Mimoza Gjokutaj (1955, Tiranë) është gjuhëtare, didakticiene, autore tekstesh, profesore universiteti, doktore shkencash.[1]

Biografia

Redakto

Mimoza Gjokutaj lindi në Tiranë në vitin 1955. Pas shkollës fillore dhe të mesme pedagogjike në Tiranë, kreu studimet për gjuhë e letërsi në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (tani Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"), ku specializoi për gjuhën shqipe. Fillimisht ishte mësuese, arsimtare, pastaj punonjëse shkencore në Institutin e Studimeve Pedagogjike në Tiranë, drejtore e Qendrës Kombëtare të Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsim dhe nga vitit 2008 profesore e gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës. Shquhet si autore ose bashkautore studimesh, monografish e tekstesh shkollore dhe atyre ndihmëse (gjuhë shqipe, abetare, didaktikë) të shkollës fillore, të mesme dhe universitet. Prej tyre dallohet sidomos kontributi i saj në hartimin e e abetareve të përbashkëta, mbarëkombëtare (2012 dhe 2022). Është nderuar me mirënjohje dhe medalje dhe është përfshirë në botimin e 2000 figurave të shquara të shek. XXI, botuar nga Qendra e Biografive Ndërkombëtare në Kembrixh.[2]

Publikime

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit. Vëll. 1. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti i Edukimit. fq. 535. ISBN 978-9951-00-320-9.
  2. ^ https://www.fhf.edu.al/wp-content/uploads/cv_Mimoza_Gjokutaj.pdf
  3. ^ Gjokutaj, Mimoza (2008). Abetare: shkronjë pas shkronje. ISBN 978-99956-625-8-5.
  4. ^ Gjokutaj, Mimoza (2012). Didaktika e gjuhës shqipe. ShBLU. ISBN 978-99927-0-530-8.