Muzoon Almellehan (arabisht: مزون المليحان Muzun el-Melihan) është një aktiviste dhe refugjate siriane e zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është e njohur për punën e saj për të mbajtur vajzat siriane në shkollë dhe është referuar si "Malala e Sirisë". Në qershor të vitit 2017 ajo është bërë ambasadorja GoodWill më e re në UNICEF.

Muzön Almellehan në Festivalin e Qytetarëve Global në Hamburg (në vitin 2017)

Biografia

Redakto

Almellehan u lind në prill 1999 nga Eman dhe Rakan Almellehan, dhe u rrit në qytetin sirian Daraa.[1][2] Babai i saj ishte një mësues. Ajo ka dy vëllezër dhe një motër, të cilët janë midis një dhe katër vjet më të rinj se ajo. Pas shpërthimit të luftës civile siriane, qyteti i tyre u rrethua nga qeveria në fillim të vitit 2014. Familja e saj u zhvendos në Jordani kur luftimet u bën të rënda në vitin 2014 dhe jetuan në kampet e refugjatëve për tre vjet. Familja Almellehan u detyrua të lëvizte disa herë. Kur familja e saj iku nga Daraa për herë të parë për t'u strehuar në kampet e refugjatëve të Jordanisë, ajo pretendon se gjithçka që ajo mori me vete ishin librat e saj, sepse arsimi ishte gjëja më e rëndësishme për të.[3] Kampi i parë në të cilin jetonin ishte Za'atari, prej nga shkuan në Azraq, një kamp tjetër jordanez.[4] Ndërsa atje, familja e saj mori oferta për të kaluar në Kanada ose Suedi. Babai i Almellehan i refuzoi këto për arsye logjistike. Almellehan më vonë ka negociuar lëvizjen e familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar sipas një plani të shpallur në shtator të vitit 2015 nga David Cameron, me të cilin qeveria britanike ka planifikuar të pranojë 20,000 refugjatë sirianë. Familja u dërgua në Newcastle dy muaj e gjysmë më vonë, duke qenë në mesin e refugjatëve të parë sirianë të pranuar në Britani të Madhe. Fëmijët e Almellehan ishin regjistruar në një shkollë lokale. Almellehan ishte midis nëntë fëmijëve refugjatë në Shkollën Kenton, dhe ka shprehur interesimin për t'u bërë gazetare. Ajo ka deklaruar se ajo e gjeti përshtatjen e variantit lokal të gjuhës angleze si të vështirë.

Aktivizmi

Redakto

Almellehan u drejtua për të avokuar për edukimin e vajzave me faktin se gjysma e 40 vajzave në klasën e saj në Za'atari braktisën shkollën për t'u martuar. Martesa e fëmijëve, edhe pse jo veçanërisht e zakonshme në Siri, u rrit në mënyrë dramatike pas fillimit të luftës civile.[5][6] Almellehan u bë i njohur për përpjekjen për të bindur prindërit që të linin fëmijët e tyre, veçanërisht vajzat, në shkollat e refugjatëve në vend që t'i bënin ata të martohen herët. Ajo gjithashtu u përpoq t'i bindte fëmijët të qëndronin në shkollë dhe të parandalonin martesën e fëmijëve.[7]

Almellehan është një mike me Malala Yousafzai, të cilën ajo u takua në 2014 kur Yousafzai ishte duke vizituar kampin e refugjatëve, ku Almellehan ishte duke qëndruar. Yousafzai më vonë ftoi Almellehan në ceremoninë në të cilën ajo mori Çmimin Nobel për Paqe. Yousafzai vizitoi gjithashtu Almellehan në ardhjen e saj në Britani të Madhe.Aktivizmi i Almellehan u pranua në një numër vendesh, gjë që ka bërë të në marrë edhe nofkën "Malala e Sirisë"[8]

Më 16 tetor 2017, Muzoon u kthye në vendin e saj në Siri për herë të parë pas migrimit të saj për të takuar, mbështetur dhe ndihmuar studentët e vendit të goditur nga lufta, të cilët ishin të vendosur për të fituar arsim edhe gjatë rrethanave më të vështira brenda vendit.[9]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Lizzie Dearden (4 shkurt 2016). "Syrian refugee girl's message to world leaders: 'Give us the power to make our hopes and dreams come true'". The Independent. Marrë më 14 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Thompson, Craig (30 maj 2016). "Newcastle offers new homes to Syrian refugees – but Sunderland has offered no help". Chronicle Live. Marrë më 14 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Mertens, Maggie. "When Muzoon Almellehan Fled War-Torn Syria, She Only Brought One Thing—Her Schoolbooks". Glamour. Marrë më 2018-05-03. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Muzoon Almellehan: the Syrian teenager who is the talk of the Tyne". The Guardian. 27 janar 2015. Marrë më 14 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Syrian teen advocates for girls' education". New York Times. 4 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2016. Marrë më 14 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Strochlic, Nina (9 shtator 2014). "Meet the Malala of Syria". The Daily Beast. Marrë më 14 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Woollaston, Victoria (5 nëntor 2016). "How Newcastle embraced a teenage Syrian refugee". Wired. Marrë më 14 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Purewal, Harpreet (24 tetor 2016). "If Dove expects women to cheer up, it hasn't been paying attention". The Guardian. Marrë më 14 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Muzoon Almellehan returns to Jordan to meet Syrian refugees striving to get an education". UNICEF. Marrë më 2018-05-03. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)