Neon Genesis Evangelion,[a] i njohur gjithashtu si NGE, Evangelion ose EVA për së shkurti, është një serial televiziv japonez anime i transmetuar në vitin 1995. Ai u prodhua nga studioja Gainax, u animua nga Tatsunoko [en], nën regjinë e Hideaki Annos. U transmetua në TV Tokyo nga tetor 1995 deri më mars 1996.

Neon Genesis Evangelion
新世紀エヴァンゲリオン
(Shin Seiki Evangerion)
Zhanri
Serial televiziv anime
Drejtuar ngaHideaki Anno
Prodhuar nga
  • Noriko Kobayashi (TV Tokyo)
  • Yutaka Sugiyama (Nihon Ad Systems)
Shkruar ngaHideaki Anno
Muzika ngaShirō Sagisu
Studioja
  • Gainax
  • Tatsunoko Production
Lejuar nga
  • Netflix (me leje ndërkombëtare transmetimi)
  • Britani e Madhe: Anime Limited
  • Amerikë Veriore: GKIDS
  • Australi: Crunchyroll
Rrjeti origjinalTX Network (TV Tokyo)
Vazhdimësia origjinale 4 tetor 1995 27 mars 1996
Episodet26
Manga
  • Neon Genesis Evangelion (adaptim)
  • Angelic Days
  • Shinji Ikari Raising Project
  • Campus Apocalypse
  • Petit Eva
Novelë e lehtë
  • Neon Genesis Evangelion: Anima
Filma të animuar
  • Revival of Evangelion
    • Neon Genesis Evangelion: Death & Rebirth (1997)
    • The End of Evangelion (1997)
  • Rebuild of Evangelion
    • Evangelion: 1.0 You Are (Not) Alone (2007)
    • Evangelion: 2.0 You Can (Not) Advance (2009)
    • Evangelion: 3.0 You Can (Not) Redo (2012)
    • Evangelion: 3.0+1.0 Thrice Upon a Time (2021)

Seriali zhvillohet në vitin 2015, 15 vite pas një katastrofe botërore që gati çoi në zhdukjen e njerëzimit. 14 vjeçari Shinji Ikari paraqitet në Tokio-3, një qytet futuristik të armatosur, i thirrur nga babai i tij Gendo, drejtuesi i organizatës misterioze ushtarake Nerv, për të pilotuar Evangelionin, një robot gjigand që është arma e vetme që mund të mposhtë krijesat misterioze të njohura si Engjëjt, të cilat kërcënojnë njerëzimin. Gjatë rrjedhës së serialit, ndërkohë që Shinji dhe pilotet e tjera, e papërmbajtura Asuka Langley Soryu dhe e mistershmja Rei Ayanami, mposhtin Engjëjt, zbulohen në të njëjtën kohë sekretet e Nervit, natyra e vërtetë e Engjëjve dhe Evangelionëve, si dhe e vërteta e katastrofës botërore. Gjithashtu, diskutohet gjithnjë e më shumë gjendja psikologjike e personazheve dhe problemet e shumta në marrëdhënie dhe vetëbesim prej të cilave vuajnë ata.

Seriali edhe pse në sipërfaqe konsiderohet se bën pjesë në zhanret fantashkencë, aksion dhe meka (zhanër që përfshin robotat gjigand), dekonstrukton dhe kritikon një sërë elementesh dhe temash për të cilat njihen këto zhanra, dhe gjithashtu përzin një shumë idesh që nuk gjendeshin zakonisht të shprehura në vepra të tilla, si simbolizmi fetar (nga Krishtërimi, Judaizmi dhe Shintoizmi) dhe diskutimi psikologjik, më veçanërisht nga pikëpamja e psikoanalizësFrojdit dhe Jungut.

Neon Genesis Evangelion konsiderohet gjerërisht si një ndër serialet anime më të shkëlqyera të të gjitha kohërave, duke thyer rekordet në Japoni e duke patur sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtarisht. Për shkak të problemeve të shumta gjatë produksionit, dy episodet e fundit u hartuan në një mënyrë të çuditshme, duke formuluar më shumë si seanca terapie me personazhet sesa përfundimi i drejtpërdrejtë i historisë. Ky fund i papritur shkaktoi polemika të shumta ndër fansat e serialit, por në të njëjtën kohë kontribuoi në popullaritetin e tejskajshëm të tij, gjë që nxiti studjon Gainax dhe Hideaki Anno të transmetonin në 1997 filmin teatral The End of Evangelion (Fundi i Evangelionit), i cili shërben si një fund alternativ për serialin që në të vërtetë përfundon historinë, por në të njëjtën kohë është aq abstrakt sa përfundimi origjinal. Një seri prej katër filmash quajtur Rebuild of Evangelion (Rindërtimi i Evangelionit), u shfaqën prej 2007 deri 2021, që ritreguan ngjarjet e serialit origjinal duke shtuar elemente të ndryshme dhe personazhe të rinj, e duke arritur në një konkluzion të ri. Evangelion ka korrur rekorde në shitje nëpërmjet serialit, filmave, mangave, video lojërave, novelave dhe produkteve të shumta në treget japoneze si dhe ato jashtë vendit, me fitime që mendohen të jenë mbi 2 miliard dollarë, pra duke e bërë një ndër animet më të suksesshme në histori.

Rrëfimi

Redakto

Me kalimin e kohës, shtjellohen ngjarjet që ndodhën para rrëfimet në serial. Këto shpjegohen në seksionin "Historia paraprake"; rrëfimi aktual i serialit shpjegohet në seksionin "Rrëfimi kryesor".

Historia paraprake

Redakto

Më 13 shtator 2000 ndodh një shpërthim kataklizmik në Polin e Jugut, gjë që shkakton shkrirjen e plotë të akullit në Antarktik dhe shtrembërimin e boshtit të planetit Tokë. Si pasojë vijuan rritja e nivelit të detit, ndryshimet masive klimatike, dhe konflikte mbi resurset e mbetura që plasën anë e mbanë. Këto konflikte rezultuan në vdekjen e tre miliardë njerëzve, dmth. gjysmës së popullatës së botës. Shpjegimi zyrtar për këtë katastrofë ishte një goditje mbi planetin Tokë nga një mini-meteorit që udhëtoi afër shpejtësisë së dritës, që u quajt "Ndikimi i Dytë" (Second Impact). Shkaktari i vërtetë i kësaj katastrofe ishte një "eksperiment kontakti", i kryer nga anëtarët e një ekspedite me një qenie humanoide të zbuluar në Antarktik, që u njoh si Ëngjëlli i parë Adam. Prapa kësaj ekspedite të drejtuar nga Dr. Katsuragi dhe eksperimentit qëndron organizata misterioze SEELE. Kjo ngjarje bazohet mbi një skenar nga Rrotullat e Detit të Vdekur, që SEELE i zotëron. SEELE synon ta vendosë njerëzimin në nivel të tillë evolucioni që ngjason me Zotin, si përgatitje para apokalipsit të parashikuar në të ardhmen e afërt.

Për ta çuar tutje këtë plan për përsosjen e njerëzimit, themelohet organizata GEHIRN ("tru" në gjermanisht), që e ka për detyrë të hulumtojë dhe të zhvillojë mbrojtje dhe armë kundër engjëjve, që të jenë të përgatitur ndaj tyre.

Shënime

Redakto
  1. ^ Nga greqisht përkthyer "Ungjilli i Fillimit të Ri"; japonisht: 新世紀エヴァンゲリオン; alfabet latin: Shinseiki Evangerion; përkthyer "Evangelioni i Shekullit të Ri"

Referime

Redakto
  1. ^ Creamer, Nick (10 korrik 2019). "Neon Genesis Evangelion – Review". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2019. Marrë më 23 shkurt 2020.
  2. ^ "Neon Genesis Evangelion Platinum Complete Collection" (në anglisht). ADV Films. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2007. Marrë më 25 qershor 2018.
  3. ^ Loo, Egan (8 shtator 2007). "Human-Sized Eva Spear Auctioned for 13.7 Million Yen". Anime News Network (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2018. Marrë më 22 korrik 2018.