Mulliri i Zenel Bekës

monument kulture në Kosovë

Mulliri i Zenel Bekës. është një monument i trashëgimisë kulturore në Kuqicë, Skënderaj, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.

Mulliri i Zenel Bekës.
Skeda:Mulliri Zenel Beka (Kuqicë - Skënderaj)1.jpg
LlojiArkitekturore
VendndodhjaKuqicë, Skënderaj, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës1830

Historiku

Redakto

Në pjesën jugore të fshatit Kuqicë, komuna e Skenderajt, gjendet mulliri i familjes Beka. Sipas të dhënave të pronarit, ky objekt u ndërtua afërsisht para 300 viteve. Gjithmonë ky objekt ka kryer funksionin e mullirit, si objekt ekonomik për bluarje të drithit për nevojat e familjes dhe popullatës së kësaj treve. Mulliri i ujit me etazhe S+P është i ndërtuar nga kombinimi i materialeve. Muret janë punuar me gurë ndërsa materiali lidhës është dheu. Fragmentet e strukturës së mureve dhe konstruksioni i kulmit janë punuar nga konstruksioni i drurit kurse mbulesa është realizuar me tjegulla të rrafshëta. Në kuadër të mullirit është hapësira e mullixhiut për pushim dhe hapësira e pajisjeve për bluarje. Nën hapësirën e pajisjeve për bluarje, gjegjësisht në suterren, kalon jazi i ujit. Objekti gjatë viteve nuk ka pësuar transformime të theksuara dhe ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto