New International Party
New International Party është një parti politike me seli në Zyrihu, Zvicër.
New International Party Partia e Re Ndërkombëtare | |
---|---|
Presidenti | Daniel Adam Beadini |
David Beadini | |
Themeluar | 29 janar 2018 |
Selia | Zyrihu |
Faqja zyrtare | |
http://www.newinternationalparty.ch/ |
Politikë
RedaktoPresidenti i kësaj partie është Daniel Adam Beadini. Daniel Adam Beadini, së bashku me kolegun dhe zëvendësin e tij Josua Matthias Heiser, themeluan Partinë e Re Ndërkombëtare më 29 janar 2018 në prani të partisë ekzekutive dhe anëtarëve aktivë në Glattbrugg, Zvicër dhe partia u njoh më pas zyrtarisht si parti politike në Zvicër nga Kantoni i Zyrihut më 14 shkurt 2018.
Partia është e angazhuar të forcojë vlerat fetare dhe të promovojë dialogun ndërfetar, veçanërisht midis të krishterëve dhe myslimanëve. Partia promovon vlera humanitare dhe sportive dhe sponsorizohet nga televizioni shtetëror maqedonas TVM2 dhe gazeta kosovar NewBorn. Partia është aktivë në luftën kundër problemëve globale. New International Party ndihmon njerëzit e varfër dhe nevojtarët në të gjithë botën pavarësisht kombësisë dhe origjinës së njerëzve të varfër. Partia dëshiron të zgjidhë problemet globale, lokale dhe individuale të njerëzve dhe njihet si një parti fetare që lufton për paqen botërore, njerëzimin dhe unitetin njerëzor. Gjëja e pazakontë në lidhje me këtë parti është se partia nuk ndalet brenda kufijve shtetërorë, por ka qendra partiake në shumë shtete dhe punon ndërkombëtarisht. Anëtarët e partisë janë nga Kosova, Brazili, Kameruni dhe shumë shtete të tjera.