Oasis
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Oasis ishin një rock band anglez formuar në Mançester në vitin 1991. Zhvilluar nga një grup më i hershëm i quajtur The Rain, grupi fillimisht përbëhej nga Liam Gallagher (vokal dhe dajre), Paul Arthurs (kitarë), Paul "Guigsy" McGuigan (bas kitarë), dhe Tony McCarroll (bateri, perkusion). Me grupin më vonë u bashkua dhe vëllai më të madh i Liam, Noel Gallagher (kitarë dhe vokal), si anëtar i pestë.
Periudha e rrymës Britpop dhe peripecitë
RedaktoSë bashku me Suede, Pulp dhe Blur, Oasis konsiderohet si një komponent i grupimit Britpop "big four". Gjithashtu vëllezërit Gallagher janë paraqitur rregullisht në gazetat tabloide për mosmarrëveshjet e tyre dhe mënyres së shfrenuar të jetesës.
Ndarja e grupit
RedaktoPas regjistrimit të albumit të shtatë të grupit Dig Out Your Soul (2008), grupi bëri zëvëndësime në personel gjatë turneut të fundit si një grup kolektiv. Gjatë turneut marrëdhëniet gjithnjë e më të përkeqësuara të vëllezërve Gallagher bënë që në gusht të vitit 2009 Noel Gallagher të deklarojë që do largohet nga Oasis pas një grindjeje me Liam në prapaskenë të një koncerti.[1] Grupi, i përbërë nga anëtarët e tjerë të Oasis dhe i udhëhequr nga Liam Gallagher vendosën të vazhdojnë të punojnë së bashku nën emrin Beady Eye, ndërsa Noel formoi projektin e tij solo Noel Gallagher's High Flying Birds.
Diskografia
Redakto- Definitely Maybe (1994)
- (What's the Story) Morning Glory? (1995)
- Be Here Now (1997)
- Standing on the Shoulder of Giants (2000)
- Heathen Chemistry (2002)
- Don't Believe the Truth (2005)
- Dig Out Your Soul (2008)
Lidhje të Jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Oasis (band). |