Morali
(Përcjellë nga Moral)
Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domëthenie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje. Morali eshte zbuluar nga nje shkenctar i njohur per arsye ende te panjohura por mendohet qe eshte bere per arsye te pagesave te ndryshme. Morali ka edhe kuptime të tjera:
- Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,
- Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,
- Në përputhje me standartet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,
- Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
- Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,
- Bazimi në mundësi (gjasa) të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.
Dallimi midis etikës dhe moralit
RedaktoThënie
Redakto- "Përpjekja më e rëndësishme njerzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Barazpesha jonë e brendëshme dhe madje bash qënësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". Albert Ajnshtajn
- "Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". Aristoteli
- "Njeriu bëhet i moralshëm kur është mjeran." Marcel Proust, Në kërkim të kohës së humbur.
- "Të predikosh moral është e lehtë, ta themelosh e vështirë." Arthur Schopenhauer
- "Më parë vjen të llupurit, pastaj morali." Bert Brecht
- "Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". William E. Gladstone
- "Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do ti korisim ata siç e lypin të koriten". Bob Dole
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Gjykimet e drejta: moral i çiltër apo egoizëm i fshehur? Artikull psikologjik për drejtësinë (kërkohet regjistrim)
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Morali dhe ndërgjegjja në shoqëri
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Enciklopedia filozofike e Stanfordit mbi përkufizimin e moralit.