Muhammed Mehdi Akif (arabisht: محمد مهدي عاكف) ishte kreu i Vëllazërisë Myslimane, lëvizje politike islame bazuar në Egjipt, nga vitit 2004 deri më 2010.

Muhammed Mehdi Akif

Jeta e hershme

Redakto

Akifi lindi më 12 korrik 1928 në Kefr Auad El Seneita, në veri të Egjiptit. Viti i lindjes së tij ishte viti ku Vëllazëria Myslimane u themelua.

Ai morri Certifikatë Primare të Edukimit në Shkollën Fillore El Mensura. Pastaj ai u bashkua në Institutin e Lartë të Edukimit Fizike dhe diplomoi në maj 1985, pasi ai punoi si mësues i shkollës së mesme të ulët.

Karriera

Redakto

Ai së pari u përfshirë në Lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane më 1940, i cili ishte udhëhequr nga Hasan el-Bena.

Akifi iu bashkua Fakultetit Juridik dhe mori përgjegjësinë për kampet e stërvitjes së Vëllazërisë në Universitetin Ibrahim (Universiteti Ain Shams i sotëm).[1] Kjo ishte gjatë luftës kundër pushtimit britanik në Kanalin që parapriu Revolucionin e vitit 1952, pas së cilës ai la përgjegjësinë ndaj Kamaleddin Hussein, atëherë Shefi i Gardës Kombëtare.

Ai u arrestua më 1 gusht 1954 dhe u ngrit në gjyq me akuza duke përfshirë kontrabandën e krye-gjeneralit Abdul Munem Abderraoof (një nga shefat e ushtrisë që drejtoi largimin dhe dëbimin e mbretit Faruk) dhe u dënua me vdekje në mungesë para se vendimi të ndryshohej në jetë burgim.

Akef u lirua në vitin 1974 dhe u riemërua nga Drejtori i Përgjithshëm i Rinisë - një departament i lidhur me Ministrinë e Rindërtimit.

Ai pastaj u zhvendos në Riad, Arabinë Saudite për të punuar si këshilltar për Asamblenë Botërore të Rinisë Myslimane dhe ishte përgjegjës për kampet dhe konferencat e saj. Ai mori pjesë në organizimin e kampeve më të mëdha për rininë myslimane në arenën botërore; në Arabinë Saudite, Jordani, Malajzi, Bangladesh, Turqi, Australi, Mali, Kenia, Qipro, Gjermani, Britani dhe Amerikë.

Ai mori postin e drejtorit të Qendrës Islamike në Mynih.

Ai ka qenë anëtar i Byrosë Drejtuese të Vëllazërisë Myslimane, që nga viti 1987.

Ai u zgjodh Anëtar i Parlamentit në vitin 1987 për zonën zgjedhore elektorale të Kajros.

Në vitin 2005, ai denoncoi atë që ai e quajti "mitin e Holokaustit" në mbrojtjen e mohimit të holokaustit nga presidenti iranian Mahmud Ahmedinezhad dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara që sulmoi secilin që ngriti pyetje rreth holokaustit..[2]

Më 19 tetor 2009, gazetat egjiptiane raportuan se Akifi kishte dhënë dorëheqjen si udhërrëfyes i përgjithshëm i Vëllazërisë Myslimane pas një mosmarrëveshjeje midis udhëheqësve të ndryshëm në grup.[3] Megjithatë, raportet e radhës në faqen e internetit të Vëllazërisë Myslimane thanë që Akifi nuk kishte dhënë dorëheqjen dhe do të vazhdonte të shërbente si udhërrëfyes i përgjithshëm i grupit deri në zgjedhjet në janar të vitit 2010.[4]

Jeta personale

Redakto

Shëndeti i Akifit ishte përkeqësuar kur ishte burgosur nga autoritetet egjiptiane pas grushtit të shtetit egjiptian të vitit 2013, vajza e tij konfirmoi se ishte i izoluar në spitalin e burgut dhe ishte e lejueshme vizita vetëm një herë një javë, pavarësisht moshës së tij të vjetër dhe shëndetit të dobët.[5]

Vdekja

Redakto

Akifi vdiq më 22 shtator 2017 në moshën 89 vjeçare.[6][7]

Referime

Redakto
  1. ^ Saddiq, 'Ali, Al Ikhwan al Muslimun Bayna Irhab Faruq wa 'Abd al-Nasir (The Muslim Brothers Between the Terrorism of Faruq and Nasser), Cairo, Dar-al-'Atisam, 1987, p. 59
  2. ^ "Egyptian Islamists deny Holocaust". BBC News. December 23, 2005.
  3. ^ Muslim Brotherhood General Guide Resigns Arkivuar 5 nëntor 2009 tek Wayback Machine, Arab-West Report October 20, 2009.
  4. ^ Yeranian, Edward Egypt's opposition Muslim Brotherhood denies reports of dissension
  5. ^ "Former Muslim Brotherhood Leader's Health Deteriorates in Prison Hospital". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Former Egypt Brotherhood leader Akef dies aged 89". Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2018. Marrë më 25 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Press, The Associated (2017-09-22). "Former Leader of Muslim Brotherhood Mahdi Akef Dies at 89". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2017. Marrë më 22 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)