Minotauri

krijesë e mitologjisë greke
This is the stable version, checked on 26 janar 2022. 13 pending changes await review.

Minotauri (greqisht: Μῑνώταυρος, Latin: Minotaurus) - përbindësh me trup të njeriut dhe me kokë të demit, i cili ka jetuar në labirintin e Knososit deri sa nuk e mbyti Tezeu, trimi i Athinës dhe i biri i Egjeut, mbretit te Athines.

Pas asaj që u tha lidhur me emrin e mbretit Minos dhe që është edhe e njohur, po përsërisim vetëm shkurtimisht: nëna e Minotaurit ishte Pasifea, bashkëshortja e Minosit, mbretit të Kretës, ndërsa baba demi i shenjtë, në të cilin u dashurua Pasifea gjatë mungesës së Minosit. Për ta fshehur Minosi e ndërtoi Labirintin, të cilin e bëri Dedali, ndërtimtari dhe artisti i shquar athinas dhe aty e ka mbyllur. Minosi në Labirint i hudhi djemt dhe vajzat nga Athina të cilët Egjeu, mbreti i Athinës për dënim që në lojërat athinase ia ka mbytur djalin, Andrageun, qe i detyruar që për çdo nëntë vjet t'i dërgojë në Kretë. Nga ky tagër në gjak Athinën e çliroi Tezeu, i biri i Egjeut, i cili vullnetarisht u lajmrua në mesin e djelmoshave të sakrifikuar dhe me ndihmën e vajzës së Minosit, Ariadnës, e cila ia fali shpatën, në luftë të rëndë, e mbyti Minotaurin. Hollësia se si e ka dënuar Minosi bashkëshortën e vet, Pasifenë, për ndërtesën e Dedalit dhe ngadhënjimin e Tezeut gjenden te emrat përkatës. Këtu duhet thënë disa fjalë për mitin për Minotaurin, origjinën e të cilit, shkencëtarëve nuk u ka shkuar përdore ta zbulojnë në thellësitë e shekujve. Ky mit është ruajtur në versione të ndryshme. Sipas disave Egjeu ka qenë i detyruar që Minosit t'i dërgojë çdo shtatë vjet nëntë djelmosha dhe vajza athinase, ndërsa sipas të tjerëve për çdo vjet, etj. Më interesante është që shkenca moderne mendon se miti me të vërtetë, e mban në vete bërthamen historike. Duket se tagri në gjak që mbreti athinas ka qenë i detyruar t'ia japë mbretit të Kretës është tregues i sundimit të Kretës mbi Athinën dhe në përgjithësi në detin Egje. Për këtë sundim dëshmojnë historianët e vjetër dhe arkeologët e sotëm (gërmimet jo vetëm në Kretë, por edhe në Peloponez, Qipro dhe në ujëdhesat në detin Egje). Vrasja e Minotaurit paraqitet si simbol i realitetit tjetër historik: se grekët kontinentalë e kanë thyer dominimin e Kretës mbi qytetet e veta. Dashurinë ndaj mitit për Minotaurin dhe përhapjen e tij e dëshmojnë përmendoret artistike antike. Janë ruajtur aq shumë sa që më lehtë është për t'i numruar koleksionet antike në të cilat nuk gjenden se sa koleksionet në të cilat gjenden të paktën nga një ekzemplar. Janë të njohura gati treqind piktura në vaza që e paraqesin Luftën e Tezeut dhe Minotaurin (kjo luftë kuptohet, është e paraqitur në të gjitha "vazat ciklike" me Veprat e Tezeut dhe gati tridhjetë vaza në të cilat është i pikturuar Minotauri pa Tezeun. Prej veprave skulpturale me këtë temë në antikë është konsideruar për më të famshmen ansambli i Mironit Tezeu dhe Minotauri, siç duket nga gjysma e shek. 5. para e.s., kopja e së cilës gjendet në Muzeun Popullor të Romës në Terme. Truporet e shkëlqyeshme helenistike të Minotaurëve gjen¬den veçmas në Muzeun Popullor Arkeologjik në Athinë dhe në Muzeun e Vatikanit. Prej mozaikeve me siguri kujdes të veçantë meriton Minotauri në labirint nga fundi i shek. III para e.s. dhe që gjendet në Muzeun Bardo në Tu¬nis. Figura të shumta të Minotaurit janë ruajtur deri në kohërat romake Në anën e prapme të tyre gjendet labirinti i stilizuar. Këtij miti artistët i kthehen në mënyrë të pareshtur, kështu që edhe sot është pjesë përbërëse e gjallë më se tre mijë vjet të historisë së vjetër të Kretës, është temë në art - prej mjeshtrëve të panjohur të shekujve të lashtë të kaluar e deri te Matisi dhe Picassoa (Pikasoa).