Neal Schon

muzikant amerikan

Neal Joseph Schon (i lindur më 27 shkurt 1954Tinker Air Force Base afër Oklahoma City, Oklahoma) është kitarist amerikan i njohur për punën e tij me rock bendin Journey. Ai filloi t'i binte kitarës që në moshën 5 vjeçare. Me 15 vite ai ishte duke e shetitur botën me bendin Santana.

Neal Schon
Neal Schon.jpg
Të dhëna
Emri i lindjesNeal Joseph Schon
U lind (1954-02-27) 27 Shkurt, 1954 (69 vjeç)
PrejardhjaTinker Air Force Base, Oklahoma, SHBA
ZhanretHard rock
Jazz fusion
Instrumental rock
Smooth jazz
VeglatKitarë, vokal
Vitet aktive1969 — prezent
BashkëpunimetJourney, Santana, Bad English, Hammer & Schon, HSAS, Planet Us, Soul SirkUS, Hardline
Faqja zyrtareschonmusic.com

Në vitin 1973 ai e la bendin Santana dhe ju bashkangjit bendit të ri të Gregg Rolie, që do të njihej me emrin Journey. Schon është anëtari i vetëm që është paraqitur në çdo album të bendit. Kitaristët që e kanë influencuar atë më së shumti janë Jimi Hendrix, Eric Clapton dhe Jeff Beck.

Schon ka marrur pjesë edhe në projekte të tjera, si Schon & Hammer, HSAS (Hagar, Schon, Aaronson, Shrieve), Bad English, Abraxis Pool, Hardline, Planet Us, dhe Soul SirkUS.

DiskografiaRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto