Njësia administrative Mollas (Kolonjë)
Komuna Mollas është një komunë në Rrethin e Kolonjës në Shqipëri[1] me një popullsi prej 4056 banorë.
Njësia administrative Mollas | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 4,056 banorë |
Historia
RedaktoKomuna Mollas ështe krijuar më 26 korrik të vitit 1992.
Gjeografia
RedaktoKomuna Mollas shtrihet në pjesën veriore të qytetit të Ersekës, dhe kufizohet nga jugu me Komunën Qendër Ersekë, nga lindja me malin e Gramozit, dhe nga perëndimi me Komunën Çlirim.
Komuna Mollas shtrihet në pllajën e Kolonjës në një lartësi që varion nga 850 deri 1.200 m mbi nivelin e detit, kurse lartësia maksimale arrin në 1.750 m në malin e Gramozit.
Klima
RedaktoKlima e Komunës Mollas është klimë mesdhetare, me një verë të thatë e dimër të ftohtë me rreshje të shumta dëbore e shira. Temperaturat mesatare variojne nga 10 - 15 °C. Në periudhën e verës temperaturat minnimale arrijnë 18-20 °C dhe ato maksimale deri në 35 °C, kurse gjatë dimrit temperaturat minimale varjojne nga -18 deri në- 20 °C dhe ajo maximale nga -3 deri në -7 °C.
Ekonomia
RedaktoEkonomia e Komunës Mollas bazohet në bujqësi dhe blegtori.
Bujqesia
RedaktoToka arë kap një siperfaqe prej 1.867 ha, nga të cilat tokë e mbjellë me bimë të arave 1.150 ha, pemtore 60 ha, vreshtari 10 ha dhe pjesa tjeter është inproduktive e cila shërben si kullote për blegtorinë.
Blegtoria
RedaktoNë territorin e Komunës Mollas rriten gjedh, bagëti të imta, bletë dhe shpendë.
Qeverisja
RedaktoKomuna drejtohet prej Këshillit të Komunës i cili përbëhet nga 13 këshilltarë.
Arësimi
RedaktoKomuna ka 4 shkolla të ciklit të ulët, 4 shkolla të ciklit 9-vjeçar, një shkollë të mesme dhe 4 kopshte. Numri i nxënësve gjithsej që mësojnë në këto shkolla arrin 267.
Shëndetësia
RedaktoSistemi shëndetësor përbëhet nga 3 qendra shëndetësore, 9 ambulanca. Personeli shëndetësor përbëhet nga 2 mjekë dhe 17 infermiere.
Vendbanimet
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |