Ogerta Manastirliu (lindur më 31 dhjetor 1978, në Tiranë) është një politikane shqiptare dhe anëtare e Partisë Socialiste. Aktualisht, ajo shërben si Ministre e Arsimit dhe Sportit.

Ogerta Manastirliu
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
25 Qeshor 2017 – aktiv
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Në detyrë
Shtator 2023 – aktiv
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaEvis Kushi
Të dhëna vetjake
U lind më31 dhjetor 1978 (45 vjeçe)
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
Nënshkrimi

Biografia

Redakto

U lind në Tiranë më 31 dhjetor 1978. Kreu studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku ka marrë edhe titullin "Master në Shkencë" në degën e Kimisë së Përgjithshme.

Ajo mban titullin "Doktor i Shkencave", në Kimi Analitike dhe Mjedis.

Prej vitit 2009, është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë këtij Fakulteti. Ka shërbyer në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në vitin 2004, në Drejtorine e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Sherbimit Social, ku ka qenë një nga kontribueset kryesore në hartimin dhe vënien në zbatim të Strategjise Lokale të Strehimit Social. Në periudhën 2011-2013, ajo është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombetare, si UNFPA, Friedrich Ebert Stiftung, etj. Prej shtatorit 2013 deri në mars 2017, Znj. Manastirliu drejton Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.

Znj. Manastirliu ka mbajtur postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në periudhën 2017- 2023.

Prej muajit shtator 2023 ajo mban postin e Ministres së Arsimit dhe Sportit.

Pretendimi për plagjiaturë

Redakto

Më 3 dhjetor 2018 Lëvizja për Universitetin publikoi disa të dhëna, ku pretendohet se ministrja Manastirliu ka kopjuar temën e diplomës nga puna e diplomantit shkencor afrikanojugor Fannie Mnisi.[1]

Ministrja Manastirliu i hodhi poshtë akuzat ndërkohë që Profesorja udhëheqëse e Doktoraturës i hodhi gjithashtu poshtë akuzat duke deklaruar se Punimi është ORIGJINAL dhe ka rezultate me vlerë mbi gjendjen mjedisore të landfillit dhe masat që duhen marrë ne të ardhmen".[2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Lëvizja për Universitetin: Ministrja Manastirliu kopjoi doktoraturën". top-channel.tv. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "U akuzua se kopjoi temën e doktoraturës, Manastirliu i hedh poshtë pretendimet". TOP CHANNEL. 30 dhjetor 2018. Marrë më 30 dhjetor 2018.