Nuredin bej Vlora (Stamboll, 1889 - Heidelberg, 23 tetor 1964) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i bashkisë Vlorë dhe themelues e drejtues i Ballit Kombëtar.

Lindi në Stamboll, pinjoll i oxhakutVlorajve, i biri i Mehmet Ferit Pashës dhe Refet hanëm Libohovës nga oxhaku i Arslan-Pashallinjve[1].

Gjatë viteve të lëvizjes vorio-epiriote dhe kryengritjesShqipërisë së Mesme. Në krye të vullnetarëve vlonjatë - lëvizje ndër të cilat njohu edhe Ali Këlcyrën, me të cilin do të ishte mik tërë jetën - rrezikoi bindshëm qëndrimin e të ashtuquajturës qeveri të Epirit në Gjirokastër[2].

Në vitet e Luftës së Parë Botërore u vendos në Europë dhe më 1917 u martua me amerikanen Helen Margret Kelly (1884-1952). Më pas shkoi në ShBA dhe në maj të vitit 1918 u zgjodh anëtar i Kryesisë dhe kryetar nderi i Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës, kryetar i së cilës ishte patrioti Kristo Dako. E përfaqësoi këtë parti në Konferencën e Paqes.

Përshëndeti Triumfin e Legalitetit, kur Ahmet Zogu u kthye në dhjetor pas dështimit të Lëvizjes së qershorit. Më 1925 Nuredin bej Vlora u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës, ku u dallua për kontributin e tij në zhvillimin e qytetit, falë shumë veprave novatore. Me interesimin e tij, u hap Shkolla Tregtare Italiane në Vlorë.[3]

Pas përfundimit të mandatit u vendos në Paris dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1935, vit në të cilin u arrestua si i dyshuar në organizimin e Kryengritjes së Fierit dhe u dënua me vdekje. Për të u interesua baroni Aloisi.

Bën pjesë në Komitetin Qendror të organizatës "Bashkimi Kombëtar", pararendësja e Ballit Kombëtar.

Është bashkëfirmosës me Ali Këlcyrën i protokollit e armëpushimit me gjeneralin Dalmazzo. Kryesoi 1,700 vetët e Ballit që shkuan në shpëtim të Këlcyrës kur këtë e kishin zënë dhe mbajtur peng komunistët[2].

U largua me tërheqjen e trupave gjermane. Me dekret nr. 2205, datë 5.1.1956, të Kuvendit Popullor, në numrin rendor 139, është shënuar emri i Nuredin bej Vlorës i shpallur armik populli dhe që i ndalohej hyrja në Shqipëri.

Ndërroi jetë në Heidelberg, Gjermani.[3]

Burime

Redakto
  1. ^ Vlora E., Kujtime: 1885-1925, Tiranë: IDK, 2008. ISBN 99927-780-6-7
  2. ^ a b Këlcyra A., Shkrime për historinë e Shqipërisë, përgatitur nga Tanush Frashërit, Tiranë: Onufri, 2012. ISBN 978-99956-87-81-6
  3. ^ a b Memishaj E., Nuredin bej Vlora, patrioti që u dënua nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, Tirana Observer, 22 prill 2015.