Muri i Zotnise (Smrekonicë)

monument kulture në Kosovë

Muri i Zotnisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .

Muri i Zotnisë
LlojiArkitekturore
VendndodhjaSmrekonicë, Vushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XIX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës4020

Historiku Redakto

Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në një distancë afro 7 km, gjendet (sipas njësimit në popull) Muri i Zotnisë. Murin thuhet se e ka ndërtuar Zotnia i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Muri rrethues ka pasur karakter mbrojtës për objektet që rrethonte ai. I ndërtuar nga gurët e formësuar arrinte lartësi deri në 4 m i mbuluar me kulm dyfaqësor me konstruksion druri të veshur me tjegulla meridianë. Thuhet se Zotnia ka qenë një pasanik i kohës, por në të njëjtën kohë ka qenë edhe si administrator i këtij fshati. Në hapësirën apo oborrin që rrethonte muri kanë qenë shkolla e fshatit dhe kulla e Zotnisë që sot fatkeqësisht nuk ekzistojnë. Në gjysmën e parë të shek. XX, familja Kajtazi blen pronën në fjalë nga Zotnia. Që nga koha kur është ndërtuar muri e gjerë më sot ai ka arritur t’i bëjë ballë sfidave të kohës dhe nuk është rrënuar asnjëherë, me përjashtim të një pjese në distancë 10–15 m që për nevoja të ekonomisë familjare është dashur të rrënohet. Intervenime në mur nuk ka pasur, me përjashtim të mbulojës që i është ndërruar nga familjarët, ku falë kësaj ka arritur ta ruajë stabilitetin dhe pamjen që nga koha kur është ndërtuar. Muri ka një pamje shumë estetike, ku këtë pamje dhe stabilitet e ka falë kujdesit dhe interesimit që kanë treguar familjarët gjer më sot.[2]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Muri i Zotnisë (Smrekonicë - Vushtrri) Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine, Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, Vizituar më 27.11.2016.

Lidhje të jashtme Redakto