Muhamet Mavraj (1971, Saradran. Burim) është gazetar kosovarë. [1]

Biografia

Redakto

Muhamet Mavraj lindi në Saradran të Komunës së Burimit, ku kreu arsimin fillor. Shkollën e mesme e kreu në Burim, ndërsa në Universitetin e Prishtinës studioi shkencat politike dhe shkencat e komunikimit. Kreu studimet pasuniversitare për marrëdhënie ndërkombëtare dhe për gazetari dhe vijoi studimet e doktoraturës po në këto fusha në Tiranë dhe në Prishtinë. Ishte organizator demonstratash në Istog, ndihmoi aksionin e pajtimit të gjaqeve dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ishte njëri nga prijësit e "Lëvizjes studentore" (1997-1998), ndërkohë ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve "Bota e re". Në vitin 1998 arriti pajtim me "Zërin e Kosovës, që botohej në emigracion, për botimin e shkrimeve të njëjta për luftën. Është bashkëthemelues i Partisë Demokratike të Kosovës (1999), ndërsa më pas u tërhoq në fushën e gazetarisë dhe të veprimtarisë studimore. Më 1999 themeloi gazetën e përditshme "Epoka e re” dhe vazhdon të jetë botues i saj. Merret me poezi dhe me studime nga fusha të ndryshme. Ligjëron për gazetari dhe shkenca politike në institucionet e arsimit të lartë.[2] [3] 1067

Publikimet

Redakto
  • "Buzëqeshje në ëndërr", (përmbledhje me poezi) 1994

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1067. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://premiummedia.al/en/premium-channel/boeing/muhamet-mavraj-gazetari-dhe-studiuesi-qe-dikur-ka-qene-ish-lider-i-levizjes-studentore-ne-kosove[lidhje e vdekur]
  3. ^ https://gazetademos.com/mavraj-me-nje-evokim-ndryshe-per-protestat-e-1-tetorit-97/