Në religjionet abrahamike, Noeu ose Nuhu (arabisht نوح) qe i tetti dhe i fundit i patriarkëve të para-Përmbytjes. Historia e Arkës së Nuhut tregohet në narrativën e përmbytjes tek Zanafilla. Burimi biblik vijon me historinë e Mallkimit të Hamit.

Nuhu ne deti

Përpos Librit të Zanafillës, Nuhu përmendet gjithashtu në Dhiatën e Vjetër në Librin e parë të Kronikave, dhe në librat e Tobiasit, Urtisë, Sirakut, Izaisë, Ezekielit, Ezdrat, Makabejtë; në Dhiatën e Re përmendet në ungjijtë e Mateut, Lukës, Letrat dërguar Hebrenjve dhe Letrat e Pjetrit.

Në Islam Nuhu njihet po ashtu si pejgamber i Zotit, një figurë tejet e rëndësishme për traditën islame dhe ndër të dërguarit më të hershëm tek njerëzimi. Në Kur'an, emri i tij përmendet në disa vende dhe madje një sure e tërë mban emrin e tij.

Historia

Redakto

Nuhi ishte biri i Lamis, biri i Motoshalih, biri i Idrisit. Kështu, profeti Idris është babai i gjyshit të Nuhut. Në një hadith të Buhariut, Abdullah ibnu Abasi transmeton se profeti Muhamed ka thënë:Mes Ademit dhe Nuhut kishin kaluar dhjetë shekuj. Asokohe, populli i Nuhut udhëhiqej nga një mbret jobesimtar, i cili lëshoi një dekret për popullin që të mos e dëgjonin Nuhun, të mos i flisnin dhe të mos ia vinin veshin për t'u distancuar nga adhurimi i idhujve dhe zotave të tyre të shumtë. Njerëzit iu bindën në mënyrë të verbër mbretit të tyre dhe e lanë Nuhun. Këtë e shpreh Nuhu a.s në Kuran ku thotë:"Nuhu tha:O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit. Ata kurdisën një kurth të madh - duke dashur ta pengojnë Nuhun a.s në përmbushjen e misionit, ngrinin kurthe nga më të ndryshmet, ku më i rrezikshmi ishte urdhri për të mos e dëgjuar Nuhun. Me gjithë këto pengesa dhe barriera, Nuhu vazhdoi t'i ftojë njerëzit dhe mesa duket kjo këmbëngulje dha disa rezultate. Në disa kronika, thuhet se pasuesit e Nuhut ishin vetëm dhjetë. Numri më i madh që thuhet është tetëdhjetë dhe kjo për nëntëqind e pesëdhjetë vite. Ndërkohë, mbreti konstaton diçka të përbashkët tek të gjithë ndjekësit dhe besimtarët e Nuhut. Të gjithë ishin të varfër dhe fukarenj, që nuk kishin asgjë në dorë. Ai e thirri Nuhun një ditë dhe i tha:"Ne mund t'i lejojmë njerëzit të dëgjojnë dhe t'u flasësh. Madje, mund edhe të besojmë në ato që thua, por me një kusht: T'i dëbosh këta fukarenj që të vijnë pas dhe të kanë besuar. Ne i përkasim shtresës më të lartë të shoqërisë dhe nuk mund të barazohemi me këta barktharë." Por njerëzitë nuk e pranuan Nuhin si profet, pastaj Nuhi e pason me një lutje:O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!. Në ajete të tjera trajtohen lutjet dhe mallkimet e Nuhut kundër jobesimtarëve. "Ai tha: “O Zoti im, populli im më mohoi, andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”[1] "... ka përgënjeshtëruar (shenjat Tona) populli i Nuhut. Ata e quanin gënjeshtar robin Tonë.

Anija e Nuhit

Redakto

Pas këtyre lutjeve dhe mallkimeve, Zoti e frymëzoi Nuhun të ndërtojë një anije të madhe. Nuhu nuk dinte të ndërtojë anije, aq më tepër një anije aq të madhe. Ishte vetë Xhibrili ai që do e udhëzonte dhe orientonte Nuhun gjatë ndërtimit të anijes. Në një transmetim thuhet se Nuhut iu deshën njëqind vite për ta përfunduar ndërtimin e anijes. Duke qenë se jetonte në një rajon që nuk kishte pemë, Nuhu a.s i mbillte ato, kujdesej derisa rriteshin dhe i priste për anijen. Meqenëse jetonte në mal, edhe anijen e ndërtoi në mal, në kushte të vështira, pasi edhe uji ishte me rezerva. Tashmë ishte konsumuar çdo shans për jobesimtarët. Nuhut i ndalohej të lutej për ta dhe të kërkonte falje. Puna e Nuhut për ndërtimin e anijes padyshim që ka qenë e lodhshme. Vetëm ta imagjinosh duke mbjellë pemë dhe duke pritur të rriten, është e lodhshme. Dërrasat e anijes ai i lidhte me njëra tjetrën me gozhdë, njerëzit shfaqnin habi dhe çudi me atë që u shihnin sytë: Nuhu nuk po u fliste më për fenë e tij dhe ajo që ishte akoma më e pabesueshme, ai po ndërtonte një anije në mal! Në një hadith, ceket se njerëzit filluan të tallen me Nuhun a.s. Ata i thonin:"O Nuh! Deri dje ke qenë profet, kurse tashmë qenke bërë marangoz?! O Nuh! A anije në mal?!" Ata u thoshin njerëzve të tjerë:"A nuk u patëm thënë që nuk është veçse një i marrë dhe ju nuk na besonit?!" Lidhur me përshkrimin e anijes së Nuhut a.s, Abdullah ibnu Abasi thotë:"Nuhu a.s bashkë me anijen ishin në malin Xhudij, prej ku u shfaq dhe tufani. Gjatësia e anijes ishte treqind parakrahë, (sipas parakrahëve të Ademit a.s dhe që me parametrat modernë, mund të ketë qenë pothuaj një km). Gjerësia e saj ishte pesëdhjetë parakrahë, ndërkohë që lartësia ishte tridhjetë parakrahë. Nga lart, ajo ishte e mbuluar (me qëllim që të evitojë ujin që i vjen nga lart) dhe kishte tre dyer për çdo kat." Kjo anije është zbuluar në kohët moderne, duke vërtetuar një premtim të Zotit, se do e lërë si shenjë dhe argument. Një skuadër shkencëtarësh, arritën ta zbulojnë anijen e Nuhut a.s, e cila ishte ndarë dy pjesë. Konstrukti i saj përkonte me përshkrimin që përmendëm më lart, tre kate dhe e mbuluar nga lart.

Tufani

Redakto

Para se të fillojë tufani shkatërrues, Zoti e kishte urdhëruar Nuhun të përgatitej, ashtu siç e kishte urdhëruar të mbledhë nga çdo krijesë një çift, një mashkull dhe një femër. Sinjali i afrimit të tufanit ishte vërshimi i ujit në furrën e bukës së Nuhut. Thotë Zoti i lartësuar lidhur me këtë:Kur arriti urdhri Ynë e uji të gufojë nga furra, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një çift, familjen tënde - përveç atyre kundër të cilëve ka qenë fjala e dënimit - dhe besimtarët!” Por shumë të paktë ishin ata që i kishin besuar atij![2] Një ditë, Nuhu e konstatoi ujin në furrë, sinjal ky që tregonte se tufani ishte afër. Menjëherë, ai u nis drejt anijes në mal. Atje ai mbeti pa gojë, pasi të gjithë kafshët dhe gjallesat e tokës, çdo çift prej tyre, ishin grumbulluar tek anija dhe ishin vënë në rresht, në pritje të urdhrit për të hipur në anije. Nuhu i sistemoi dhe i rehabilitoi të gjithë në anije. Pasi ishin siguruar të gjithë në anije, u dha urdhri final dhe fatal për përmbytjen e tokës dhe gjithçkaje mbi të. Me ngritjen e nivelit të ujit, përmbyteshin qytete e fshatra të tërë. Kjo vazhdoi derisa uji mbuloi gjithçka mbi tokë, saqë thuhet se niveli i ujit arriti pesëmbëdhjetë metër mbi malin më të lartë në tokë. Thotë Zoti në Kuran duke përshkruar anijen teksa çante valët:Dhe ajo lundronte me ata nëpër valët e mëdha e të larta sa malet.[3] Dallgët u ngjanin maleve për nga madhësia. Kur Nuhu a.s ndjeu anijen të lëkundej, pasi niveli i ujit kishte filluar të rritej, tha:"Me emrin e Allahut". Zoti i lartësuar i kishte premtuar Nuhut se do e shpëtojë atë bashkë me familjen. Kështu, të gjithë familjarët e Nuhut a.s kishin hipur në anije, përveç djalit të tij. Me Nuhun në anije ishte dhe gruaja e tij. Lidhur me gruan e Nuhut, e cila në Kuran konsiderohet si amorale, ajo kishte vdekur para se të ndodhë tufani. Kështu, gruaja e Nuhut a.s – siç e cekëm më lart – bashkë me fëmijët ndodheshin në anije. Djali i vetëm që nuk pranoi të ngjitet në anije bashkë me Nuhun quhej Kenan. Ai refuzoi pasi ishte jobesimtar. Kur Nuhu hypi në anije bashkë me besimtarët e tjerë, e ftoi dhe djalin e tij, por ai refuzoi. Si rezultat i përmbytjes së madhe, u shua e gjithë jeta tokësore. Të gjithë gjallesat dhe kafshët mbi tokë u mbytën dhe u zhdukën. Vetëm jeta ujore nuk u prek. Të gjallët e vetëm në të gjithë tokën, ishin vetëm ata që ishin në anijen e Nuhut. Sipas një transmetimi të Abdullah ibnu Abasit, Nuhu, besimtarët dhe kafshët qëndruan në anije për gjashtë muaj rresht. Në disa transmetime të ndryshme, thuhet se ata dolën nga anija ditën e Ashures, dita e dhjetë e muajit Muharrem. Këtë ditë, Muhammedi e agjëronte pasi ishte dita kur profeti Musa kishte shpëtuar bashkë me popullin e tij, ashtu siç kishte shpëtuar dhe Nuhu nga përmbytja më parë. Të gjithë njerëzit që ishin me Nuhun a.s, kur u vendosën sërish në tokë ishin impotentë, të paaftë për të lindur dhe për t'u shtuar. Askujt tjetër përveç Nuhut a.s dhe të shoqes, nuk i lindën fëmijë. Toka u popullua sërish, por vetëm nga familja dhe pasardhësit e Nuhut a.s. Për këtë, Nuhu a.s etiketohet si babai i dytë i njerëzimit.

Fëmijët dhe vdekja e Nuhit

Redakto

Nuhat i lindën fëmijë të tjerë, emrat e të cilëve janë: Sam, fëmijët e të cilit ishin të bardhë dhe pak esmerë. Arabët dhe Hebrenjtë rrjedhin nga Sam. Fëmija i dytë është Ham, fëmijët e të cilit ishin me lëkurë të zezë. Pasardhësit e tij janë zezakët e Afrikës. Fëmija i tretë është Jafith, fëmijët e të cilit ishin biond me një të kuqërremtë të lehtë. Europianët dhe Azia lindore janë pasardhës të Jafith. Pas tufanit, Nuhu jetoi edhe treqind e pesëdhjetë vite të tjera. Të gjithë këto vite ai i kaloi në adhurim të Zotit. Ai ishte adhurues dhe mirënjohës për të mirat e Zotit. Transmeton Ibnu Maxhe, se Profet ka thënë:Nuhu agjëronte gjatë gjithë kohës, përveç festave. Nuhu vdiq dhe sipas transmetimeve më të sakta, është varrosur në Mekë. Ndërkohë që disa transmetime të tjera, sinjalizojnë se u varros në Kerkbika, në Libanin e sotëm.

Referime

Redakto
  1. ^ Furkan 25:117-118
  2. ^ Hud 11:40
  3. ^ Hud 11:42