Musa Vyshka poet, gazetar dhe pedagog shqiptar. I lindur në 1942 në Elbasan, Ai i përket një ndër plejadave më të shkëlqyera të krijuesve shqiptarë. Ai u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë 1960-1964. Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit Musa Vyshka ishte pedagog i Letërsisë dhe ka ushtruar profesionin e gazetarit. Në vitet 1981-1991 ai ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit dhe libretist në Teatrin “Skampa”. Në vitin 1992 Musa Vyshka u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, si shef katedre i Letërsisë deri më 2002 kur doli në pension. Gjatë aktivitetit të tij, Vyshka ka lënë gjurmë si autor i dhjetra librave me poezi, por edhe me tregime. Ai do të mbahet mend edhe si gazetar me themelimin e gazetës “Fjala e Lirë”. Më 2022-en Musa Vyshka është nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”. U nda nga jeta më 14 dhjetor 2023.[1] [2] [3]

Burimet Redakto

  1. ^ https://albeu.com/lajme/ndahet-nga-jeta-pedagogu-i-universitetit-aleksander-xhuvani/601096/
  2. ^ https://javanews.al/shuhet-poeti-gazetari-dhe-pedagogu-i-njohur-musa-vyshka/
  3. ^ https://newsbomb.net/ndahet-nga-jeta-poeti-gazetari-dhe-pedagogu-i-njohur-elbasanas-musa-vyshka/