Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz
Kompleksi Memorial Adem Jashari i njohur edhe si Kompleksi Memorial i Lagjes Jashari është një monument i trashëgimisë kulturore i cili ndodhet në Prekaz, Skenderaj, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "arkitekturale", i miratuar me numër përkatës 3494.
Kompleksi Memorial Adem Jashari Kompleksi Memorial i Familjes Jashari | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prekaz, Skenderaj, Kosovë |
Ndërtuar | Shek. XX |
Organi drejtues | Komuna Skenderaj |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3494 |
Përshkrimi
RedaktoKompleksi Memorial “Adem Jashari”, gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndërruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje të kësaj zone me interes të veçantë, i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike dhe kulturore për qytetarët e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe ligjin për shpalljen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” zonë me interes të veçantë nacional. Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje si Shaban, Hamëz e Adem Jashari pandërprerë qëndron Garda e FSK-së, e cila e nderon Komandantin Legjendar dhe mbarë familjen Jasharaj.[2]
Shih edhe
RedaktoGaleria
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Komuna e Skenderajit". Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2016. Marrë më 31 janar 2017.
Lidhje të jashtme
Redakto- Kompleksi Memorial "Adem Jashari" në Prekaz (Faqe zyrtare) Arkivuar 7 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar më 13.11.2016.
- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine