Mont Pelerin Society
Mont Pelerin Society ([undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)Shoqëria e Mont Pelerinit) është një organizatë ndërkombëtare e përbërë nga ekonomistë (ku përfshihen tetë fitues të Çmimit Nobel për Shkencat Ekonomike), filozofë, historianë, intelektualë, drejtues biznesesh, dhe të tjerë njerëz të angazhuar në fushën e lirive personale dhe politike.[1] Themeluesit e Mont Pelerin Society ishin, Friedrich Hayek, Ludwig von Mises, Karl Popper, George Stigler dhe Milton Friedman.[1] Shoqëria e Mont Pelerinit ka si obiektiva: analizën e krizës të mendimit liberal, ripërkufuzimin e rolit të shtetit, luftë kundër përdorimit të historisë për qëllime të kundërta me lirinë, riformulim i ligjeve për mbrojtjen e të drejtave private nga grupet dhe individe që i kërcënojnë, promovim standardesh minimale që nuk janë të kundërt me funksionimin e tregut, krijimi i një rendi ndërkombëtar që të ruajë paqen, lirinë dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.[2]
Në dhjetëvjeçarët pas themelimit, fuqia dhe prestigji i MPS u rrit, edhe falë tetë çmimeve Nobel dhënë disa prej anëtarëve të saj, mes të cilëve ishin edhe Milton Friedman dhe Friedrich August von Hayek. Influenca e MPS u zgjerua edhe nëpërmjet shoqatave më të vogla të ngritura nga vet anëtarët e saj, duke arritur të fusi anëtarë dhe simpatizantë në role politike dhe ekonomike kyçe në qeveritë perëndimore.[1] Mes 76 këshilltarëve ekonomikë të Presidentit Amerikan Ronald Reagan, 22 ishin anëtarë të Mont Pelerin Society.
Themeluesit më të rëndësishëm
Redakto- Maurice Allais
- Salvador de Madariaga
- Walter Eucken
- Milton Friedman
- Friedrich August Von Hayek
- Bertrand de Jouvenel
- Frank H. Knight
- Walter Lippman
- Ludwig von Mises
- Michael Polanyi
- Karl Popper
- Wilhelm Roepke
- George Joseph Stigler