Nexhmedin Spahiu

matematicien dhe shkencëtar politik
This is the stable version, checked on 28 gusht 2023. 3 pending changes await review.

Nexhmedin Spahiu (Mitrovicë, 20 shtator 1964) është matematikan dhe politolog, autor i Teorisë për Kombin Kosovar. Ka qenë profesor në Universitetin e Tiranës, në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Hamburgut.

Nexhmedin Spahiu
Nexhmedin Spahiu

Veprimtaria Botuese

Redakto

Ka botuar punime shkencore edhe në fushen e matematikës edhe atë të shkencave politike. Ka botuar 11 libra.

- “Ekuilibret Shqiptare”, Tiranë, 1997

- “Shqiptarët dhe serbët në luftën finale për Kosovën” Tiranë, 1998

- “Drejt Protektoratit Ndërkombëtar në Kosovë”, Tirana, 1998

- “Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova”, Central European University, Budapest, June 1999 (Tendencat Serbe për Copëtimin e Kosovës).

- “Drejt Kombit Kosovar” , Mitrovicë, 2004

- “National Awakening Process among Orthodox Albanians”, Hamburg, 2006. ("Zgjimi kombëtar në mesin e shqiptarëve ortodoksë”)

- “Kombi në Inkubator” Prishtinë, 2010

- “Foshnjeria e Kombit Kosovar” Prishtinë, 2014[1]

- "Kosova and Albania in the Future Closer or Further Apart from Each Other"? Prishtina, 2021

- "Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen më afër apo më larg njëra tjetrës"? Prishtinë, 2021

Analizat e tij politike shquhen për kah sensi kritik, guximi për t’u marrë me çështjet më delikate në situata të rrezikshme dhe parashikimi i saktë proceseve politike. Në një ese të botuar në fillim të vitit 1992, Spahiu ka paraparë epilogun e luftërave në ish Jugosllavi, bombardimin e Beogradit nga NATO, dhe shumë zhvillime tjera politike.

Më 1987/88 ka qenë udhëheqës studentor i Universitetit të Kosovës, kurse më 1988/89 koordinator i udhëheqësve studentorë të ish-Jugosllavisë.

Më 1999 themeloi Radio Televizionin e Mitrovicës, ku promovoi debatin për çështjet më të nxehta politike e kulturore. Që nga viti 1999 ka drejtuar Kuvendin e OJQ-ve të Kosovës si një trup përfaqësues i shoqërisë civile kosovare.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ http://gazetajnk.com/?cid=1,964,8561