NISI MASA
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
NISI MASA është rrjet Evropian i Asociacioneve, tani për tani prezente në 19 shtete. Ështe themeluar në vitin 2001 dhe pas shtatë viteve numri i shteteve përfaqësuese në rrjet është rritur në 23, (përveç shteteve të BE-së edhe Kroacia, Kosova, Maqedonia, Turqia dhe Rusia) aktualisht janë 24 asocacione anëtare me rreth 1000 antarë. Organizata jo-fitimprurëse është e përkrahur në mes tjerash nga: Bashkimi Evropian (Rinia, Shoqëria Civile & Programet Mediale), Këshilli Evropian, Fondacioni Kulturor Evropian, Fondacioni Kulturor i Alenacës, Fondacioni francez dhe Ministria për Rini, Sport dhe jetës shoqërore e Francës. Synimet kryesore të NISI MASA’s janë të zbulojnë talentë të rinj të filmit, të zhvillojnë projekte ndër-kulturore audiovizuele, të ushqejnë vetëdijen Evropiane përmes kinemasë dhe të ngrisin platformë diskutimi dhe bashkëpunimi për filmbërësit e rinj Evropian.
NISI MASA ndërmerr lloje të ndryshme të projekteve, përfshirë garën e përvjetshme për skenarë të filmit të shkurtë Evropian, puntori për filmbërje, shkrim të skenareve, shfaqje të filmave, takime të ndërlidhura me kinematografinë ( konferenca, seminare, etj) dhe publikime ( libra, revista mujore dhe po ashtu revista ditore të prodhuara gjatë festivaleve të ndryshme të filmit- më së voni, Festivali i Filmit në Canne Secili projekt organizohet nga një apo disa asocacione anëtare. Të gjitha aktivitetet janë të kordinuara nga qendra e sekretariatit Evropian me bazë në Paris, Francë.
Gjeneza
RedaktoNISI MASA është themeluar në vitin 2001 nga tre shokë entuziast të filmit të cilët dëshironin të formonin një platformë të gjërë evropiane për bashkpunim ndërmjet filmbërës të rinj . Gjatë shtatë viteve, numri i shteteve në rrjetë është ngritur në nëntëmbëdhjetë, (tani duke përfshirë shtetet e BE-së po ashtu shtetet fqinje si Kroacia, Kosova, Maqedonia, Turqia dhe Rusia) dhe aktualisht janë 20 asocacione anëtare me rreth 1000 antarë. Emri ‘NISI MASA’ është aludim te filmi 8 ½ nga Frederico Fellini, në të cilin Marcello Mastroianni përsëritë frazën Asa Nisi Masa. Filmi, klasike filmike Evropiane, dhe sentenca , një yshtje që nuk i takon ndonjë gjuhe të veçantë, reflekton shpirtin filmik dhe ndërkufitar të rrjetit .
Aktivitetet kyqe
RedaktoNISI MATitulli i lidhjesSA është rrjet i kineastëve të rinj. Në qendër të veprimeve të tyre është puna audiovizuele përreth Evropës. Me theks të veçantë në shkëmbimet ndërkulturore. Takimet dhe puntoritë zhvillohen rregullisht gjatë tërë vitit si përbrenda Bashkimit Evropian ashtu dhe në shtetet fqinje, shpesh në bashkpunim me festivale ndërkombtare të filmit.
Gara për skenar
RedaktoMe qëllim të zbulimit të talentëve të rinj të filmit, Asociacioni mbanë garën e përvjetshme të skenarit për film të shkurtë Evropian dhe ndihmon skenarët fitues në prodhim dhe shpërndarje. Të rinjët nga mosha 18 deri 28 nga të gjitha shtetet antare të rrjetës mund të marrin pjese duke shkruar skenarë me temë specifike, që ndryshon çdo vit. Shpërblimi për skenaret fituese është përkrahja në prodhimin e filmit të tyre të shkurtë. Që nga 2002, me mijra skenarist të rinj kanë marë pjesë në garë. Një numër i filmave të shkurtë janë realizuar në përkrahje të NISI MASA-s. në vitin 2008 tema e garës ishte `Ikja`. Rregullat e garës dhe informatat shtesë mund të gjenden në ueb faqën zyrtare. https://web.archive.org/web/20160504164458/http://nisimasa-scriptcontest.eu/.
Punëtori për filmbërje dhe shkrim të skenarëve
RedaktoNjë nga aktivitetet kryesore të NISI MASA-s është të zhvillojnë projekte ndër-kulturore audiovizuele, dhe punëtori për shkrim të skenarëve. Në punëtorinë e shkrimit të skenarëve pjesëmarrësit nga tërë Evropa diskutojnë skenaret e tyre, rishkruajn dhe mësojnë të promovojnë idetë e tyre në nivel Evropian. Të përkrahur nga tutorët dhe trajnuesit ndërkombëtarë, Europianët e rinj mbajnë `stuhi mendore` të përbashkët, punojnë në grupe apo individualisht me tutor profesional me ç`rast pranojnë reagimet e ndryshme për skenarët e tyre. Punëtoritë e fundit për filmbërje kanë përfshirë gjërësisht eksplorimin e qyteteve ku janë mbajtë, zakonisht duke përcjellur ndonjë temë të veçantë. Me qëllim të përfitimit nga përceptimet e ndryshme kulturore, pjesmarrësit e këtyre puntorive kanë ardhur prej vendeve të ndryshme të punojnë së bashku të punojnë për një periudhe të shkurtër por intenzive.
Disa shembuj të fundit të puntorive të NISI MASA’s për filmbërje dhe shkrim të skenarëve.
Vizionet e Stambollit
RedaktoNë prill 2007, tetë grupe të rinjsh nga tërë Evropa erdhën të filmojnë Stambollin nga këndvështrimet personale – duke zbuluar qytetin i cili është udhëkryq i civilizimit. Synimi ishte që të arrihet një kuptim më i thellë i jetës dhe zakoneve Turke. Filmat janë shfaqur përgjatë festivalit të njohur ndërkombëtar Istanbul Film Festival. Ideja ka ardhur nga një projekt i ngjajshëm që NISI MASA ka organizuar në vitin 2006 - “20 vizionet e Parisit”.
Puntoria “Bora” : në nëntor të vitit 2007 një tjetër punëtori filmike u zhvillua në Turqi, përkatësisht në Kars, një qytet në lindjen e largët të vendit. Letrari fitiues i çmimit Nobel Orhan Pamuk ishte inspiruar nga ky vend për të shkruar novelën e tij Bora (Snow), e cila ka qenë pikë-referuese e kësaj punëtorie. Dhjetë të rinjtë Evropian të përzgjedhur janë ftuar të filmojnë filma të shkurtër pasiqë të kenë lexuar librin paraprakisht. Ideja ishte të shfaqet se në ç’mënyrë libri i Pamukut ka ndikuar në perceptimin e filmbërësve për Kars-in paraprakisht.Puntoria u mbajt në partneritet me festivalin e 13 të “European Films on Wheels”.
Cine-Train
Redakto18 filmbërës të rinj kanë udhëtuar me trenin legjendar Trans-Siberian Railway nga Moska deri në Vladivostok në shtator 2008. Në bashkpunim me asociacionin anëtar Rus Moviement, NISI MASA do të sjell metodën unike të punës, të zbuluar nga filmbërësit dokumentar Rus nga vitet 1930-ta: ekipet filmike, nën udhëheqjen e Aleksandr Medvedkin, të mësuar të udhëtoj përmes Bashkimit Sovjetik në vagonët e pajisur veçanarisht. Në vitin 2008 ishin 6 ekipe xhirimi dhe tema e projektit ishte: A mos e kaluam kufirin Evropian? , është kontrolluar rregullisht gjatë 9,302 km të hekurudhës legjendare. Filmat dokumentar janë shfaqur në festivalin e 6-të internacional të filmit Vladivostok International Film Festival.
Skenari dhe `Hedhja`
RedaktoI organizuar me Scuola Holden (Torino, Itali) Skenari dhe `Hedhja`: është kurs i avancuar për shkrim të skenarëve, zhvillimit të skenaristëve dhe editorëve të tregimeve të filmave televiziv dhe kinematik. Është themeluar në vitin 2005. Për edicionin e tretë në 2008-tën, 20 pjesëmarrës nga tërë Evropa (16 skenaristë dhe 4 editues të tregimeve) kanë përcjellur tërë procesin e shkrimit të skenarëve: nga gjenerimi iI ideve dhe strukturimi i materialit nëpërmes draftit të parë dhe të dytë deri te `hedhja` finale para producentëve dhe agjentëve tregtarë të ftuar.
European Short Pitch
RedaktoI inicuar nga NISI MASA, European Short Pitch është vazhdimësi e punëtorisë për shkrim të skenarëve i mbajtur për finalistët e Garës Evropiane për skenarë të filmit të shkurtë që nga viti 2004. Synon të zhvilloj realizimin e filmave të shkurtë Evropian përmes promovimit të projekteve duke filluar nga faza e shkrimit, përmes takimit në mes të shkruesve të skenareve, regjisorëve dhe producentëve në nivel Evropian. Kombinon një punëtori për shkrim të skenarëve 5 ditëshe me vendqëndrim (Moulin d'Andé, Normandy) dhe sesion të `hedhjës` gjatë festivalit më të rëndësishëm filmik (Festival International du Court Métrage Clermont-Ferrand).
Publikimet
RedaktoNISIMAZINE është revistë mujore e rrjetës e cila fokusohet në trendet e industrisë filmike Evropiane dhe lajme që kanë të bëjnë me anëtarët e rrjetës NISI MASA dhe filmbërësve të rinj në përgjithsi. NISI MASA poashtu ka publikuar edicione ditore të NISIMAZINE gjatë disa festivaleve filmike, në strukturë të punëtorive të gazetarisë filmike për kritikët e rinj Evropian:
• Cannes Film Festival, Francë (maj 2006/2007/2008) • Torino Film Festival, Itali (nëntor 2007/2008) • DocPoint – Festivali i filmit dokumentar në Helsinki, Finlandë (janar 2008) • Alba International Film Festival, Itali (Mars 2008) • Cinéma Verité –, Festivali i filmit dokumentar Tehran (tetor 2008) • IDFA – Festivali i filmit dokumentar ndërkombtar Amsterdam, Holandë (nëntor2008)
Identitetet Ballkanike, Kinema Balkanike
RedaktoKy publikim i printuar është përcjellëse e seminarit për të rinj i organizuar në bashkpunim me Art Group Haide in Mars 2006, në Blagoevgrad, Bullgari. Ka mbledhur 25 pjesëmarres të rinj nga 8 shtete ballkanike dhe shtetet të tjera Evropiane . Seminari shtjelloi ndikimin social në kinematografi. Përmes punëtorive të ndryshme dhe lojrave me luajtjën e roleve, pjesmarrësit eksploruan pyetjen.: Cilat janë imazhet e zakonshme për shtetet ballkanike. Tekstet e përfshitra në libër janë rezultat i debateve që u mbajtën gjatë kësaj ngjarje tërë javore.
Të drejtat Njerëzore dhe Libri elektronik i kulturës Vizuele
RedaktoKy liber elektronik është përcjellës `online` i seminarit “Të drejtat njerëzore dhe kultura vizuele” i cili u mbajt në nëntor 2006 në Ankara (Turqi) krahas festivalit të 11të të European Films on Wheels. Është organizuar nga asociacioni anëtar NISI MASA Turqi dhe NISI MASA. Rreth 30 të rinj nga shtete të ndryshme Evropiane moren pjesë. NISI MASA poashtu rregullisht lëshon përmbledhje filmash të shkurtë Evropian në DVD– përfshirë xhirime nga puntoritë dhe realizimet nga fituesit e garës tonë për skenarë të filmit të shkurtë Evropian.
Përkrahje
RedaktoOrganizata jo-fitimprurëse është e përkrahur nëmes tjerash nga: Bashkimi Evropian (Rinia, Shoqëria Civile & Programet Mediale), Këshilli Evropian, Fondacioni Kulturor Evropian, Fondacioni Kulturor i Alenacës, Fondacioni francez dhe Ministria për Rini, Sport dhe jetës shoqërore e Francës.
Të 20 asociacionet anëtare të NISI MASA-s
Redakto- Austria – kino5 (http://www.kino5.net Arkivuar 2 dhjetor 2021 tek Wayback Machine)
- Belgjika - Ciné Script (https://web.archive.org/web/20090518092634/http://www.cinescript.be/)
- Bullgaria – Seven
- Kroacia – Palunko (http://www.filmski-programi.hr/palunko)
- Kroacia – Kino Klub Zagreb (http://www.kkz.hr)
- Republika Çeke – Fresh Film Fest (http://www.freshfilmfest.net)
- Finlanda - Euphoria Borealis (http://www.euphoriaborealis.net Arkivuar 13 nëntor 2020 tek Wayback Machine)
- Franca - Nisi Masa France (https://web.archive.org/web/20100815030148/http://blog.nisimasafrance.org/)
- Gjermania – filmArche (http://www.filmarche.de/)
- Hungaria - Cras tibi (http://nisimasa.blog.hu/)
- Italia – Franti Nisi Masa Italia (http://www.frantinisimasa.it/ Arkivuar 27 korrik 2009 tek Wayback Machine)
- Kosova - 7arte (https://web.archive.org/web/20090310083408/http://www.7-arte.org/web/)
- Maqedonia – Nisi Masa Macedonia (http://nisimasamacedonia.blogspot.com/)
- Holanda - FILMNETWERK / MECCAPANZA (https://web.archive.org/web/20080828194656/http://www.meccapanza.eu/)
- Rumunia - Argo Audiovisual Association (https://web.archive.org/web/20110511023022/http://www.argovisual.ro/)
- Rusia – Moviement (http://cinetrain.ru/)
- Spanja – CINESTESIAS (https://web.archive.org/web/20170918181956/http://cinestesias.org/)
- Suedia - Nisi Mini – (http://www.nisimasa.se/ Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine)
- Turqia - Nisi Masa Turkey (http://nisimasaturkey.blogspot.com/)
Lidhëzat anësore
Redakto- https://web.archive.org/web/20110720172019/http://www.rhiz.eu/institution-12431-en.htmlttp://www.rhiz.eu/institution-12431-en.html
- https://web.archive.org/web/20080804131238/http://www.toutlecine.com/cinema/l-actu-cinema/0000/divers-00003834-nisi-masa-fait-son-cinema.html?cmpid=C09ptvflux
- http://cineuropa.org/newsdetail.aspx?lang=en&documentID=66351
- http://www.dvoted.net/index.php?option=com_content&task=view&id=909&Itemid=121 Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine
- https://web.archive.org/web/20081120195629/http://www.axelibre.org/cinema/article_artmaniaque_cinema.php?id_article=492