Muzeu i Skënderajit
Muzeu i Skenderajit është një muze komunal i cili ndodhet në qytetin e Skënderajit. Në këtë muze gjinden mbi 500 artefakte dhe eksponate prej të cilave shumica janë nga lamia e etnologjisë që pasqyrojn një begati të lashtesisë se veshjeve karakteristike të Drenicës si të veshjeve kombetare të grave ashtu edhe të burrave. Në muze janë të vendosura edhe disa vegla të amvisnis nga qeramika dhe të odave të Drenicës.[1]
Historiku
RedaktoMuzeu etnografik dhe arkeologjik është me eksponate të shumta. Përkushtimi i stafit ka qenë në mirëmbajtjen e tyre si dhe në prezentimin e tyre para shumë qytetarëve të interesuar. Interesimi për ta vizituar muzeun komunal ka qenë më i madh nga nxënësit e shkollave fillore si dhe nga bashkatdhetarët tanë qe jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Po ashtu vizitë muzeut i kanë bërë edhe përfaqësues të misioneve nderkombëtare në Kosovë (OSBE, KFOR etj). Ky muze ka edhe librin e përshtypjeve ku vizitorët mund të shkruajnë për mbresat dhe përshtypjet e tyre. Muzeun Komunal në Skenderaj, e kanë vizituar edhe ekspert të arkeologjisë dhe etnografisë të cilët kanë shprehur gatishmeri që të ndihmojnë në përcaktimin e vjetërsisë së eksponateve, si dhe konservimin e tyre me materialin adekuatë. [2]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1167. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ https://drejtoriaperkulturerinisport.weebly.com/muzeu.html