Millena Pavlloviq-Barilli
Milena Pavlovic-Barili Carl (lindur në 5 nëntor 1909-6 mars 1945) ishte një poete dhe piktore serbe. Ajo është artistja femër më e famshme e modernizmit serb.[1]
Milena Pavlović-Barili | |
---|---|
Lindi | Požarevac, Serbi | 5 nëntor 1909
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti |
Kombësia | Serbe |
Njohur për | Pikturë |
Biografia
RedaktoBabai i saj ishte piktori italian Bruno Barilli dhe njëkohësisht kompozitor me influencë, mamaja e saj serbe Danica Pavlović, një pasardhëse e dinastisë Karagjorgjeviç, studioi art. Vetë Milena përfundoi studimet në shkollën e artit “Royal school of arts” në Beograd (1922-1926) dhe në Mynih (1926-1928).
Në fillim të viteve 30’ ajo u largua nga Serbia dhe u rikthye vetëm për ta vizituar derisa Lufta e Dytë Botërore shpërtheu. Gjatë qëndrimit të saj në Spanjë, Romë, Paris dhe Londër, ku ajo socializoi me artistët si Jean Cocteau dhe André Breton, ajo u influencua nga shumë artistë dhe shkolla të mendimit perëndimor. Pas 1939 ajo qëndroi në Nju-Jork, ku ajo vdiq për shkak të një incidenti me kal në 1945.
Tematika e krijimtarisë së saj artistike varion nga portretet deri tek interpretimet e historive biblike. Motivet shpeshherë përfshijnë situata imagjinare, engjëj, statuja e perëndeshës Venus. Shumë prej punimeve të saj janë pjesë të ekspozitave në Romë, Nju-Jork, "Muzeu i Artit Bashkëkohor" në Beograd, si dhe në vendlindjen e saj në Požarevac, ku shtëpia ku ajo kishte lindur u shndërrua në një muze në nder të saj.[2] Në 1943, puna e Pavlović u përfshi në ekspozitën me titull “Ekspozitë nga 31 gra” në galerinë “Art of this Century” në Nju-Jork.[3]
Galeria
Redakto-
Autoportret, 1938
-
Autoportret, 1939
-
Act with mirror
-
Hot Pink with Cool Grey, 1940
Referime
Redakto- ^ Vukovic, Sofija. "Milena Pavlović Barili" (në serbisht). stazenezele. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2015. Marrë më 2 janar 2016.
- ^ "Milena Pavlović Barilli, she painted the world". Serbia.com. Marrë më 2 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Butler, Cornelia H.; Schwartz, Alexandra (2010). Modern Women: Women Artists at The Museum of Modern Art. New York: Museum of Modern Art. fq. 45. ISBN 9780870707711.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Punime prej Milena Pavlović-Barili Arkivuar 13 tetor 2020 tek Wayback Machine