Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë
41°19′43.88″N 19°48′43.88″E / 41.3288556°N 19.8121889°E
Shkurtesa | MASR |
---|---|
Lloji | Ministri qeveritare |
Rajoni i shërbimit | Republika e Shqipërisë |
Gjuha zyrtare | shqipja |
Ministër | Besa Shahini |
Organizata amë | Këshilli i Ministrave |
Faqja në internet | arsimi.gov.al |
Ministria e arsimit, sportit dhe sinisë është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Që prej krijimit të institucionit, Ministria e Arsimit është riorganizuar duke u shkrirë me departamente të tjera ose ministri, e për pasojë ka ndryshuar herë pas here dhe emrin.
Historiku
RedaktoMe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 u krijuan kushtet për ngritjen e sistemit arsimor shtetëror edhe në Shqipëri dhe së shpejti u formua edhe Ministria e Arsimit në krye me Luigj Gurakuqin; gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare; u ngrit rrjeti shkollor në tërë vendin; u shtypën tekste shkollore. Gjatë Luftës së Parë Botërore u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit me qendër në Shkodër, me tri drejtori vartëse: Shkodër, Tiranë e Berat; u ngritën dy shkolla normale, Komisia Letrare Shqipe dhe një paketë tekstesh për shkollat fillore; u shtri veprimtaria arsimore edhe në Kosovë dhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Nga ana tjetër në Krahinën Autonome të Korçës u hapën rreth 60 shkolla shqipe. Në periudhën 1920-24 u zhvilluan tre kongrese arsimore: në Lushnjë (1920, 1922) dhe në Tiranë (1924). Ngadalë u shtrua rruga për njësimin e shkollave shqipe, kombëtarizimin dhe laicizimin e tyre. Në periudhën 1920-1930 në Shqipëri u ngritën edhe një varg shkollash të tjera: Shkolla Teknike Shqiptare (1921), Instituti Femëror "Kyrias" (1925), Instituti Femëror "Nana Mbretneshë" (Tiranë) (1933), Gjimnazi "Illyricum" (1921), Gjimnazi i Shtetit (1922, Shkodër), Liceu Kombëtar (1921, Korçë), Gjimnazi i Gjirokastrës (1923), Shkolla Tregtare në Vlorë (1924), Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës (1926) etj. Mes dy luftërave botërore, arsimi fillor u bë i detyrueshëm në Shqipëri (5 vjet në fshat dhe 6 vjet në qytet) ndërsa arsimi i mesëm u shtri në qytetet kryesore të vendit. Më 1933 u bë edhe shtetëzimi i shkollave private dhe të huaja.
Mbajtësit e postit
Redakto1 | Luigj Gurakuqi | 4 December 1912 | 22 January 1914 | |
2 | Mihal Turtulli | 14 March 1914 | 3 September 1914 | |
3 | Luigj Gurakuqi | 25 December 1918 | 29 January 1920 | |
4 | Sotir Peçi | 30 January 1920 | 14 November 1920 | |
5 | Kristo Floqi | 15 November 1920 | 1 July 1921 | |
6 | Sotir Peçi | 11 July 1921 | 16 October 1921 | |
7 | Hilë Mosi | 16 October 1921 | 6 December 1921 | |
8 | Haki Tefiku | 6 December 1921 | 6 December 1921 | |
9 | Kristo Dako | 7 December 1921 | 12 December 1921 | |
10 | Aleksandër Xhuvani | 12 December 1921 | 24 December 1921 | |
11 | Rexhep Mitrovica | 24 December 1921 | 25 February 1924 | |
12 | Fahri Rashiti | 3 March 1924 | 10 June 1924 | |
13 | Stavro Vinjau | 16 June 1924 | 24 December 1924 | |
14 | Kostaq Kotta | 6 January 1925 | 31 January 1925 | |
15 | Xhafer Ypi | 12 February 1927 | 1 September 1928 | |
16 | Xhafer Ypi/Abdurrahman Dibra | 5 September 1928 | 5 March 1930 | |
17 | Hilë Mosi | 6 March 1930 | 7 December 1932 | |
18 | Mirash Ivanaj | 11 January 1933 | 16 October 1935 | |
19 | Nush Bushati | 21 October 1935 | 7 November 1936 | |
20 | Faik Shatku/Abdurrahman Dibra | 9 November 1936 | 7 April 1939 | |
21 | Ernest Koliqi | 21 April 1939 | 3 December 1941 | |
22 | Xhevat Korça | 3 December 1941 | 4 January 1943 | |
23 | Anton Kosmaçi | 18 January 1943 | 11 February 1943 | |
24 | Eqrem Çabej/Koço Muka | 5 November 1943 | 16 June 1944 | |
25 | Koço Muka | 18 July 1944 | 28 August 1944 | |
26 | Rrok Kolaj | 6 September 1944 | 25 October 1944 | |
27 | Gjergj Kokoshi | 23 October 1944 | 13 January 1945 | |
28 | Kostaq Cipo | 13 January 1945 | 21 March 1946 | |
29 | Sejfulla Malëshova | 22 March 1946 | 6 February 1948 | |
30 | Naxhije Dume | 6 February 1948 | 1 October 1948 | |
31 | Kahreman Ylli | 23 November 1948 | 9 April 1952 | |
32 | Bedri Spahiu | 10 April 1952 | 21 June 1955 | |
33 | Ramiz Alia | 21 June 1955 | 3 June 1958 | |
34 | Manush Myftiu | 22 June 1956 | 22 June 1965 | |
35 | Thoma Deliana | 23 June 1965 | 3 May 1976 | |
36 | Tefta Çami | 3 May 1976 | 19 February 1987 | |
37 | Skënder Gjinushi | 20 February 1987 | 21 February 1991 | |
38 | Kastriot Islami | 22 February 1991 | 10 May 1991 | |
39 | Maqo Lakrori | 11 May 1991 | 4 June 1991 | |
40 | Paskal Milo | 11 June 1991 | 6 December 1991 | |
41 | Alfred Pema | 18 December 1991 | 13 April 1992 | |
42 | Ylli Vejsiu | 13 April 1992 | 6 April 1993 | |
43 | Xhezair Teliti | 6 April 1993 | 10 July 1996 | |
44 | Edmond Lulja | 11 July 1996 | 10 March 1997 | |
45 | Luan Skuqi | 11 March 1997 | 24 July 1997 | |
46 | Et'hem Ruka | 25 July 1997 | 6 September 2001 | |
47 | Ben Blushi | 6 September 2001 | 29 January 2002 | |
48 | Luan Memushi | 22 February 2002 | 1 September 2005 | |
49 | Genc Pollo | 11 September 2005 | 30 July 2008 | |
50 | Fatos Beja | 30 July 2008 | 17 September 2009 | |
51 | Myqerem Tafaj | 17 September 2009 | 10 September 2013 | |
52 | Lindita Nikolla | 15 September 2013 | 22 May 2017 | |
53 | Mirela Karabina | 22 May 2017 | 17 August 2017 | |
54 | Lindita Nikolla | 13 September 2017 | 17 January 2019 | |
55 | Besa Shahini | 17 January 2019 |