Muhammed Nebi Jusufi (10 mars 1923 - 8 nëntor 2005) ishte imam i komunitetit afganë në Nju Jork Siti.

Në Afganistan

Redakto

Muhammed Nebi Jusufi lindi në Kandahar, Afganistan. Ai kishte biznes me lule në Afganistan. Ai kishte dy shtëpia në Kabul dhe në vendlindjen e tij Kandahar. Jusufi u zhvendos nga Afganistani menjëherë pas sulmit të Rusisë ndaj Afganistanit në vitin 1979.

Muhammed Nebi Jusufi morri një pozitë në qeverinë e Mbretit Zahir Shah si udhëheqës dhe për shkak biznesit të tij të suksesshëm dhe dijës së kësaj bote, ai u zgjodh si president i dhomës tregtare në Kandahar dhe poashtu kryetar i Zabolit. Ai dinte pesë gjuhë përfshirë Anglishten, Arabisht, Pashtishten, Darishten dhe gjuhën urdu.

Përgjigjje ndaj sulmit të Rusisë

Redakto

Gjatë kohës kur bota nuk dinte aq shumë për Afganistanin, Muhammed Nebi Jusufi udhëhoqi një grup në Kombet e Bashkuara për sulmin e Rusisë ndaj Afganistanit dhe të bëhet përgjegjëse për vrasjen e mijërave afganëve të pafajshëm që u vranë në fillim të vitit 1980.