN), milicia fillimisht përbëhej nga kolonistë italianë në Shqipëri, por më vonë u regjistruan edhe vullnetarë shqiptarë dhe bënë shumicën e grupit derisa u shpërbë në vitin 1943. Selia e saj ishte në Tiranë.[1]
History
RedaktoMilicia Fashiste Shqiptare (MFSH) u formua me Dekretin nr. 91, datë 18.9.1939 të zv/gjeneralit dhe ishte pjesë e Milicisë Vullnetare të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga komandant gjeneral Benito Musolini. Milicia kishte për detyrë të ruante rendin e brendshëm me kërkesë të kryeministrit. Rekrutimi i saj ishte vullnetar për të gjithë personat që plotësonin kërkesat për anëtarësim në Partinë Fashiste. Oficerët u emëruan nga Komanda e Përgjithshme e Milicisë Vullnetare të Sigurisë Kombëtare, pas propozimit të Komandantit të Milicisë Fashiste Shqiptare (MFSH), pasi u konsultua me Sekretarin e Partisë Fashiste. Nënoficerë, maturantë, këmisha të zeza, të gjithë i emëronte komandanti i MFSH-së.
MFSH përbëhej nga një komandë, 4 legjione dhe 10 kohorta. U financua plotësisht nga shteti.
Milicia u shpërbë në vitin 1943 pas dorëzimit të Italisë në Luftën e Dytë Botërore.
Referime
Redakto- ^ Dervishi, Kastriot (2004). Si u krijua Milicia Fashiste Shqiptare. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 15.