Lojërat Olimpike Verore

Eviment Sportivë
(Përcjellë nga Olipiadë)

Olimpiada verore apo Lojrat olimpike verore (nga qyteti grek: Olympia) është një manifestim i garave të ndryshme sportive p.sh noti që mbahej çdo katër vjet në Greqinë e lashtë per nder te perendive te Olimpit sikurse mbahet edhe në kohën moderne. Për shumë autorë të lashtësisë ditët e mbajtjes së Olimpiadës kanë shërbyer si data referuese të shpjegimit të ngjarjeve të ndryshme. Në kohët moderne ky manifestim si traditë nga lashtësia mbahet me disa ndryshime dhe në të marrin pjesë atletë e sportistë nga të gjitha vendet e botës.

Ky eshte simboli i lojrave olimpike .Të gjithë unazat olimpike janë për një kontinent. Blu: Evropa, verdh: Azia, zezë: Afrika, jeshil: Australia, kuq: Amerika.

Në fillim lojrat olimpike u luajten vetëm nga grekët ,dhe u quajtën kështu pasi Olimpia vendi ku njerëzit besomin se shpirtrat e mirë ekzistonin vendi i Zeusit, ku vetë ZEUSI i luante këto lojra me miqte e tij dhe njerëzit Greke besonin në zotëra dhe secili kishte nga një dhe thuhej se zotërit i nxisnin njerëzit në keto lojra pasi nëse nuk mundenin të kalonin këto lojra nuk dinin të perballeshin me fazat e veshtira të jetës i ndihmonin ata.[nevojitet citimi]

Simboli Olimpik modern me pesë rrathët me ngjyra të ndryshme ashtu sikurse edhe flamuri olimpik u propozua nga Pierre de Coubertin në vitin [1914]. Pesë rrathët e ndërthurur përfaqësojnë pesë kontinentet e jetuar nga njerëzit në rruzullin tokësor (kontinenti Amerikan konsiderohet si një i vetëm). Ndërthurrja e rrathëve është shenjë e përgjithshmërisë së Lojrave olimpike ku atletët e mbarë botës mblidhen së bashku.

Mitologjia

Redakto

Këto festa te rinise e të bukurisë e morrën emrin e tyre nga qyteti antik i Olimpias, i vendosur në Peloponez, në bregun e lumit Alfeo dhe i dedikoheshin sotirit të kadipashes. Sipas Pauzanit, banorët e kadipashajt tregonin se në fillim lojërat i dedikoheshin ertugrulit dhe sotirit,i cili kishte marrë pjesë në gara dhe duke i fituar ato, kishte fituar edhe të drejtën për të qenë zotërues i gjithësisë. Më pas, të gjitha perëndit tjera kishin marrë pjese në gara dhe kampioni i parë i shpallur në atë kohe ishte Apolloni. Sipas një legjende tjetër, të cituar po nga Pauzani ishte Herakliti ai që i emërtoi këto lojëra Olimpike,duke vendosur që ato të organizoheshin një here në pesë vite, pasi që pesë ishin vëllezërit e tij. Sanksionimi i lojërave dhe përcaktimi i sakte i vendit se ku do të organizoheshin ato, bë si rrjedhojë e marrëveshjes se mbretit të Spartës 'Likurgut' me atë të Pizes 'Kleostenit. Kjo marrëveshje u shkrua në një disk të bronztë (i quajtur disku i Ifitit) dhe është gjetur 1000 vjet më vonë nga Pauzani në një tempull të Olimpias.




Rrjedha historike

Redakto

Ndër fituesit më të mëdhenj të tyre në lashtësi mbahet mend emri i sotirit. Ai ka qenë edhe fituesi i tyre i parë më 776 para erës së re. Me kalimin e kohës lojërat morën një zhvillim të gjerë, duke u prëhapur edhe në vendet e tjera. Në to filluan të merrnin pjesë edhe barbarët e gladiatorët. Barbari i parë që fitoi një titull ishte Tiberio. Në vitin 393 e.r me urdhër të perandorit romak Teodozio, dyert e stadiumeve olipmike u mbyllën përgjithmonë.[1]


Ato nuk do hapeshin më kurrë deri në vitin 1896, ku do të riktheheshin në vendlindjen e tyre Athinë dhe do quheshin Lojerat Olimpike Moderne. Atë vit u vendos që Lojërat të mbaheshin një herë në katër vjet. Eventi i fundit i lojerave olimpike moderne jane ato ne Rio de Janeiro, Brazil ne 2016.

Athinë 1896

Më 1896 më në fund pas shumë kohësh Lojërat Olimpike ngrejnë siparin në Athinë. Më 6 prill 1896, Lojërat rifilluan pas 1496 vjetësh. Gjatë këtyre Lojërave morën pjesë 300 atletë (197 ishin grekë). Shtetet pjesëmarrëse ishin 13 dhe ato vinin nga tre kontinente. U konkurua në: atletikë, çiklizëm, skermë, mundje e lirë, not, peshëngritje, tenis dhe qitje. Kampioni i parë i Lojërve Olimpike ishte studenti amerikan Xhejms Konolli në trehapësh me 13.71 metra.

Paris 1900

Nderi për të pritur Lojërat e dyta Olimpike i takoi kryeqyetit francez Paris. Lojërat Olimpike të këtij viti mbahen mend si ato më të gjata. Ato filluan më 20 maj dhe përfunduan më 28 tetor. Atletët që morën pjesë gjatë këtyre Lojërave ishin 1200 dhe mbizotëronin francezët. Sundimi i atletëve amerikanë në këto Lojëra qe i padiskutueshëm.Gjithashtu ne vitin 1900 u lejua edhe pjesemarrja e femrave ne lojerat olimpike.

Sent Luis 1904

Sent Luis ishte qyteti i parë jovevropian që organizoi Lojërat Olimpike. Ato filluan më 1 korrik dhe përfunduar në 23 nëntor. Numri i pjesëmarrësve 600 atletë dhe shtetet pjesëmarësse 11. Triumfuesi i këtyre Lojërave ishte Arki Han, i cili fitoi tri gara (60 100 200 metërsh).Fituesi i maratonës amerikane Fred Lorc u skualifikua pasi kishte bërë një pjesë të mirë të të garën me makinë.

Londër 1908

Më 1908 Lojërat rikthehen sërish në kontinentin e vjetër. Morën pjesë 22 shtet dhe 2000 atletë. Hapja e tyre zyrtare u bë në prani të familjes mbretërore britanike. Amerikanët të udhëhequr nga vrapuesi i garave të mesme Mel Shepard dominuan përsëri në garat e Atletikës. Në këto Lojëra për herë të parë u përfshi edhe sporti i futbollit.

Stokholm 1912

Lojërat Olimpike të Stokholmit u hapën më 5 korrik dhe u mbyllën, më 22 korrik. Vendet pjesëmarrëse ishin 28 dhe atletët që i përfaqësonin 2500. Protagonistët e këtyre Lojërave ishin: atleti amerikan Ralf Kreig (100 dhe 200 metra), finlandezi Kolehmainen, dhe indiano amerikani Torpë. Një ngjarje tjetër dramatike që do të mbebet përgjithmonë në historinë e Lojërave Olimpike është ajo e portugezit Francisko Lazaro 21 vjeç: si pasojë e të nxehtit të madh atij i ra të fikët dhe vdiq pas pak minutash.

Anversë 1920

Vendet pjesëmarrëse në lojërat e Anversës ishin 29 dhe përfaqësoheshin me 2051 atletë. Ato u zhvilluan nga 21 prill deri më 12 shtator. Triumfuesit e këtij viti ishin sërish Shtetet e Bashkuara me 41 medalje ari. Kohanomokou ishte më i shpejti në garat e notit. Në tenis për femra francezja Lenglen fitoi turneun e tenisit.

Paris 1924

Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, 3075 atletë e 44 vendeve pjesëmarrëse patën fshatin e tyre olimpik dhe një stadium lojërash 60 mijë vendësh. Gjithashtu për herë të parë në Paris u ndërtua edhe një pishinë olimpike. Me 99 medalje të fituara prej të cilave 45 ari, Shtetet e Bashkura të Amerikës u bënë padronë absolut të Lojërave Olimpike.

Amsterdam 1928

(23 korrik- 12 gusht) Për herë të parë gjatë këtyre Lojërave, Flaka Olimpike mbeti e ndezur në stadium natë e ditë. Atletët pjesmarrës ishin 3000 dhe përfaqësonin gjithsej 46 vende. Shkëlqeu në garat e notit Vajzmuller dhe Nurmi. Në atletikë, kanadezi Uiliams fitoi garat e 100 dhe 200 metrave. Në maratonë triumfi i takoi franko algjerianit El Uafi.

Los Anxheles 1932

(30 korrik- 14 gusht) Në los Anxhelos, Lojërat për herë të parë gjatë historisë së tyre do të zhvilloheshin në një stadium me 105 mijë vende, do të vendosej kronometri, fotofinishi dhe podiumime tri shkallë. Triumfatorët ishin amerikanët (143 medalje, 41 ari), ku për t\'u përmenduar janë 2 medlajet e arta të Didrikson në hedhje shtize dhe në 80 m garë me pengesa. Për herë të parë në Lojërat Olimpike mori pjesë dhe skuadra kineze.

Berlin 1936

(1 gusht- 16 gusht) Vendet pjëmarrëse 49 dhe do të përfaqësoheshin nga 4000 atletë në 24 sporte. Olimpiada e Berlinit është e njohur për sukseset e amerikanit me ngjyrë Ouens (4 medalje ari në këtë Olimpiadë) dhe propagandën naziste të Hitlerit. Në gara ai arrin të mundë gjermanin Long, duke detyruar Hitlerin të largohet nga stdiumi. Gjermania ishte triumfuesja e këtyre lojrave me 89 medalje (33 ari). Në vendin e dytë amerikanët me 56 medalje (24 ari).

Londër 1948

(29 Korik 14 gusht) - Lojërat rinisin sërish pas 12 vjet ndërprerje për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Përjashtohen nga pjesëmarrja Gjermania dhe Japonia. Olimpiada e Londrës mund të quhet ndryshe dhe Olimpiada e grave. Holandezja Koen, nënë e dy fëmijëve 4 medalje ari në atletikë, francezja Mishelin Ostermajer fiton dy medalje në hedhjen e diskut dhe në ngritje peshash, gjimnastja Maksi Provaznikova është atletja e parë olimpike lindore që garon për një vend perëndimor.

Helsinki 1952

(19 korrik 3 gusht) Në Findlandë pjesëmarrësit do të ishin 5000 dhe do të përfaqësonin 59 vende. Lufta e ftohtë e asaj kohe ndërmjet SHBA deh BS do të pasqyrohej edhe në Lojërat Olimpike. Për herë të parë BS arriti ti sfidojë denjësisht amerikanët. Amerikanët dominojnë në ateltikë, por triumfatori është çekosllovaku Zatopek, fitues i garave të 500 dhe 10000 metrave dhe i maratonës. Rekord olimpik i italianit Pino Dordoni në ecje sportive.

Melburn 1956

(22 nëntor- 8 dhjetor) Atletët pjesëmarrës janë 3300 dhe përfaqësojnë 67 vende. Tri medalje ari në garat e shpejtësisë për amerikanin Morrou. Sovjetiku Kuts fiton dy medalje ari në 5000 dhe 10000 metra dhe francezi Alen Mimu triumfon në maratonë. Fitues i kësaj Olimpiade është Bashkimi Sovjetik më 98 medalje prej të cilave 36 ari.

Roma 1960

(25 gusht- 11 shtator) Janë 5328 atletët pjesëmarrës dhe përfaqësojnë 84 vende. Për t\'u përmendur janë medaljet e Kalhun 110 metra me pengesa, Boston në kërcim së gjati, Brag në hedhje për së larti, gjermani Hari në 100 metra dhe etiopiani Bikila, që për mëse 42 kilometra vrapon zbathur, duke fituar medalje ari. Në boks fillon epoka e Kazus Klej. Fitimtare përsëri BS me 103 medalje. Në vend të dytë, SHBA dhe në të tretin Italia.

TOKIO 1964

(10- 24 tetor) Për herë të parë në një Olimpiadë përfshihen xhudoja dhe volejbolli. Në atletikë dominon amerikani Hajes në 100 metra dhe zelandezi Snell në 800 dhe 1500 m. Bikila përsëri medalje ari në Maratonë. Në not australiania Fraser fiton titullin e tretë rresht në 100 stil i lirë. Pas tetë vjetësh, SHBA mund BS për medalje të fituara.

MEKSIKE 1968

(12- 27 tetor) Meksika ishte Olimpiada e rekordeve botërore. Amerikanët me Hajnes, Smit dhe Evans vendosin rekorde të reja botërore. Hajnes në 100 m ishte i pari që arriti të zbresë rekordin botëror në 10 sekonda. Evans triumfon në 400 m. Në kërcim së gjati Beamon kërcen 8.80 metra dhe thyen rekordin botëror që ishte në fuqi prej mëse 23 vjetësh. Në gjimnastikë protagoniste çekja Cavlavska.

MUNIH 1972

(26 gusht- 11 shtator) 7894 janë atletët pjesëmarrës dhe 122 vendet që ata përfaqësojnë. Dramatike Lojërat e Munihut, që lyhen me gjakun e 17 atletëve izraelitë. Lojërat ndërpriten për 24 orë për të vazhduar sërish me magjinë e tyre të humbur. Protagonist i Olimpiadës është Shpitc, që fiton 7 medalje ari në not. Në gjimanstikë triumfon Olga Korbut. Pas përfundimit të Lojërave, BS është e para në renditje me 50 medalje ari. Për herë të parë në Olimpiadë merr pjesë edhe Shqipëria.

MONTREAL 1976

(17 korrik 1 gusht) Lind një yll i ri në gjimnastikë: Nadia Komaneçi. Rumania fiton medalje ari dhe që prej këtij viti ajo do të jetë sunduesja absolute në gjimanistikë. Kubanezi Huantorena fiton medalje të artë në 400 dhe 800 metra dhe Lase Viren triumfon si katër vjet më parë në 5000 dhe 10000 m.

MOSKE 1980

(19 korrik 3 gusht) Amerikanët bojkotojnë Olimpiadën për protestë ndaj pushtimit rus të Afganistanit. Shembullin e SHBA e ndjekin edhe 28 vende të tjera, dhe Olimpiada nis vetëm me 28 vende pjesëmarrëse. Në atletikë për 100 m fiton britaniku Uells. Në garat mesatare dallohen britanikët Ko, Ovet dhe Tompson.

LOS ANXHELOS 1984

(28 korrik 12 gusht) Në Los Anxhelos rusët ua kthejnë amerikanëve me të njëjtën monedhë duke bojkotuar Lojërat Olimpike. Morën pjesë 7055 atletë nga 140 vende. Karl Ljuis fiton katër medalje në 100, 200, kërcim së gjati dhe stafetë. Në basketboll lind ylli Xhordan. Kina rikthehet në Lojërat Olimpike pas 36 Vjetësh.

SEUL 1988

(17 shtator 2 tetor) Janë 9000 atletët pjesëmarrës nga 160 vende. Seul është Olimpiada e dopingut. Karl Ljuis fiton medaljen e artë në 100 m pas skualifikimit të kanadezit Xhonson që kishte fituar duke përdorur doping. Në not gjermanolindorja Oto dhe amerikani Biondi fitojnë secili nga 5 medalje ari. Protagonist hedhësi nga trampolina Greg Luganis. Në vend të parë pas përfundimit të Lojërave Olimpike qëndrojnë sovjetikët, me 132 medalje, prej të cilave 55 ari.

Barcelonë 1992

Një bum i vërtetë pjesëmarrësish në Barcelonë; 9094 nga 172 vende. Në 100 m fiton britaniku Kristi, ndërsa në 1500 m spanjolli Kaço. Karl Ljuis shkelqen sërish duke fituar dy medalje ari në kërkcim së gjati dhe stafetë. Në gjimnastikë shkelëqen bjellorusi Sherbo, që fiton 6 medalje ari. Në basketboll Dream Team fiton bindshëm medaljet. Rikthehet përfaqësuesja e Shqipërisë pas bojkotit nga përfaqësimi i saj i parë në vitin 1972.

Atlanta 1996

Lojërat Olimpike hapen nga legjenda e boksit Muhamed Ali. 197 janë vendet pjesëmarrësse në Atlanta. Protagonsit i Olimpiadës atleti majkëll Xhonson. Ai përshkon 200 m në 19.32 sekonda. Medalje ari për të dhe në 400 m. Nigeria triumfon në futbolln duke u bërë vendi i parë afrikan që fiton një medalje të artë në Olimpiadë. Në përfundim të lojërave në vend të parë renditen amerikanët me 101 medalje (44 ari)

Sidnej 2000

Lojërat Olimpike të Sidneit janë më të mëdhatë që janë organizuar deri më tani, me 10,651 atletë, nga 199 vende të ndryshme dhe atletë individualë, që konkurruan në 300 gara. Brixhit Fisher fitoi 2 medalje të arta në kajak duke u bërë kështu e para femër që arrin të fitojë medalje në një diferencë prej 20 vitesh. Xhudistja Rjoko Tamura, e cila humbi në finale në Barcelonë dhe Atlanta, arriti të fitonte medaljen e artë në Sidnei, ndërsa Stiv Redgrejv u bë atleti i parë i kanotazhit, që arrin të fitojë medalje të artë në 5 olimpiada radhazi.

Athinë 2004

Pas 108 vjetësh Lojërat Olimpike Moderne rikthehen në Athinë në vitin 2004. Shtetet e Bashkuara fituan numrin më të madh të medaljeve në lojrat olimpike të Athinës. Sportistët amerikan fituan gjithsej 103 medalje, 35 prej tyre ari. Në vend të dytë u rednit Rusia me 92 medalje, 27 ari, ndërsa Kina zuri vendin e tretë me 63, por sportistët kinezë fituan 5 medalja ari më shumë se rusët. Sportistët grekë përfunduan me 17 medalje, 6 prej tyre të arta.

Pekin 2008

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) zgjodhi kryeqitetin kinez për nikoqir të lojrave, në konkurencë me qytetet, Toronto, Paris, Stamboll dhe Osaka. Ceremonia solemne dhe hapja zyrtare do të bëhen në stadiumin stadiumin kombëtar në Pekin, i njohur për opionin botëror si “Foleja e Zogjve”.

Nje event i paharrueshem ky per Jamaicen ku kampioni i tyre Usain Bolt thyen rekordin e 100m per 9.8 sekonda.Shtetet e Bashkuara mbizoterojne sfiden e notit ku Michael Phelps thyen rekordin e 200m ai gjithashtu mori 4 medalj ari edhe 2 argjendi duke lene pas 2 amerikane te tjere.Gjithashtu Nikola Adams behet femra e pare qe fiton ne Boks.

Disiplina

Redakto

Ka disa displina të sportit të cilat janë zyrtarisht të njohura si pjesë e programit të lojrave olipike që mbahen në ditët tona. Kryesisht këto disiplina për nga vështrimi artistik janë figurative, garuese dhe luftarake, ndërsa për nga këndëvështrimi ekiporë, mund të jenë individuale, duele të dy atletëve apo të ekipeve. Futja dhe heqja e llojeve dhe disiplinave është e zakonshme në Lojrat Olipike në përgjithësi. Në përmbledhjen e paraqitur në tabelen e më poshtme kjo dukuri është paraqitur, dhe për lehtësim shtatë nga 26 lloje të sportit janë me më shumë disiplina e, këto, janë grupuar në një lloj ngjyre të përbashkët.

     Akuatiku     Lundra/Kanjaku     Çiklizmi     Gjimnastika     Volejbolli     Ekuestriania     Mundja

Për Ekuestriania (e kuajve) dhe mundëjen, figurat në çdo qelizë të tabelës tregojnë numrin e lojrave për secilin lloj sporti, dhe nuk janë të ndara për secilen disiplin.

Sport (Disiplina) Trupi 96 00 04 06 08 12 20 24 28 32 36 48 52 56 60 64 68 72 76 80 84 88 92 96 00 04 08 12
 
Ujëkërcimi   FINA 2 1 2 4 5 5 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 4 8 8 8 8
Noti   4 7 9 4 6 9 10 11 11 11 11 11 11 13 15 18 29 29 26 26 29 31 31 32 32 32 34 34
Noti i sinkronizuar   2 2 2 1 2 2 2 2
Vaterpoli   1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 2 2 2 2
 
Lundra/kanjaku (nxitim)   ICF Stampa:Bigbullet 9 9 9 9 7 7 7 7 11 11 12 12 12 12 12 12 12 12
Canoe/kayak (slalom)   4 4 4 4 4 4 4
 
Çiklizmi BMX   UCI 2 2
Çiklizmi malor   2 2 2 2 2
Çiklizmi rrugor   1 1 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 3 3 3 4 4 4 4 4
Çiklizmi mbi trak   5 2 7 5 6 4 4 4 4 4 4 4 4 4 5 5 5 4 4 5 6 7 8 12 12 10 10
 
Gjim. artistike   FIG 8 1 11 4 2 4 4 9 8 11 9 9 15 15 14 14 14 14 14 14 14 14 14 14 14 14 14 14
Gjim. ritmike   1 1 1 2 2 2 2 2
Gjim. mbi litar   2 2 2 2
 
Volejbolli (buzdet)   FIVB Stampa:Bigbullet 2 2 2 2 2
Volejbolli (sallë)   Stampa:Bigbullet 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2
 
Ekuestri. dresim   FEI 3 5 7 5 6 5 6 6 6 6 5 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6 6
Ekuestri. vallzim
Ekuestri. kërcim
 
M. e lirë   FILA 1 8 4 10 5 10 13 13 14 14 16 16 16 16 16 16 20 20 20 20 20 20 20 16 18 18 18
Greco-Romak
 
Arçëri   FITA 6 6 3 10 2 2 2 2 4 4 4 4 4 4 4
Atletika   IAAF 12 23 25 21 26 30 29 27 27 29 29 33 33 33 34 36 36 38 37 38 41 42 43 44 46 46 47 47
Badmintoni   BWF Stampa:Bigbullet Stampa:Bigbullet 4 5 5 5 5 5
Basketbolli   FIBA Stampa:Bigbullet Stampa:Bigbullet 1 1 1 1 1 1 1 1 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2
Boksi   AIBA 7 5 8 8 8 8 8 8 10 10 10 10 11 11 11 11 12 12 12 12 12 11 11 13
D. me shpata   FIE 3 7 5 8 4 5 6 7 7 7 7 7 7 7 8 8 8 8 8 8 8 8 8 10 10 10 10 10
Hokej m. fushë   FIH 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 2 2 2 2 2 2 2 2 2
Futbolli   FIFA 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 2 2 2 2 2
Hendbolli   IHF 1 Stampa:Bigbullet 1 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2
Judo   IJF 4 6 6 8 8 7 14 14 14 14 14 14
Pentatloni m.   UIPM 1 1 1 1 1 1 1 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 2 1 2 2 2 2
Lundrimi   FISA 5 5 6 4 4 5 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 7 14 14 14 14 14 14 14 14 14 14
Lund. me vela   ISAF 10 4 4 14 3 3 4 4 5 5 5 5 5 5 6 6 6 7 8 10 10 11 11 11 10
Çitjeja   ISSF 5 9 16 15 18 21 10 2 3 4 7 7 6 6 7 8 7 7 11 13 13 15 17 17 15 15
Ping pongu   ITTF 4 4 4 4 4 4 4
Taekvondo   WTF Stampa:Bigbullet Stampa:Bigbullet 8 8 8 8
Tenisi   ITF 2 4 2 4 6 8 5 5 Stampa:Bigbullet Stampa:Bigbullet 4 4 4 4 4 4 5
Triatloni   ITU 2 2 2 2
Peshëngritja   IWF 2 2 2 5 5 5 5 5 6 7 7 7 7 7 9 9 10 10 10 10 10 15 15 15 15
 
Gjthësej lojra: 43 89 96 78 110 102 156 126 109 116 129 136 149 151 150 163 172 195 198 203 221 237 257 271 300 301 302 302

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  1. ^ Fjala e lirë[lidhje e vdekur]
Federatat e LOV-ës
 
FINA
 
ICF
 
UCI
 
FIG
 
FIVB
 
FEI
 
FILA
 
FITA
 
IAAF
 
BWF
 
FIBA
 
AIBA
 
FIE
 
FIH
 
FIFA
 
IHF
 
IJF
 
UIPM
 
FISA
 
ISAF
 
ISSF
 
ITTF
 
WTF
 
ITF
 
ITU
 
IWF
Disiplinat e LOV-ës
 
FINA
 
FINA
 
FINA
 
FINA
 
ICF
 
ICF
 
UCI
 
UCI
 
UCI
 
UCI
 
FIG
 
FIG
 
FIG
 
FIVB
 
FIVB
 
FEI
 
FEI
 
FEI
 
FILA
 
FILA
 
FITA
 
IAAF
 
BWF
 
FIBA
 
AIBA
 
FIE
 
FIH
 
FIFA
 
IHF
 
IJF
 
UIPM
 
FISA
 
ISAF
 
ISSF
 
ITTF
 
WTF
 
ITF
 
ITU
 
IWF