Nikolaj Trubeckoj
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Princi Nikolaj Sergejeviq Trubeckoj, rusisht Stampa:'''Николай Сергеевич Трубецкой''', (15 prill 1890 Moskë – 25 qershor 1938 Vjenë) ishte një gjuhëtar dhe etnolog rus.
Jeta
RedaktoTrubeckoj ishte me origjinë nga një familje aristokratike të vjetër ruse. Shumë shpejt filloi të merrej me gjuhësi dhe etnologji. Artikullin e parë të tij e publikoi si 15-vjeçar. Në vitet 1908-1913 studioi në universitetin e Moskës dhe në vitin 1913 i përfundoi studimet me punën diplome Për shënimin e kohës së ardhshme në gjuhët indoevropiane më të rëndësishme.
Më 1916 mbrojti doktoratën në degët gjuhësi krahasuese dhe sanskrit. Më 1920 emigroi në Bullgari, ku u bë docenti i filologjisë sllave në universitetin e Sofisë. Më 1922-1938 ishte profesor në universitetin e Vjenës. Vdiq më 1938 pas një marrjeje në pyetje te Gestapo.
Vepra
RedaktoTrubeckoj ka zgjeruar gjuhësinë me Fonologji si disiplinë e pavarur, dhe ka përforcuar interesin e gjuhëtarëve të tjerë për gjuhën jo letrare.
- Grundzüge der Phonologie, pas vdekjes së tij më 1939 në Pragë.