Malala Yousafzai

This is the stable version, checked on 13 shkurt 2022. 1 pending change awaits review.

Malala Yousafzai (Pashto: ملاله یوسفزۍ [məlaːlə jusəf zəj];[2]lindi më 12 korrik 1997)[2] është një aktiviste pakistaneze për arsimimin e femrave dhe laureate për Çmimin Nobel për Paqe.[3] Ajo është e njohur kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për arsimim e grave në vendlindjen e saj Swat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit, ku talibanët lokal kishin ndaluar vajzat të ndjekin shkollën. Mbrojtja e Yousafzai është rritur në një lëvizje ndërkombëtare tashme. Familja e saj drejton një zinxhir shkollash në rajon. Në fillim të vitit 2009, kur ajo ishte 11-12 vjeçare, Yousafzai shkroi një blog nën një pseudonim për BBC Urdu duke shkruar me detaje jetën e saj nën pushtimin taleban, përpjekjet e tyre për të marrë kontrollin e luginës dhe pikëpamjet e saj në promovimin e arsimit për vajza në Luginën Swat. Verën e ardhshme, gazetari Adam B. Ellick bëri një dokumentar[4]New York Times për jetën e saj dhe se si ushtria pakistaneze ndërhyri në rajon.

Malala Yousafzai
Yousafzai në samitin e vajzave më 2014
U lind në12 korrik 1997 (24 vjet)
ArsimiEdgbaston High School
ShkollimiUniversiteti i Oksfordit
ProfesioniAktiviste për edukimin e femrave, ish-blogere për BBC Urdu
PunonjësMalala Fund
Prind/ërZiauddin Yousafzai
Toor Pekai Yousafzai[1]
NderimetÇmimi Nobel për Paqe (2014)
Faqja në rrjetwww.malala.org

Më 9 tetor 2012, ndërsa ishte në një autobus në distriktin Swat, pasi kishin marrë një provim, Yousafzai dhe dy vajza të tjera u qëlluan nga një sulmues i Tehrik-i Taliban Pakistan në një tentativë për vrasje në shenjë hakmarrjeje për aktivizmin e saj; personi i armatosur u largua nga vendi i ngjarjes. Yousafzai u godit në kokë me një plumb dhe mbeti pa ndjenja dhe në gjendje kritike në Institutin e Kardiologjisë Rawalpindi, por gjendja e saj më vonë u përmirësua mjaftueshëm që ajo të transferohej në Spitalin Mbretëresha ElizabethBirmingham, MB.[5] Përpjekja për jetën e saj shkaktoi një mbështetje ndërkombëtare për të. Deutsche Welle raportoi në janar 2013 se ajo mund të jetë bërë "adoleshentja më e famshme në botë".[6] Javë pas tentativës për vrasje, një grup prej 50 klerikësh myslimanë në Pakistan lëshuan një fetva kundër atyre që u përpoqën ta vrisnin.[7] Tehrik-i-Taliban Pakistan u denoncua ndërkombëtarisht nga qeveritë, organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet feministe. Zyrtarët e Tehrik-i-Taliban Pakistanit iu përgjigjën dënimit duke denoncuar më tej Yousafzai, duke treguar planet për një tentativë të dytë të mundshme për vrasje, të cilën ata mendonin se ishte e justifikuar si një detyrim fetar. Deklaratat e tyre rezultuan në dënime të mëtejshme ndërkombëtare.[8]

Pas shërimit të saj, Yousafzai u bë një aktiviste e shquar për të drejtën për arsim. Me bazë në Birmingham, ajo bashkë-themeloi Malala Fund, një organizatë jofitimprurëse me Shiza Shahid, dhe në 2013, ajo ishte bashkëautore I Am Malala, libri më i shitur ndërkombëtar.[9] Në vitin 2012, ajo mori Çmimin e parë Kombëtar të Paqes për Rininë e Pakistanit dhe Çmimin Saharov më 2013. Në vitin 2014, ajo ishte bashkëpërfituese e Çmimit Nobel për Paqen 2014, me Kailash Satyarthi nga India. Në moshën 17-vjeçare në atë kohë, ajo ishte fituesja më e re e Çmimit Nobel.[10][11]

Yousafzai përfundoi arsimin e saj të mesëm në Edgbaston High School nga viti 2013 deri më 2017. Nga atje ajo fitoi një vend në Universitetin e Oksfordit dhe ndërmori tre vjet studime për një diplomë Bachelor të ArteveFilozofi, Politikë dhe Ekonomi (PPE), si universitare në Lady Margaret Hall, një kolegj i universitetit. Ajo u diplomua në vitin 2020.

Referime

Redakto
  1. ^ Tighe, Siobhann (2017-04-18). "Malala Yousafzai's mother: Out of the shadows". BBC News (në anglisht). Marrë më 13 janar 2021.
  2. ^ a b امنسټي انټرنېشنل پر ملاله یوسفزۍ برید وغانده (në pashtoisht). BBC Pashto. 18 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2012. Marrë më 11 tetor 2013.
  3. ^ "Malala Yousafzai Becomes Youngest-Ever Nobel Prize Winner" (në anglisht). 10 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  4. ^ Times Documentaries - Class Dismissed: Malala’s Story
  5. ^ Schifrin, Nick (7 tetor 2013). "The 72 Hours That Saved Malala: Doctors Reveal for the First Time How Close She Came to Death". ABC News (në anglisht). Marrë më 10 tetor 2014.
  6. ^ Kyle McKinnon (18 janar 2013). "Will Malala's Influence Stretch to Europe?" (në anglisht). Deutsche Welle. Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2013. Marrë më 24 korrik 2013.
  7. ^ "Malala Yousafzai: 'fatwa' issued against gunmen". The Guardian (në anglisht). 12 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2017. Marrë më 21 gusht 2017.
  8. ^ Imtiaz, Saba (17 korrik 2013). "(Pakistani)Tehrik-i-Taliban Pakistan's letter to Malala Yousafzai: this is why we tried to kill you". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 11 maj 2020.
  9. ^ "Best Sellers – November 3, 2013 – The New York Times" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2017. Marrë më 3 shkurt 2017.
  10. ^ "Nobel Laureates by Age" (në anglisht). nobelprize.org. 20 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2014. Marrë më 20 tetor 2014.
  11. ^ "Malala Yousafzai becomes youngest-ever Nobel Prize winner". The Express Tribune (në anglisht). 10 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2014. Marrë më 10 tetor 2014.