FINA
(Përcjellë nga International Swimming Federation)
FINA ose Fédération Internationale de Natation (sqt. Federata Ndërkombëtare e Notit) është Federata Ndërkombëtare e njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për administrimin e kampionateve ndërkombëtare në sportet ujore: not, not i sinkronizuar, ujëkërcim, vaterpolo dhe not në ujë të hapur. Sportet që janë nën juridiksionin e FINA-së janë pjesë e Lojërave olimpike verore. FINA i ka zyrat qendrore në Lozanë, Zvicër dhe presidenti i saj është Julio Maglione nga Uruguaji.
Historia
RedaktoËshtë themeluar më 19 qershor 1908 në Londër nga Federatat e Notit të Belgjikës, Britanisë së Madhe, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Hungarisë dhe Suedisë.
Numri i federatave kombëtare që ishin anëtare të FINA-së, për vit:
- 1908: 8
- 1928: 38
- 1958: 75
- 1978: 106
- 1988: 109
- 2000: 174
- 2008: 197
- 2010: 202
- 2012: 203
- 2014: 204
Shiko dhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoKy artikull nga sporti është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |