Ismet Toto (Progonat, 1908 - Gjirokastër, 12 korrik 1937) qe nëpunës, publicist, përkthyes, botues dhe prozator shqiptar.[1] Së bashku me Branko Merxhanin dhe Vangjel Koçën ka qenë ndër themeluesit dhe përhapësit e rrymës social-kulturore së Neoshqiptarizmës.[2] Vëllimi me shkrimet e tij i përmbledhur nga i vëllai, Selaudin Toto më 1946 me titullin Bota e një djali kryengritës, u ndalua të dilte në dritë. Në pamundësi t'i gjehej ndonjë kopje, duke iu ditur vetëm titulli dhe hyrja, një përmbledhje po me këtë titull u botua më 1997.[3]

Ismet Toto
Born1908
Progonat, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane
Died1937
Gjirokastër, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
Pen nameAureolis Borealis, Borealis, Real, Dinamikus, D, Polifemus, Omega, Neo, Spero, Arbëreshi, Arbërori, A., Po ay, Y., Periskopi, Drini, Tomori, ë., Plaku

Biografia

Redakto

U lind në Progonat të Kurveleshit, i biri i Rizait dhe Hilvijes,[4] familja e tyre kishin qenë tradicionalisht pasues të Asllan Pashallinjve.[5] Mbaheshin nga shtëpitë e forta të krahinës, një i pari i tyre, Belul Toto kishte marrë pjesë në levizjet e Tanzimatit.

Shkollën fillore e kreu në Delvinë. Shkollën e mesme teknike amerikaneTiranë, ndërsa studioi statistikën në Universitetin e Romës.[6] U emërua në diplomacinë e shtetit shqiptar me detyra në Gjermani e Itali. Më tej u angazhua në shtypin e kohës, duke kontribuar në të përkohshmet "Arbënia", "Illyria", "Minerva", "Ora", etj.

I angazhuar në lëvizjen kryengritjes së Delvinës, u arrestua nga autoritetet e kohës, ku i burgosur në kalanë e Gjirokastrës shkroi një ditar. Për veprimtarinë kryengritëse u dënua me vdekje, duke u varur në burgun e Gjirokastrës.[7]

Vepra të publikuara

Redakto
  • Grindje me Klerin, polemikë, Tiranë: 1934;
  • Gazi Kemal Atatürk. Krijonjës dhe pris i Turqis së re, biografi, Tiranë: 1935;
  • Herojt e mendimit. I. Platoni, përkthim i një kapitulli nga Will Durant, Tiranë: 1936;[8]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e letërsisë shqiptare [History of Albanian Literature]. Përkthyer nga Myftiu, Abdurrahim. Pejë: Dukagjini. fq. 241.
  2. ^ Haklaj, Veli (2009). Kryengritja e Delvinës e vitit 1937. Tiranë: Kristalina-KH. fq. 123. ISBN 9995643103.
  3. ^ "Shënime". Bota e një djali kryengritës. Tiranë: Toena. 1997. fq. 408.
  4. ^ "Aktakuza: Rrëzimi me forcë i pushtetit popullor". rd.al. Rilindja Demokratike. 10 tetor 2017.
  5. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 527–528. ISBN 99927-780-6-7.
  6. ^ Hasani H., Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, sh.b. Faik Konica, 2003.
  7. ^ Jorgaqi, Nasho (20 korrik 2008). "Ismet Toto, personazhi që nuk pajtohej me asnjë grimë të të kaluarës orientale". zemrashqiptare.net.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 26, 629, 633. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 4 shtator 2021.