Nefi
Nefi është korridori qendror i një kishe bazilikale, ose trupi kryesor i një kishe (qoftë me korridorë anësorë apo jo), në mes murit të pasëm e deri në kryqëzimin e saj me transeptin, që kufizon nefin me balustradën. Nefi është zona e kishës ku lejohen laikët.[1]
Përshkrimi
RedaktoNefi shtrihet nga hyrja e kishës, e cila mund të ketë një portik të veçantë (narteksin) e deri te balustrada, dhe mund të shoqërohet nga korridore anësore, nga të cilat e ndan zakonisht një arkadë.[2] Nëse korridorët anësorë janë të lartë dhe me një gjerësi të krahasueshme me nefin qendror, struktura ndonjëherë është e thënë të ketë tre nefe, pra të jetë trenefëshe. Nefi përbën rrugën kryesore për të shkuar drejt altarit.
Etimologjia
RedaktoTermi nef në shqip vjen nga frëngjishtja, i cili nga ana e vet vjen nga latinishtja navis, fjala për anije, një simbol i hershëm i krishterë.[3][4] Termi mund të ketë qenë sugjeruar nga bazamenti i tavanit të kishës, që ka formën e pjesës së poshtme të një anijeje. Në shumë vende skandinave dhe balltike, në fakt, është gjetur që një anije e kthyer përmbys është përdorur për çatine e kishës,[5] dhe në disa gjuhë e njëjta fjalë do të thotë edhe 'nef' dhe 'anije', si për shembull në gjuhën daneze skib ose suedisht skepp.
Histori
RedaktoKishat më të hershme janë ndërtuar kur ndërtuesit ishin të familiarizuar me formën e bazilikës romake, që ishte një ndërtesë publike për transaksione biznesi. Ajo kishte një zonë të gjerë qendrore, të ndarë me shtylla nga korridoret anësore, dhe me dritare afër tavanit. Bazilika e Vjetër e Shën Pjetrit në Romë është një kishë e hershme që kishte këtë formë. Ajo u ndërtua në shekullin IV me urdhër të perandorit Romak Konstandi I, dhe u zëvendësua në shekullin XVI.[3][6]
Nefi, organi kryesor i ndërtimit të një kishe, është seksioni i veçuar për popullin, ndërsa balustrada është e rezervuar për klerikët. Në kisha mesjetare nefi u nda nga balustrada nëpërmjet disa urave ndërmjetese(jubé në frëngjisht); këto, duke u zbukuruar goxha, ishin karakteristika e dukshme e kishave evropiane të shekujve XIV-XVI.[3][6][7]
Nefet mesjetare ishin të ndara në nënpjesë, përsëritja e formës së të cilave jepte efekt zmadhimi si lartësie, ashtu dhe gjerësie. Gjatë Rilindjes Evropiane, në vend të efekteve dramatike nefeve iu dhanë përmasa më të balancuara.[6]
Rekord-mbajtës
Redakto- Nefi më i gjatë në Danimarkë: Katedralja e Aarhusit, 93 metres (305 ft)
- Nefi më i gjatë në Angli: Katedralja e Shën Albanit, 84 metres (276 ft)
- Nefi më i gjatë në Irlandë: Katedralja e Shën Patrikut Dublin, 91 metres (299 ft),
- Nefi më i gjatë në Francë: Katedralja e Burzh-it, 91 metres (299 ft), duke përfshirë korin
- Nefi më i gjatë në Gjermani: Katedralja e Këlnit 58 metres (190 ft), duke përfshirë dy gjiret në mes të kullave
- Nefi më i gjatë në Itali: Bazilika e Shën Pjetrit në Romë, 91 metres (299 ft), në katër gjire
- Nefi më i gjatë në Spanjë: Bazilika e Seviljes, 60 metres (200 ft), në pesë gjire
- Nefi më i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Katedralja e Shën Gjonit Hyjnor, New York City, Shtetet e Bashkuara (Episkopale), 70 metres (230 ft)
- Nefi më i lartë: Katedralja në Beauvais Francë, 48 metres (157 ft), por vetëm një gji i nefit ishte në të vërtetë i ndërtuar; megjithatë, kori dhe transepti janë kryer të njëjtën lartësi.
- Nefi më i lartë i përfunduar: Katedralja e Shën Pjetrit, Romë, Itali, 46 metres (151 ft)
Referime
Redakto- ^ Stevens Curl, James, red. (2006). nave (bot. illustrated). Oxford University Press. fq. 518. ISBN 9780198606789.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ "Nave". Answers.com. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c nave. Marrë më 25 mars 2014.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ "Ship as a Symbol of the Church (Bark of St. Peter)". JesusWalk.com. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ship hangs in balance at Pella Evangelical Lutheran Church". Sidney Herald. Sidney, Montana. 10 qershor 2008. Marrë më 3 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c nave. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ Rood screen. Marrë më 11 shkurt 2015.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!)