Opinion (program televiziv)

(Përcjellë nga Opinion)


Opinion është një emision debati rreth politikës dhe ngjarjeve të përditshme në TV Klan, i drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu. I filluar që prej 31 gusht 1997, ai është emisioni i parë i Klanit. Ai numëron mbi 2500 orë transmetim të drejtpërdrejtë dhe 1116 emisione në 14 vjet me 4400 të ftuar. Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare, në vitin e tij të 15-të televiziv.

Që nga sezoni televiziv 2008/9, “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma. Kjo strukturë e programit vazhdon edhe në sezonin 2010/11 e në vazhdim.

Çdo javë në studion e TV Klan, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.

Salloni i politikës dhe aktualitetit hap dyert 4 mbrëmje në javë, për të dëgjuar opinionet e politikanëve dhe analistëve. Padron i shtëpisë, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Shiko edhe Redakto

Lidhje Redakto

https://web.archive.org/web/20130926140106/http://www.tvklan.al/on_air.php?id=2

Referime Redakto

[1]