Musa (Muharrem) Nushi. -U lind në Pejë25.11.1935 në një familje të mesme punëtore.

Musa Nushi
Lindi25 nëntor, 1935
Pejë
Kombësiashqiptare
Profesioniedukator

Arsimimi deriuniversitar

Redakto

Arsimin fillor (me gjysmëmaturën katërklasëshe) e mori në vendlindje; shkollën normale e filloi në Pejë (klasën e parë e të dytë), klasën e tretë e kreu në Gjakovë, ndërsa klasën e katërt e të pestë (si dhe maturën) i kreu në Prizren në vitin 1959. Ishte kjo gjenerata e parë e normalistëve shqiptarë (me mësim në gjuhën shqipe) me sistemin pesëvjeçar.

Për shkak të kushteve ekonomike jo të volitshme nuk pati mundësi të studiojë në ndonjë fakultet dhe, si bursist i Komunës së Pejës,u emërua mësimdhënës i lëndëve: Gjuhë frënge dhe Edukatë muzikore në Shkollën Fillore në Raushiq të Pejës në vitin shkollor 1959/60, ku shërbeu vetëm shtatë muaj, meqë e morën në shërbimin ushtarak.

Arsimimi universitar

Redakto

Pas shërbimit ushtarak punoi pesë vjet mësimdhënës i gjuhës shqipe (atëherë i pakualifikuar për këtë lëndë) në shkollën fillore "Ramiz Sadiku" në Pejë. Me këtë rast, pa shkëputje nga puna, u regjistrua në Fakultetin Filologjik (atëherë: Filozofik), në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Prishtinë dhe u diplomua më 1966.

Pas viteve të 70-ta është regjistruar në studime pasuniversitare në Prishtinë, në Drejtimin e Gjuhësisë, ku ka pasur rastin të dëgjojë ligjërata në Prishtinë nga pedagogët (profesorët) e njohur nga Shqipëria, siç ishin: prof.dr.Eqrem Çabej, prof.Jorgji Gjinari, prof.Mahir Domi, prof. Shaban Demiraj, prof.Androkli Kostallari etj. Pasi i ka dhënë provimet, e ka zgjedhur temën e magjistraturës të formuluar nga prof. Androkli Kostallari me titull: "Gramatika e Sami Frashërit si pasqyrim i synimeve gjuhësore të Rilindjes". Konsultimin për temën dhe literaturën e ka bërë në Shqipëri me mentorin, prof.Androkli Kostallarin (1975). Temën e magji

Përvoja pedagogjike

Redakto

Si mësimdhënës i dalluar u emërua këshilltar arsimor për lëndën: Gjuhë dhe letërsi shqipe në Entin Ndërkomunal Arsimor-Pedagogjik me seli në Pejë për komunat: Pejë, Deçan, Klinë dhe Burim (ish-Istog). Dhjetë vjet punoi si këshilltar i arsimit, ku pati rast të njihet me shumë arsimtarë, me njohuritë e këtyre arsimtarëve, me kushtet e punës dhe me vështirësitë që ata hasnin në procesin mësimor. Organizimi i seminareve dhe kunsultimet lidhur me reformat në arsim si dhe udhëzimet lidhur me zbatimin e rregullave të drejtshrimit të gjuhës shqipe, ishin preokupim i tij i përhershëm. Risi e këshilltarëve ishin edhe planet orientuese, planet operuese, d.m.th. planet e shkoqitura mësimore për një muaj, një javë dhe për një ditë me njësi të shënuara mësimore. Ishin këto dhe të tjera aktivitete që e mbanin të fortë këtë këshilltar të arsimit prej vitit 1966 gjer në vitin 1975, kur, pasi konkurroi, u emërua pedagog - profesor në shkollën e lartë pedagogjike "Bajram Curri" në Gjakovë, në fillim për lëndën:

  • Gjuhë e sotme shqipe I me praktikum, ndërsa më vonë edhe për lëndët:
  • Fonetikë e fonologji,
  • Morfologji e gjuhës shqipe,
  • Kulturë e gjuhës shqipe,
  • Fonologji historike,
  • Gjuhë amtare I,
  • Shkrimi akademik etj.

Të gjitha këto lëndë i ka ligjëruar në shkollën e lartë pedagogjike "Bajram Curri" dhe në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë që nga viti 1975. Punën në Fakultetin e Edukimit nuk e ka ndërprerë akoma (2007, por tani si i pensionuar, punon si profesor bashkëpunëtor.

Musai ishte mjaft i angazhuar në procesin mësimor si dhe në trajtimin e Shumë çështjeve gjuhësore. Ai ishte i pranishëm me punime gjuhësore në të përditshmet tona, në shtypin periodik, në revistën "Shkëndija" si dhe ka marrë pjesë në tubime shkencore me kumtesa nga gjuhësia shqiptare, sidomos në sesionet shkencore të Seminareve Ndërkombëtare për Gjuhën,Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku mori pjesë me shumë kumtesa. Po i cekim vetëm disa: Elementet e gegërishtes në gjuhën e njësuar shqipe - vlera të konsiderueshme gjuhësore në "Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare" (2011), Prishtinë 2002; Për disa interpretime të diskutueshme në sistemin foljor, në SNG!lLKSH (21/2), Prishtinë 2003 etj. Me kumtesën "Kontributi i rilindësve në kodifikimin e gjuhës shqipe" ka marrë pjesë në Konferencën shkencore të 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbajtur më 1978 dhe botuar me të njëjtin titull në vëllimin e dytë, në Prishtinë më 1981. Në sesionin shkencor të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, që u mbajt më 1996 dhe që u botua në përmbledhjen e kumtesave me titullin "Letërsia shqipe dhe gjuha letrare" në Prishtinë më 1998, figuron edhe kumtesa e Musait: Fonema n(r) në funksion të tingullit bukurtingëllues (antihiatizues)

Shih edhe

Redakto

Edmond Beqiri

Universiteti i Prishtinës

Lidhje

Redakto