Ngastër me miell misri e kungull të njomë
Kungujve të njomë u pastrohet lëkura duke e gërryer me thikë, u hiqen farat dhe grihen në rende. Lihen që t'u kullojë lagështira e tepërt, shtrydhen dhe përzihen me qumësht të ngrohtë, pastaj i hidhen vezë, kripë ose sheqer, gjalpë, përzihen me miell misri dhe hidhen në tepsi të lyer me yndyrë. Piqen në furrë derisa të jetë gati.
Për 4-5 persona duhen :
- kunguj : 1,5 kg,
- miell misri : 1 filxhan çaji,
- vezë : 2 kokrra,
- qumësht : 1 filxhan çaji,
- sheqer 2 filxhanë kafeje,
- gjalpë 2 lugë gjelle,
- kripë.