Nexhati Shashmas (i lindur më 15 dhjetor 1971 në Sivrice, Elazig) është aktor turk, i cili luajti në serinë televizive popullore Lugina e Ujqërve dhe filme Lugina e Ujqerve Irak.

Nexhati Shashmas
U lind në15 dhjetor 1971 (46 vjeçar)
Elazig, Sivrice
TitulliNexhati Shashmas në rolin e Polat Alemdar

Nexhati Shashmas ka lindur në Elazig, Turqi, djali i madh i Abdulkadir Shashmas. Ai studioi Hoteleri dhe Turizem dhe Menaxhim të dyja në Turqi dhe në Kanada. Ai ka jetuar në SHBA për gjashtë vjet. Ai erdhi në Turqi për një vizitë te prindërit e tij dhe vendosi të kthehej në SHBA më 11 shtator 2001. Megjithatë për shkak të sulmeve terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, ai braktisi projektet e tij dhe vendosi që të vazhdojë jetën e tij në Turqi.

Në Stamboll, Nexhati u takua me Drejtorin turk Osman Sinav, i cili i ofroi rolin udhëheqës në filmin Lugina e Ujqerve. Ai ka luajtur personazhin imagjinar Polat Alemdar në seri dhe në film. Gjithashtu tani ai luan në një përcjellje e seris origjinal "Kurtlar Vadisi", të quajtur "Kurtlar Vadisi Pusu". Sot njihet si një nga aktorët më të famshëm të Turqisë, duke marrë parasysh se ai nuk ka arsim apo sfond në teatër apo kinema.

Më 12 dhjetor 2012, ai u martua me Nagehan Kaşıkçı, 21 vjeç më i ri se ai.

Filmografia Redakto

Filmat
Viti Titulli Roli
2006 Lugina e Ujqërve Irak Polat Alemdar
2011 Lugina e Ujqërve Palestinë Polat Alemdar
2017 Lugina e Ujqërve Atdheu Polat Alemdar
Serialet
Viti Titulli Roli
2003 - 2005 Lugina e Ujqërve Polat Alemdar
2005 Ekmek Teknesi Polat Alemdar
2006 Mavi Rüya Nexahti Shashmaz
2007 Lugina e Ujqërve Teror Polat Alemdar
2007-2016 Lugina e Ujqërve Kurthi Polat Alemdar
2010 Halil İbrahim Sofrası Nexhati Shashmaz
2012 Kurt Kanunu Enver Pasha
2015 Kara Kutu