Sheh Mustafa Tetova
(Përcjellë nga Mustafa Tetova)
Sheh Mustafa Tetova i njohur edhe si Mustafa Ruhi Efendi (1800 - 1893, Stamboll, Perandoria Osmane) ka qenë sheh i tarikatit Nakshibendi dhe udhëheqës politik në Ballkan gjatë periudhës osmane.[1]
Lindi në ishullin Gökçeada të Egjeut (Imbros), ishte shqiptar, u zhvendos si i ri në qytetin e Kalkandelenit, sot Tetovë, në atë kohë Vilajeti i Kosovës. Ai ishte një nga pjesëmarrësit e Lidhjes së Prizrenit e cila krijoi bazat e nacionalizmit shqiptar dhe u zgjodh "Presidenti i Komitetit Qendror të Lidhjes".[1][2][3][4] U varros në oborrin e mauzoleumit Yahya Efendi në parkun e Pallatit Yıldız në Stamboll.
Referimet
Redakto- ^ a b Nathalie Clayer (2006-12-01). Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation. Recherches internationales (in French). Karthala. pp. 257, 654, 631. ISBN 978-2845868168. Marrë 21 Shkurt 2011.
- ^ Konsolidimi i nacionalizmit shqiptar Lidhja e Prizrenit 1878-1881, nga Nevila Pahumi
- ^ Peter R. Prifti (2002), Land of Albanians: a crossroad of pain and pride, Tirana: Horizont, p. 47, OCLC 52631278, marrë 2013-11-12
- ^ Bardhosh Gaçe (1999-01-01), Lëvizja kombëtare në Vlorë Toena, p. 130, ISBN 9789992711859, OCLC 43851650 Marrë 2013-11-12