Neoshqiptarizma
Neoshqiptarizma ose lëvizja Neo-Shqiptare, përfaqëson një tendencë filozofike politike dhe intelektuale që u shfaq në Shqipëri dhe te diaspora shqiptare gjatë shekullit XX.
Ajo paraqet një përpjekje të vetëdijshme për të rindërtuar dhe promovuar identitetin kulturor shqiptar, si dhe për të vendosur formën e shtetit, duke pranuar vlera dhe ide moderne. Lëvizja përfshin fusha të ndryshme si letërsia, arti, muzika, gjuha dhe mendimi politik, dhe ka pasur një ndikim të thellë në formësimin e shoqërisë shqiptare bashkëkohore.
Tre kolosët e Neoshqiptarizmes ishin Branko Merxhani, Ismet Toto, dhe Vangjel Koça. Merxhani krijoj teorinë te neo-shqiptarizmes, ai u frymëzua nga sociologu turk Ziya Gokalp. Kjo vizione e botëkuptimit synonte të mohonte feja dhe otomanizmin si identifikues kulturor dhe shoqëror. Në vend të kësaj, ajo çoi në ndërtimin e shtetit në botën moderne. Në një vijë të ngjashme me lëvizjet moderniste në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme, ishte nevojë për zhvillim të shpejtë dhe ndryshime shoqërore. Turqia u shihej si shembulli optimal për këtë. Ismet Toto ishte i simpatizuar me Qemal Ataturk në këtë drejtim. Ismet Toto gjithashtu mbështeste një "diktaturë të ndriçuar" dhe një aristokraci shpirtërore. Vangjel Koca përforcoi mbi themelet e Merxhanit duke kontribuar edhe ai me ca filozofi moderne karteziane, kurse Ismet Toto ishte bashkë organizator i kryengritjes se Delvinës, ne vitin 1937.
Nejse, çështja e neoshqiptarëve nuk ishte anulimi i monarkisë dhe krijimi i një republike. Përkundrazi, synimi i këtij grupi filozofik ishte mbyllja e te çarave në sistem, dhe përmirësimi i organeve qeveritare, në funksion të kombit. Ata mendonin se monarkia ishte e përshtatshme për kohën, e me të aftë për te zhvilluar kombin. Gjithsesi, Kryengritja e Delvinës (1937) u organizua nga vëllezërit Toto. Regjimi e vulosi këtë kryengritje si te inskenuar nga Rusia Sovjetike ose Italia. Kjo revolt nuk kishte për qëllim rrëzimin e mbrëtit Zog, por dhënien e një mesazhi. Neoshqiptarët kryengritës shpresonin se me ane të një mospajtimi të beftë, të ndërronin mendjen mbrëtit për një alternative me të mirë. Kryengritësit u udhëhoqën nga idealizmi i tyre pa-kompromis, për ti dhëne rinisë një shpresë dhe shembull.
Politika publike e asaj kohës nuk ishte i aftë për neoshqiptarët . Neoshqiptarizmi kritikonte zhvillimin e së pavërtetë, që mundësonte korrupsionin; kritikonte kompleksin e inferioritetit me kombët e huaja dhe zhvillimin që mundësonte konsumin dhe një ekonomi të zbrazët, por jo prodhimin dhe sovranitetin kombëtar.