Naum Voilla është një ndër intelektualët e parë të Bashkësisë Ortodokse të Tiranës dhe përfaqësues i një nga familjet e para nga Vllehët të vendosura në Tiranë . Larguar në kohën e Turqisë në Greqi mbaroi në Athinë fakultetin e Oftamologjisë, më vonë zgjedh të vendoset familjarisht në KajroEgjiptit dhe ushtron profesionin e Okulistit. Në kohën kur Britania e Madhe e kishte Egjiptin koloni, Naumi ishte Okulisti i Familjes Mbretërore të Anglisë dhe në Dhomën e Lordëve kishte një llozhë të posaçme. Naum Voilla ka botuar në gjuhën greke një tregim të mbështetur mbi Legjenda e Ashikut të dëgjuar në Ndroq. Tregimi përkthehet në shqip nga Simon Shuteriqi me titull "Varri i Ashikut" botuar më 1911

Referime

Redakto

Përmendet ne veprën studimore:

  1. Kodiku i kishës së Shën Prokopit të Tiranës : 1818-1922,Dhimitër Beduli, Tiranë :Botues; Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë,viti 1997.