Namazi i tesbihut është pendimi më i madh i cili bëhet me të gjithë trupin. Transmetohet nga hazreti Ikrime dhe ai e transmeton nga hazreti Ibni Abbasi se Resulullahu (s.a.v.s) i ka thënë kështu xhaxhait te tij te nderuar në lidhje me namazin e tesbihut:

O xhaxha! Po të lajmëroj për një veprim i cili ka 10 të mira brenda tij, e cila kur ta veprosh atë të falen të gjitha gjynahet që ke bërë më parë e që do të bësh më pas, gjynahet e vogla dhe gjynahet e mëdha, gjynahet e bëra haptas e gjynahet e bëra fshehtas. N.q.s ke mundesi fale çdo ditë namazin e tesbihut, nese nuk mundesh një herë në javë, nese nuk mundesh një herë në muaj, nese nuk mundesh një herë ne vit e nese nuk mundesh ta bësh dot as këtë fale një herë në jetë.

MEnyra e Faljes SË tesbih namazit Redakto

Namazi i tesbihut është katër reqate. Ne keë namaz këndohet 300 herë tesbihu i mëposhtëm.

Subhanell-llahi vel hamdulil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekberr. Ve la havle ve la kuvvete il-la bi-lahil alij-jil adhim.

Ky tesbih këndohet në këtë mënyrë në namaz:

• 15 here pas Subhanekes dhe para Fatihasë,

• 10 herë pas sures shtesë,

• 10 herë në ruku,

• 10 herë kur ngrehemi nga rukuja (në këmbë),

• 10 herë në sexhde,

• 10 herë kur ngrihemi nga sexhdeja e parë (ulur),

• 10 herë në sexhden e dytë

Numeri i këmdimit të këtij tesbihu në reqatin e parë është 75. Edhe në reqatin e dytë këndohet në të njejten mënyre po 75. Në ndenjen e rekatit të dytë pas Etehij-jatit këndohen edhe salavatet. Rekati i tretë fillon me kendimin e subhanekes. Pastaj reqati i tretë dhe i katërti falen si rekati i parë dhe i dytë.