Nikolla Naço (1843 - 1913) patriot shqiptar, veprimtar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare nga Korça.[1]

Nikolla Naço

Biografia

Redakto

Lindi në qytetin e Korçës. Qysh si i ri mërgoi jashtë atdheut, në fillim në Egjipt e pastaj në Rumani. " Kur në Bukuresht u themelua Shkolla Normale Shqipe "Drita" nga ana e Shoqërisë "Drita" e Bukureshtit, në vitin 1892, drejtor i saj u caktua Nikolla Naço."[2] Njëkohësisht ishte edhe kryetar i shoqërisë në fjalë. Në këtë shoqëri ku ishin përfshirë elementë të vegjëlisë së kolonisë shqiptare në Rumani, Nikolla punoi pa ndërprerje në të mirë të çështjes kombëtare, duke ndihmuar për përhapjen e ideve kombëtare te bashkatdhetarët e tij të mërguar ashtu si edhe të atyre në atdhe, për çeljen e shkollave shqipe dhe për mbajtjen e ty, re. Krahas me drejtimin e Shkollës Normale Shqiptare - Rumune" ka drejtuar edhe gazetën "Shqiptari" që dilte në Bukuresht në periudhën mes viteve 1888 - 1903 (me ndërprerje). Nikolla Naço mbante lidhje me shumë atdhetarë shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut, ashtu si edhe me personalitete rumune dhe europiane të kohës. Është autor i disa memorandumeve dërguar Portës së Lartë dhe fuqive të mëdha. Vdiq në Bukuresht në vitin 1913.[1]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq. 1804
  2. ^ Për më gjerësisht shih, Prof. Dr. Ismet Dërmaku: Nikolla Naço (1843 - 1913) Apostull i shqiptarizmës, "Dukagjini", Pejë, 2000