Njerëzit e Hendeqeve
Njerëzit e Hendeqeve (Arabisht:أصحاب الأخدود) është historia e përmendur në suren Buruxh. Ky histori është për njerëzit që do të hidhen në hendeqë, për shkak besimit të tyre në Allah.[1]
Historia
RedaktoPrej ajetit 4 deri në ajetin e 7 përmendet historia e njerëzve të devotshëm, të cilët janë djegur në hendeqë. Më poshtë ajetet janë të përthyera në gjuhën shqipe:
- 85:4 - Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
- 85:5 - Të zjarrit më plot lëndë djegëse,
- 85:6 - Kur ata rrinin ulur rreth tij,
- 85:7 - Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
Pastaj Kurani përmend ata që u vranë në këtë rrugë vetëm për shkak se besuan Allahun. Pastaj përmendet fati i torturuesve prej ajetit 8 deri në ajetin 10:
- 85:8 - E nuk patën pse ti urrejë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
- 85:9 - Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës, e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
- 85:10 - Është i sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan; ata kanë dënimin e Xhehennemit dhe dënimin e djegies.
Koha dhe vendi i ngjarjes
RedaktoUkhdud është vend historike që ndodhet 5 kilometra në jug të Nexhranit në Arabia Saudite. Ngjarja e El-Ukhdudit ndodhi në kohën e Dhu Nuvasit, mbretit të fundit të Mbretërisë Himjarite.[2]
Historia sipas burimeve tjera
RedaktoThuhet në një hadith për një mbret që kishte një magjistarë në kohën para Muhammedit. Si magjistarë u rrit dhe vdekja e tij ishte afër, ai e pyeti një Mbretin ta zgjedhë një djalosh të zgjuar që ta mësoj magjinë prej tij. Sidoqoftë, djaloshi ishte i trajnuar në magji, ai e takoi një prift çdo ditë gjatë rrugës së tij në klasën e magjisë dhe në fund u bë besimtar i vërtet. Si rezultat, ai i shpëtoi njerëzit dhe i shëronte të sëmurit në një mënyrë të pazakonshme. Kur Mbreti e kuptoi, ai e urdhëroi djaloshin ta braktisë besimin e tij në Zot. Djaloshi e refuzoi urdhërinë e Mbretit, më pas djaloshi u vra. Mbreti gjithashtu i djegi njerëzit të cilët shkuan pas besimit të djaloshit, në një ose më shumë hendeqë.[3][4][5]
Sipas burimeve krishtere, kjo ngjarje ka ndodhur në kohën e Dhu Nuvas. Dhu Nuvas u konvertua në Jahudizëm dhe emërtoi veten me emrin Xhozef. Ai shkoi në Nexhren për t'i detyruar krishterët që të konvertohen në Jahudizëm. Mirëpo ata refuzuan, Mbreti i hodhi të gjithë dhe i dogji në hendeqë.[6]
Gjithashtu është hadith tjetër që Zoti e zgjodhi një profet në Abisini, por njerëzit e Abisinisë e mohuan. Kështu filloi një luftë mes Profetit dhe kundërshtarëve të tij. Në fund Profeti dhe ndjekësit e tij u mposhtën dhe u dogjën në hendeqë.[7]
Transmetohet se një shok i profetit Daniel u dogj në hendeqë.[8] Në një hadith tjetër që transmetohet nga Sa'id ibn Xhubejr se njerëzit e djegur kanë qenë prej Esfandehan dhe ata kanë qenë Mexhus.[9][10] Disa thojnë se kjo ka ndodhur shumë herë në shumë vende si Jemeni, Konstandinopoja, Babiloni, Irak dhe El-Sham.
Referime
Redakto- ^ "People of the Ditch".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukhdud Najran the story is narrated by Quran and successive civilizations". Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 4 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Abdul Malik bin Hisham Ibn Hisham, Biography of the Prophet, Darol-Ma'refah Publication, Beirut, vol.1, pp.35–36, 1355 H.Sh.
- ^ Muhammad Bal'ami, History of the Prophets and Kings, Sorosh Publication, Tehran, vol.2, pp.121–122, 1378 H.Sh.
- ^ Encyclopaedia Of The Quran, Jane Dammen McAuliffe, vol.2, pp.147–148
- ^ Barghi, Ahmad ibn Muhammad. Almahasen. Vëll. 1. fq. 250.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Tafsir al-Tabari. Vëll. 30. fq. 85–86.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Al-Qurtubi. Tafsir al-Qurtubi. Vëll. 19. fq. 191.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shejh Tabarsi. Majma' al-Bayan. Vëll. 10. fq. 706.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)