Komuna Përparim është një komunëShqipëri.[1] Komuna Përparim ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë, në lindje të qytetit të Peqinit.

Njësia administrative Përparim

Emri i mëparshëm ka qene Mamutaga. Është një vendbanim i vjetër. Edhe sot ruhen rrënojat e vjetra në Pellaz, varrezat e vjetra, rrënojat e urës antike të rrugës Egnatia pranë fshatit.

Komuna Përparim përfshin 14 fshatra : Përparim, Lolaj, Galush, Lisnaje, Bicaj, Caushaj, Fatishe, Garunje e Madhe, Arvend, Gjevur, Kodras, Katesh, Çopane, Uruçaj. Popullsia sot është 5319 banore. Shtrihet në një siperfaqe prej 51,3 km².

Drejtimi kryesor i ekonomisë ka qene prodhimi i drithërave të bukës, panxharsheqerit dhe rritja e gjelit të detit. Sot dega kryesore e ekonomisë është bujqësia. Sipërfaqja e tokës bujqësore është 1667 ha dhe sipërfaqja e pyjeve dhe kullota është 1798 ha. Sot aty veprojnë 30 biznese.

Vendbanimet

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko edhe

Redakto