Skënderaj

qytet në Kosovë
(Përcjellë nga Skenderaj)

Skënderaj ose Srbicë (Cirilik serb: Србица Srbica) është qytet dhe komunë që ndodhet në Rajonin e MitrovicësKosovës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, qyteti i Skënderajt ka 9,372 banorë, ndërsa komuna ka 50.858 banorë.

Skënderaj ose Skënderaji
Србица / Srbica (Serbisht)
Flamuri i Skënderaj ose Skënderaji Србица / Srbica (Serbisht)
Official logo of Skënderaj ose Skënderaji Србица / Srbica (Serbisht)
Location of the municipality of Skenderaj within Kosovo
Location of the municipality of Skenderaj within Kosovo
Skënderaj is located in Earth
Skënderaj (Earth)
Koordinatat: 42°44′N 20°47′E / 42.733°N 20.783°E / 42.733; 20.783
ShtetiKosova Kosova
RajoniRajoni i Mitrovicës
Qeveria
 • KryetariFadil Nura (PDK)
Sipërfaqja
 • Komuna374 km2 (144 sq mi)
Lartësia mbidetare
620 m (2.030 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
9.372
 • Komuna
50.858
 • Dendësia (Komuna)140/km2 (350/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
41000
Prefiksi+383 28
Targa e automjeteve02
Faqja zyrtareOfficial site

Është qyteti më i madh në rajonin gjeografik të Drenicës. Ai është i populluar kryesisht nga shqiptarë etnikë. Pretendohet të jetë qyteti më i varfër në Kosovë. Është vendi ku filloi Lufta e Kosovës në vitin 1998 dhe të cilit i është bërë dëmi më i madh.

Historia

Redakto

Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton që nga kohrat e lashta Ilire që dëshmohet me dokumentacionin paraprak të arkivave dhe që ka një parahistori si: Runiku Lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare Surigana: Kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë “Gjytet” (gërmadha) etj.

Skënderaj është qendra e një krahine ndër me rezistueset, në gjithë trojet shqiptare. Populli i saj i ngulitur që nga lashtësia në këto troje, gjithmonë deri në ditët e sotme ishte i prirur që të mos nënshtorhet ndaj asnjë pushtuesi pa marrë parasysh fuqinë e tij dhe gjithëherë duke pasur për motiv mbrojtjën e trojeve të tyre etnike.

Pra, Skënderaj është një nga qendrat dhe trevat më kryengritëse në të gjitha trojet shqiptare. Ai u ngrit kundër Perandorisë Osmane dhe me 1891, ia bëri rrafsh me tokë Sarajin që po ngrehte për administratën turke, pikërisht në Skënderajn e sotëm.

Në vitin 1912, Hasan Prishtina, edhe ky bir Drenice, me prejardhje nga Palaci i Skënderajt, mbajti fjalimin mobilizues pranë Kullës së Ahmet Delisë së Prekazit, trimat e të cilit fshat, në periudha të ndryshme kohore ndërruan ritmin monoton të historisë dhe mbeten në kujtesën e kombit si shembujt më tipik se si vdiset për t’u bërë tapia e kësaj toke.

Më 1912, Ahmet Delia i kundërvihet hordhive të armatosura serbe që terrorizonin fshatin me ç’rast vret disa ushtarë serbë. Nga kjo ditë, për kohë të gjatë ndërron kursi i sjelljes së policisë dhe ushtrisë serbe ndaj popullatës së pafajshme. Nuk hyhet kohë e pa kohë për të bastisur shtëpitë shqiptare.

Por jo vetëm Prekazi sfidoi pushtuesit e sidomos hegjemoninë serbe. E gjithë Drenica ishte log betejash në krye me Azem e Shotë Galicën në vitet e njëzeta kur hegjemonia serbe po bënte përpjekje të shpërngulë me terror shqiptarët për ta konolizuar atë me sllavë, e gjthë Drenica u përgjak në vitin 1945 ngase bijt e sajë po kuptonin fare mirë se po bëhej tradhëti dhe trojet shqiptare prapë po ngelnin nën thundrën sllave.

Më 1981, Tahir Meha, i po këtij fshati, tregon se si i dilet zot vatanit. Ngujohet në kullë dhe lufton derisa me tanke ushtria moderne jugosllave ia bën rrafsh me tokë kullën e Emin Latifit – gjyshit të tij dhe bashkëluftëtarit të Azem Galicës.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është themeluar në këto troje dhe me të vërtetë Skënderaj konsiderohet treva më kryengritëse e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.

Operacionet ushtarake të ushtrisë serbe në mars të vitit 1998 në Prekaz kundër udhëheqësit të UÇK Adem Jashari paraqesin fillimin e luftës së përgjakshme kundër pushtuesve serb. Adem Jashari, Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) përfundimisht i bëri të ditur botës se sa është i lidhur për trualli dhe çfarë sakrificash në përmasa mitike është në gjendje të përballojë për lirinë e atdheut njeriu shqiptar e në veçanti shqiptari i Drenicës.

Gjeografia

Redakto

Pozita gjeografike

Redakto

Komuna e Skënderajt zë vend qendror në Drenicë, shtrihet në një sipërfaqe prej 378 km². Në veri kufizohet me Komunën e Mitrovicës, në lindje me Vushtrrin, në jugëperëndim me Drenasin (Gllogovcin) dhe Klinën, ndërsa në përendim me Burimin (Istogun). Nëpër Komunë kalojnë rrugë të rëndësishme automobilistike të cilat e lidhin me qendrat e tjera të Kosovës. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 44 48 V dhe 20° 47 19 L.

Territori i Komunës së Skenderajt ka konfiguracion kodrinoro-malorë me lartësi mbidetare mesatare prej 500–700 m, kurse pikën më të lartë e paraqet maja e Qyqavicës me lartësi 1 117 m.

Ka reliev të butë, përshkohet me lugina lumenjësh të vegjël, kryesisht dominon klimë e mesme kontinentale që karakterizohet me dimëra të ashpër, vera të thata me temperatura të larta e reshje të pakta, ndërsa ka një florë dhe faunë të pasur.

Në Komunën e Skënderajt banojnë mbi 50 mijë banorë ku 99% janë shqiptarë. Në strukturën e popullsisë kryesisht dominon mosha e re dhe atë: 47 % deri në moshën 20 vjeçare, 48 % nga 20-60 vjeçë, ndërsa vetem 5 % të moshuar mbi 60 vjeçë. Shtimi natyrorë ka një shkallë të lartë, mbi 28 promila me një shkallë të ulët të vdekshmërisë rreth 5 promila.

Komuna e Skënderajit si pozicion gjeografik gjendet në qendër të Kosovës, 50 km në veriperndim të kryeqytetit të Kosovës Prishtinës. Skënderaji si komunë është i përshirë në regjionin e Mitrovicës dhe është 20 km në juglindje të këtij qyteti.

Komuna e Skenderajit është në qendër të Kosovës dhe kufizohet me këto komuna të Kosovës:

Nëpër Komunë kalojnë disa rrugë me karkter të rrugëve nacionale si:

  • Në pjesën veriore rruga Pejë- Mitrovicë, e cila ka akse Lindje - Perëndim.
  • Rruga Skënderaj- Drenas-Komoran -Prishtinë, ka aks Veri-Jug dhe është rrugë me karakter nacional
  • Me karkter të rrugës regjionale është rruga Skënderaj - Klinë.
  • Gjithashtu Skënderaji është i lidhur edhe me një rrugë të kategorisë së IV me qytetin e Vushtrrisë.

Karakteristikat fizike –gjeografike

Redakto

Karakteristikat gjeologjike

Redakto

Sipas shënimeve të mëherëshme që janë shfrytëzuar për plane Urbanistike dhe të shënimeve tjera hulumtuese, toka e Komunës nga aspekti gjeologjik është e ndryshueshme ku mbizotrojnë argjilet laporike me thëngjill, me rërë dhe zhavor-pont, dhe në disa vendbanime toka është gëlqerore dhe humusore.

Karakteristikat morfologjike

Redakto

Komuna e Skënderajt gjendet në zonën ku lartësia mbidetare sillet prej 500 dhe 700 m. Me këtë lartësi ajo gjërësisht është e hapur nga jugu në drejtim të Drenasit dhe Fushës së Drenicës, me një hyrje në verilindje kah Mitrovica dhe në jugperëndim kah Klina, nga Rrafshi i Dukagjinit.

Në lindje të Skënderajt, ngritet terreni nga malet e Qyqavicës në një lartësi prej 1.091 m, ndërsa në veriperëndim me 1.117 m lartësi dhe me male të thata 1.750 m lartësi.

Në përgjithësi nga aspekti gjeomorfologjik mund të cekim se terreni i Komunës me vendbanime është i përshtatshëm dhe nuk paraqet ndonje faktor kufizues që do të pengonte shtrirjen e mëtejshme topografike.

Karakteristikat klimatike

Redakto

Në komunën e Skënderajit si makroklimë mbizotëron klima kontinentale me verëra të nxehta dhe me dimëra shumë të ashpër dhe të ftohët. Meqënëse komuna ka një terren kodrinoro - malor me siguri ka edhe mikroklima të caktuara në pjesë të caktuara të territorit të saj, por në mungesë të një stacioni meteorologjik nuk ka të dhëna të sakta.Të dhënat për kushtet klimatike të komunës merren nga stacioni meteorologjik i Mitrovicës.

  • Temperatura mesatare vjetore është 10 shkallë Celzius
  • Muaji me i nxehët është korriku dhe gushti me 20.4 0C
  • Muji me i ftohtë është janari me – 1.3 4 0C
  • Maksimumi absolut arrihet në gusht me mbi 36.4 0C
  • Minimumi absolut arrihet në shkurt -25.24 0C.

Erërat dominante në Skenderaj kanë drejtimin e veriperëndimit. Erërat verore dhe pranverore fryejn nga jugu. Shpejtësitë mesatare më të mëdha të erërave janë:

  • Perëndimore 9.3 m/sec;
  • Verilindore 4.2 m/sec;
  • Veriperëndimore 3.8 m/sec;
  • Jugore 2.8 m/sec dhe
  • Lindore1.6 m/sec.

Në komunë gjatë vitit të reshurat mesatare janë 604,8 mm

  • Vjetorja maksimale 850.9 mm (të reshura)
  • Vjetorja minimale 394.9 mm (të reshura)
  • Ditët më të hershme 5.11
  • Ditët më të vonshme 3.05

Lagështia relative mesatare vjetore e ajrit është 71,4 %. Lagështia relative mesatare sipas stinëve në verë ështe 62,5 %, në pranverë 68,5 %, në vjeshtë 72,6 % dhe ne dimër 81,6 %.

Karakteristikat hidrografike

Redakto

Terreni në të cilin është komuna e Skenderajt i takojnë slivit të Detit Adriatik. Në lindje të komunës rrjedh lumi Klina, rrjedha e majtë e Drinit të Bardhë. Në lindje dhe juglindje rrjedhin lumejtë Sitnica dhe Drenica.

Lumi “Klina” buron në fshatin Kuqicë dhe përshkon territorin në aksin veri jug dhe kalon nëpër tërë territorin e Komunës si dhe në qendrën e qytetit të Skënderjat me një rrjedhë të ngadalshme, me një thellësi mesatare dhe një gjatesi prej 40 km.

Gjithashtu nëpër territorin e komunës ka edhe një numër të madh përrockash të cilat në tërësi derdhen në lumin “Klina”. Rrjedhat e lumenjëve nuk i rrezikojnë vendbanimet sepse ato deri më tani nuk kanë dalur nga shtrati i tyre.

Në territorin e Komunës së Skënderajit nuk egziston asnjë liqen, as natyrorë por as edhe artificial përpos disa rezervateve të ujit të cilët edhe ata janë në numër të vogël.

Karakteristikat sizmike të Komunës

Redakto

Komuna e Skënderajt bënë pjesë në dy zona sizmike:

Në zonën me dridhje prej VI shkallë të Rihterit dhe Në zonën me dridhje prej VII shkallë të Rihterit

Në zonën prej VI shkallë të Rihterit bënë pjesë 5/6 e sipërfaqes së përgjithshme të Komunës në përgjithësi. kryesisht pjesa përendimore e komunës.

Në zonën prej VII shkallë të Rihterit bënë pjesë 1/6 e sipërfaqes së përgjithshme të Komunës kryesihst pjesa lindore e komunës. Në bazë të karakteristikave gjeodezike dhe karkteristikave të zonës sizmike të Skënderaji paraqet një mesatare të dridhjeve sizmike.

Karakteristikat pedologjike

Redakto

Komuna e Skenderajt shtrihet në terrenin me përbërje të llojllojshme pedologjike. Në bazë të shënimeve nga Plani Urbanistik i vitit 1974 shihet se territori i ngushtë i qendrës së qytetit ka një përbërje ranore, me prezencën e karbonateve, Aluvininë, ndërsa në pjesët tjera të terrenit të komunës përbërja e tokës është humusore dhe smonicë. Kualiteti i tokës variron nga toka e klasit të parë deri te toka e klasit të V-stë.

Kategoritë e tokës

Sipas shënimeve katastrale dhe studimeve të mëhershme toka e komunës përfshihet në kategoritë I deri në VI si dhe tokën e pakategorizuar jopjellore (tokë shterrpë) Një pjesë shumë e vogël me afro 10 % të sipërfaqes së gjithmbarshme bënë pjesë në kategorinë e II-të dhe të I-rë, ndërsa pjesa dërmuese bënë pjesë në kat.e V dhe të VI.

Pasuritë natyrore të Komunës

Redakto

Territori i Komunës së Skënderajt në pikëpamje gjeologjike nuk është hulumtuar mjaft, kështu që janë të nevojshme hulumtimet e mëtutjeshme në këtë drejtim.

Territori që përfshin komuna e Skënderajit nuk ka hulumtime të mjaftueshme nga aspekti gjeologjik andaj të dhënat që do ti japim me sa vijon nuk janë të gjitha të dhënat për pasuritë nëntokësore që mundë t’i këtë komuna.

Në bazë të hulumtimeve që janë bërë deri më tani komuna ka këto pasuri nëntokësore:

  • Gurë gëlqerorë
  • Argjil i kualitetit të lartë për punimin e matrialeve ndërtimore
  • Plumb dhe Zing (këto të dhëna janë marrë sipas disa hulumtimeve burimore sesa në bazë të hulumtimeve shkencore) dhe së këto zona janë në fshatrat e Bajës dhe Syriganës.
  • Xehet e Nikelit

Duke u bazuar në faktin se minera e Feronikelit nuk është larg nga territori i komunës sonë sipas disa të dhënave ka shenja se edhe në fshatrat e komunës së Skënderajit siqë janë: Qirez, Baks, Prellovc etj ka xehe nëntokësore por që duhet të bëhet një hulumtim shkencor i saktë.

Thëngjill

Sipas hulumtimeve të viteve 1983/84 nga instituti “INKOS” në kuadër të KEK-ut është bërë një hulumtim ku këto hulumtime kanë ardhur në përfundim se në fshatrat Polac dhe Prekaz të komunës së Skënderajt ka rezerva të thëngjillit prej 7.000.000 tonë në thellësi prej 10–15 m.

Kultura

Redakto

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Skënderajt ka pasur 7 biblioteka publike me 68.344 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 20.253, derisa degët e saj në Likoc, Turizek, Runik, Klinë e Epërme dhe Prekaz i Epërmë kanë pasur 48.091 libra. Pas luftës të gjitha degët për rreth kanë qenë djegur nga "dora e zezë" serbe, por biblioteka kryesore në Skënderaj, pos disa dëmtimeve, ka mbijetuar. Si pasojë, të gjashtë degët me 48.091 libra kanë qenë djegur në këtë komunë.

Personalitete nga regjioni

Redakto

Politika

Redakto

Pas luftes se fundit ne Kosove, Skenderaj eshte udhehequr nga Partia Demokratike e Kosoves e cila i ka fituar zgjedhejt ne te gjitha rastet me mbi 85%.

Të tjera

Redakto
  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Ekonomia

Redakto

Skënderaji ka qenë historikisht komuna më e varfër në Kosovë, me pak investime që janë bërë që nga koha e ish-Jugosllavisë. Ajo vuan nga aktiviteti i ulët ekonomik dhe papunësia e lartë e vazhdueshme. Bujqësia është industria kryesore lokale, por komuna nuk ka zhvilluar plotësisht tokën e punueshme ekzistuese. Sot, ekonomia lokale përbëhet nga ndërmarrje të vogla si dyqane dhe restorante familjare, ndërsa dy fabrika të privatizuara, një mulli tullash dhe mielli, punësojnë disa qindra njerëz. Sektori tjetër kryesor i punësimit është shërbimi civil i bashkisë.

Demografia

Redakto
Shiko : Lista e ardhacakëve - Skënderaj
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Ashkali  % Boshnjak  % Total
1991 regj.* 63.668 98,5 812 1,3
166 (“të tjerë”) ; 0,2 %
64.646
Januar 1999* 65.000* N/A 291 N/A N/A N/A N/A N/A 65.000*
2005 70,000* 100 326 N/A 68 N/A 20 N/A 70.000*
2011 50685 99,66 50 0.1 10 0.02 42 0.08 50858
*.Përafërsisht (1) 1999 census data, Municipality. It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable.
Ref: OSCE (PDF/HTML[lidhje e vdekur])

Burim i të dhënave

Redakto

Shiko dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto



 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj