Oerd Bylykbashi

politikan
This is the stable version, checked on 13 dhjetor 2021. 2 pending changes await review.

Oerd Bylykbashi është politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1][2]

Oerd Bylykbashi
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
2013–Vazhdon
Të dhëna vetjake
U lind më23 maj 1974
Durrës
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
Fëmijët2 vajza
ArsimimiFakulteti Juridik, UT
PunësimiPolitikan, jurist

Oerd Bylykbashi lindi në Durrës më 23 maj 1974 në një familje arsimtarësh. Oerd Bylykbashi u diplomua si jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1996 dhe më vonë në vitin 2011-2012 kreu studimet për Master në shkencat juridike publike në të njëjtin Fakultet.

Nga viti 2007 deri në vitin 2009 Oerd Bylykbashi ishte Drejtor i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsionit në Kryeministri.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013 ishte përfaqësues i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Në vitin 2013 Oerd Bylykbashi u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Së bashku me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ai është arkitekti i ligjit për dekriminalizimin e politikës dhe administratës në Shqipëri. Ky ligj u kërkua me forcë nga Partia Demokratike në opozitë dhe Kryetari i saj Lulzim Basha, për të pastruar Parlamentin dhe administratën shtetërore nga njerëz me të kaluar kriminale ose me precedentë penalë.

Bylykbashi ishte gjithashtu përfaqësues i Partisë Demokratike në opozitë në bisedimet me përfaqësuesit e Partive në pushtet për realizimin e reformës në drejtësi.

Në një intervistë me televizionin shqiptar ABC News, në nëntor të vitit 2016, Oerd Bylykbashi thekson se ai do të dëshironte që politika shqiptare të ishte ndryshe nga ajo që është, një politikë ku të dominojë normaliteti dhe arësyeja.

Shiko edhe

Redakto

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Shënime

Redakto
  1. ^ KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013
  2. ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve