Mrekullia e diellit është një ngjarje e mrekullueshme që u dëshmua nga më shumë se 100.000 njerëz më 13 tetor 1917 në fushat e Kova da Irias pranë qytetit portugezFatimas.

Një kopje fotostatike e një faqeje të gazetës "Ilustração Portuguesa" të 29 tetorit 1917, e cila paraqet turmën që vëzhgon mrekullinë e diellit.

Sipas pohimeve të shumë dëshmitarëve, pas rënies së shiut, retë u çanë dhe dielli në qiell dukej si një disk i errët, vërtitës. Thuhej se ai ishte shumë më pak ndriçues se normalisht, dhe lëshonte drita shumëngjyrëshe në natyrën përreth, hijet e truallit, njerëzit, dhe retë përqark. Më pas rrëfehet se dielli u prir nga toka në një forme zik-zake, duke trembur disa prej të pranishmëve të cilët menduan se kjo do të thoshte fundin e botës. Dëshmitarët rrëfyen se trualli dhe teshat e tyre të lagëta nga shiu i mëparshëm u thanë krejtësisht.

Vlerësimi i numrit të dëshmitarëve arrin nga "tridhjetë deri katërdhjetë mijë" sipas Avelino de Almeida, që shkruante për gazetën portugeze "O Século", gjer në njëqind mijë, vlerësuar nga Dr. Xhozef Gerret, profesor i shkencave natyroreUniversitetin e Koimbras, të cilët ishin të dy të pranishëm atë ditë në ngjarjen e Kova da Irias.

Mrekullia iu ngarkua nga dëshmitarët Zojës së Fatimas, një shfaqje e Maries Virgjëreshës së Bekuar tre fëmijëve barinj disa muaj më parë po atë vit, siç e kishin parathënë fëmijët më 13 korrik, 19 gusht dhe 13 shtator 1917. Fëmijët treguan se Zoja u kishte premtuar atyre se në mesditën e 13 tetorit në Kova da Iria, Zoja do tua zbulonte fëmijëve identitetin e saj, dhe bënte një mrekulli "që të gjithë të mund të besonin."

Sipas tregimeve të dëshmitarëve, mrekullia e diellit zgjati rreth dhjetë minuta. Tre fëmijët barinj, të cilët poashtu i kishin parë veprimet e diellit atë ditë, tregojnë se kishin parë një rradhë vizionesh, si atë të Jezusit, Maries Virgjëreshës së Bekuar, dhe të Shën Jozefit duke bekuar turmën.

Përshkrimet Redakto

Gazetari Avelino Almeida ishte kryeredaktor i se perditshmes vendase te Lisbones "O Seculo". Kjo gazete aso kohe ishte gazeta e perhapur me gjeresisht ne Portugali, pro qeverise e kundra klerit. Avelino vete i kishte satirizuar ngjarjet e Fatimas te treguara me pare. Megjithekete, Almeida nuk e braktisi fene katolike. Ai shkroi nje artikull me 15 tetor, ne faqen e pare te gazetes se tij mbi ngjarjen ne te cilen ai ishte vete i pranishem.

« COISAS ESPANTOSAS! COMO O SOL BAILOU AO MEIO DIA EM FÁTIMA
[...] O sol nasce, mas o cariz do céu ameaça tormenta. As nuvens negras acastelam-se precisamente sobre as bandas de Fátima.
[...] Pelas dez horas, o ceu tolda-se totalmente e não tardou que entrasse a chover a bom chover.
[...] A criança afirma que a Senhora lhe falou mais uma vez, e o céu, ainda caliginoso, começa, de subito, a clarear no alto; a chuva pára e presente-se que o sol vae inundar de luz a paizagem.
[...] A hora antiga' é a que regula para esta multidão, que calculos desapaixonados de pessoas cultas e de todo o ponto alheias ás influencias misticas computam em trinta ou quarenta mil creaturas... A manifestação miraculosa, o sinal visivel anunciado está prestes a produzir-se - asseguram muitos romeiros...
E assiste-se então a um espectáculo unico e inacreditavel para quem não foi testemunha d'ele. Do cimo da estrada, onde se aglomeram os carros e se conservam muitas centenas de pessoas, a quem escasseou valor para se meter à terra barrenta, vê-se toda a imensa multidão voltar-se para o sol, que se mostra liberto de nuvens, no zenit. O astro lembra uma placa de prata fosca e é possivel fitar-lhe o disco sem o minimo esforço. Não queima, não cega. Dir-se-hia estar-se realisando um eclipse. Mas eis que um alarido colossal se levanta, e aos espectadores que se encontram mais perto se ouve gritar:
- Milagre, milagre! Maravilha, maravilha! Aos olhos deslumbrados d'aquele povo, cuja atitude nos transporta aos tempos biblicos e que, palido de assombro, com a cabeça descoberta, encara o azul, o sol tremeu, o sol teve nunca vistos movimentos bruscos fóra de todas as leis cosmicas - o sol «bailou», segundo a tipica expressão dos camponeses.» (Avelino de Almeida, "O Século", Lisboa (edição da manhã) 37 (l2.876) 15 Out. 1917, p.1 colonne 6-7; p.2 col.1
« GJERA TE MREKULLUESHME! SI KERCEN DIELLI NE MES TE DITES NE FATIMA
[...] Dielli lind, por pamja e qiellit kercenon me stuhi. Re te zeza mblidhen mbi turmen ne Fatima.
[...] Ne (oren) dhjete qielli u erresua krejtesisht e nuk vonoi te binte nje shi i forte.
[...] Femijet pohojne se Zoja u foli edhe nje here, e qielli, ne fillim i erret, nis menjehere te qartesohet ne lartesi; shiu ndalon e paraqitet dielli qe permbyt natyren me drite.
[...] Ora e mengjesit eshte rregulli i kesaj turme, numerimi asnjanes i se ciles perfshin njerez te kulturuar qe kane rendur nga te gjitha anet si nga ndikimi mistik numeron tridhjete apo katerdhjete mije shpirtera... Shfaqja mrekulluese, shenja e dukshme e lajmeruar po nis te shpaloset - sigurojne shume shtegetare... Dhe po merret pjese ne nje spektakel te vetem e te pabesueshem per ate qe nuk ishte deshmitar i saj. Nga kreu i rruges, ku jane mbledhur karrocat e ndodhen qindra njerez, te cileve u mungon deshira te ecin ne balte, shihet e gjithe turma gjigante qe sillet nga dielli, qe clirohet nga rete, ne pikun e tij. Ylli i ngjan nje disku argjendi te erret dhe eshte e mundur ta mberthesh me sy diskun pa sforcimin me te vogel. Nuk djeg, nuk verbon. Mund te thuhet se po ndodh nje zenie e diellit. Por ja qe nje britme kolosale ngrihet, dhe nga shikuesit qe gjenden me afer degjohet e britura:
-Mrekulli, Mrekulli! E mahnitshme, e mahnitshme! Prej syve te shqyer te ketij populli, qendrimi i te cilit na con ne kohet biblike dhe qe, i zbehte nga habia, me koke te zbuluar, mberthen kaltersine, dielli u dridh, dielli nuk ka pare kurre levizje te vrazhdeta jashte te gjitha ligjeve kozmike - dielli 'kerceu', sipas shprehjes tipike te fshatareve. »

Avelino de Almeida iu rikthye ceshtjes pak diet me pas ne faqen e Ilustração Portuguesa duke shkruar ne vecanti:

  • « Mrekulli , sic njerezit bertisnin? Dukuri natyrore, sic thone ekspertet? Per castin, kjo nuk me perket mua. Une them vetem cka shikova. Pjesa tjeter eshte lende (pune) e shkences dhe e kishes.» (Avelino de Almeida, "Ilustração Portuguesa" e 29 tetorit 1917)

Tregime te tjera te ngjarjes nga deshmitare te ndryshem:

  • « Dielli, per nje cast i rrethuar nga nje flake e kuqerremte, ne nje tjeter i rrethuar nga nje brerore e verdhe dhe vjollce, dukej te kishte nje levizje shume te madhe e vertitese, nganjehere ngjante i shkeputur nga qielli dhe duke iu afruar tokes, me nje rrezatim nxehtesie te forte.» (Dr. Domingos Pinto Coelho, nga e perditeshmja katolike "Ordem".)
  • « Ne nje te pasdites, mesdite sipas ores diellore, shiu pushoi. Qielli, ngjyre hiri e celur, ndricoi vendin e gjere e te thate. Dielli ishte si i mbuluar nga nje vel i tejdukshem keshtu qe syte mundeshin lehtesisht ta mberthenin ate. Ngjyra e perhirte e celur ndryshoi e ndryshoi ne nje ngjyrosje te argjendte. Rete u cane dhe dielli i argjendte, i rrethuar ne nje drite te perhirte, u pa te rrotullohej e vertitej ne nje rreth duke dale nga rete [...] Drita ndryshoi ne nje te kaltert te bukur, si te kishte kaluar dritaret e ngjyruara te nje katedraleje, e zgjatej mbi turmen qe ishte gjunjezuar me duar te shtrira. [...] Njerezit qanin e luteshin me kokat e zbuluara (pa kesula e shami), ne pranine e mrekullise qe kishin pritur. Sekondat ngjanin si ore, kaq te gjalla ato ishin. (Reporteri i gazetes se perditeshme Lisboneze "O Dia" 17 tetor 1917)
  • « Ndjehem i paafte per te pershkruar ate qe pashe. Shikoja me sy te ngulitur diellin qe dukej i zbehte e nuk lendonte syte. Dukej si nje lemsh diellor qe rrotullohej rreth vetvetes. Papritur dukej se zbriste me nje zik-zake duke kercenuar token. I terrorizuar, vrapova e u fsheha mes turmes, e cila qante e priste fundin e pashmangshem te botes. » (Joaquim Maria Lourenço, gjendej ne Alburitel, 18 km nga Fatima.)
  • « Papritmas degjova thirrjen e qindra zerave e pashe qe turma u shpernda rreth kembeve te mia[...] kthente shpinen ne vendin ku, gjer ne ate cast, ishte perqendruar pritja e saj dhe shikonte nga dielli nna ana tjeter. Edhe une ur rrotulova kah pika qe tregonte veshtrimi i te gjitheve e mund te shihja diellin qe dukej si nje disk shume i qarte, me konture te qarta, qe ahkelqente pa lenduar shikimin. Nuk mund te ngaterrohej me diellin e shikuar neprmes nje mjegulle (qe ne ate cast nuk kishte) sepse nuk ishte as i mbuluar as i zbehte. Ne Fatima ai mbante driten e tij dhe nxehtesine e tij dhe ndrinte ne qiell me konturet e tij te qarta perreth, si nje tryeze e madhe lojrash. Gjeja me e habiteshme ishte mundesia e soditjes te diskut diellor, per nje kohe te gjate, shkelqyes drite e nxehtesie, pa plagosur syte apo demtuar retinen. [Gjate kesaj kohe] disku i diellit nuk rrinte i palevizshem: kishte nje shpejtesi marramendese [por] jo si shkendija e nje ylli ne te gjithe shkelqimin e tij sepse ai rrotullohej rreth vetvetes ne vertitje te rrumbullaketa. Gjate dukurise diellore qe sapo kam pershkruar , ndodhi edhe nje ndryshim i ngjyres ne atmosfere. Duke shikuar kah dielli, verejta qe gjithcka po behej me e erret. Shikova me pare objektet me te aferta e pastaj shtriva shikimin tim neper fusha gjer ne horizont. Pashe cdo gje te marri ngjyren e ametistit. Objekte perreth meje, qielli dhe atmosfera, kishin te njejten ngjyre. Cdo gje, qofte afer apo larg kishte ndryshuar, duke marre ngjyren e nje damasku te verdhe. Ngjante sikur njerezit vuanin nga verdheza e mua me kujtohet se pata perjetuar nje ndjenje zbavitese duke shikuar njerezit qe dukeshin kaq te shemtuar e te pakendshem. Vete dora ime kishte kete ngjyre. Pastaj, papritmas, u degjua nje thirrje, nje britme ankthi shperthyer nga te gjithe. Dielli, duke u kthyer egersisht, u duk se po shkeputej befas nga ngulimi dhe, i kuq si gjaku, perparonte kercenueshem kah toka sikur do te shtypte me peshen e tij te pamate e djegese. Gjate atyre casteve perjetova nje ndjenje me te vertete te tmerrshme. Te gjitha dukurite qe kam pershkruar u vezhguan nga une ne nje gjendje shpirterore te qete e te heshtur, pa asnje shqetesim emocional. Per ti shpjeguar e shtjelluar eshte detyre e te tjereve. Duhet te sqaroj me ne fund se kurre, me pare apo pas 13 tetorit [1917] nuk kam pare dukuri te tilla atmosferike apo diellore. » (José Maria Proença de Almeida Garrett, profesor ne fakultetin e shkencave natyrore te universitetit te Koimbras.)

Vlerësimi kritik i ngjarjes Redakto

Shpjegime të ndryshme Redakto

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto