Mynevere Shuteriqi (21 qershor 1924 – 20 nëntor 2024) ishte një shkrimtare dhe akademike shqiptare. [1] Ajo ishte gruaja e historianit dhe autorit shqiptar Dhimiter Shuteriqi .

Mynever ka lindur më 21 qershor 1924 në Gjirokastër si Mynever Fico. Babai i saj punonte si pylltar . Në moshën 2-vjeçare u shpërngul nga Gjirokastra dhe jetoi në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Lushnje, Elbasan dhe Delvine ku mësoi edhe gjuhën greke . [2]

Në moshën 17 vjeçare ajo vendosi të bashkohej me partizanët por nuk u pranua nga batalioni pasi nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç, ndaj u arrestua dhe u burgos dy herë. [3]

Arsimi

Redakto

Gjatë viteve 40 ajo studioi në Institutin Pedagogjik Nënë Mbretëresha me vajza të tjera si Liri Belishova dhe Didi Biçaku . Aty mësoi gjuhën italiane dhe frënge dhe mori mësimet e para të pianos. Ashtu si dhe dëshira e mëtejshme për t'u bërë poete dhe shkrimtare lindi këtu. [4]

Karriera

Redakto

Pas mbarimit të universitetit, Shuteriqi u bë pedagog në departamentin e gazetarisë në Tiranë . [5] Ajo përktheu dhe botoi shumë vëllime novela dhe tregime në gjuhë të ndryshme dhe shqip, veçanërisht librat e saj biografikë ku kishte të bënte me kujtimet e saj. [6]

Jeta personale

Redakto

Në vitin 1940 ajo u takua me historianin Dhimiter Shuteriqi dhe u martuan në Elbasan . [7] Ata kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Si dy shkrimtarë dhe intelektualë, ata e kuptuan mirë njëri-tjetrin në rrugën që kishin marrë për të vazhduar jetën edhe pse kishin 9 vite diferencë. [8] Pas vdekjes së Dhimiterit në vitin 2003, Mynever botoi librin e saj autobiografik me kujtime kushtuar të shoqit në vitin 2008 të quajtur " Nje jete ne dashuri " [9]

Mynever është gjyshja e politikanit dhe autorit shqiptar Ben Blushi . [10] Ajo u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare më 20 nëntor 2024 në Tiranë.[1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Koço, Eno (2021-07-05). Albanian Identity in History and Traditional Performance (në anglisht). Cambridge Scholars Publishing. ISBN 978-1-5275-7189-1.
  2. ^ Vatra e kulturës. Shtëpija Qëndrore e Krijimtarisë Popullore. 1967.
  3. ^ Gruaja shqiptare në lujtën antifashiste nacionalçlirimtare. Shtepia botuese "8 Nëntori". 1975.
  4. ^ "Një jetë mes librave, çfarë i bën bashkë dy dashuritë e Mynever Shuteriqit?". a2news.com. Marrë më 2023-02-05.
  5. ^ "Ben Blushi: Gjyshja ime, Mynever Shuteriqi - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2023-02-05.
  6. ^ "Ditaret e Shuteriqit: 7 prilli mes studentëve shqiptarë në Francë". Botimet Shqiptare (në anglisht). 2010-04-04. Marrë më 2023-02-05.
  7. ^ tg. "Mynever Shuteriqi/ Ja të pathënat që mori me vete Dhimitër Shuteriqi". Gazeta Telegraf. Marrë më 2023-02-05.
  8. ^ "Mynever Shuteriqi: Jetoj me kujtimet dhe jeten e Dhimitrit - Arkiva Shqiptare e Lajmeve". www.arkivalajmeve.com. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2023. Marrë më 2023-02-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Mynever Shuteriqi: Udhëtimi i fundit me Dhimitrin". ExLibris (në anglishte britanike). 2020-07-10. Marrë më 2023-02-05.
  10. ^ ""He kept pictures of his French ex-girlfriend at home", Ben Blushi shares his grandmother's late confession on her 98th birthday: I have been put in prison twice". sot.com.al. Marrë më 2023-02-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)